Medea minimaliste

Medea minimaliste

Prej andej kishte hyrë akoma e re duke vajtuar tradhtinë e të shoqit. Denisa tullace e kish lënë në skenë atë natë hirin e energjisë me të cilin krijoi Medean, pa u çjerrë, pa demonstruar dhimbjen, pa u shkalafitur nga patetizmi. Në vitet e rinisë kjo aktore çau bashkë me një kompani të vetën teatrore, bashkë me ish- të dashurin e saj George Dillon i cili interpretoi Jasonin në Butrint. Që nga ajo kohë ajo hoqi dorë lloji i bërit teatër në Angli për të mbushur karriget. "Më pëlqen të interpretoj gjithçka. Merrem me teatër qysh prej 28 vitesh. Kam marrë përvojë në vende nga më të ndryshmet. Por Medea mbetet roli më i mrekullueshëm që kam luajtur",- thotë Evans. "Kur Medea vret fëmijët, ka vrarë një pjesë të vetes, të shpirtit të saj. Ky është një akt i dëshpëruar, nuk është thjesht një hakmarrje. Në mënyrë të qëllimshme, duke kryer këtë hakmarrje aty për aty, ajo pret, ajo shkatërron linjën e dinastisë, duke i thënë Jasonit unë nuk ta fal këtë gjë.

Para se ta kryejë aktin Medea thotë: Unë i kam pjellë unë do t'i vras. Është e tmerrshme, sepse ajo nuk do ta bëjë këtë, por e ndien se duhet ta bëjë. Kur Medea del nga skena me dy krijesat e saj, nuk ka lënë pas më asgjë nga vetja. Zemra e saj është shqyer." Ky është interpretimi që i bën karakterit të Euripidit Denise Evans. Ajo ka zërin-këndon (e ka në gjak nga origjina e saj gjysmë irlandeze) ka portretin që nuk të mahnit nga bukuria, por që nuk ta heq shpresën se aktoret me shpirt të bukur dhe talent nuk janë racë në zhdukje. Zëri, trupi, portreti duhet të bashkohen në një pikë. Kjo është e rëndësishme për Medean britanike. "Kur je i ri, thotë ajo, duhet t'i nënshtrohesh një disipline të fortë, që të gjitha këto të jenë në harmoni. Dikur në rininë time, kam qenë vërtet në formë shumë të mirë fizike dhe kam punuar shumë me zërin tim. Por në këtë moshë, me kalimin e kohës, zëri ka më shumë rëndësi se sa trupi." E ka interpretuar 30 herë Medean para pesë vitesh dhe iu rikthye sërish. Për herë të fundit e ka luajtur në Qipro në një amfiteatër të madh.

"Por nuk ka qenë e zakontë puna ime me teatrin. Kam studiuar aktrim në universitet, kam pasë themeluar kompani teatrore shumë vite më parë, me miqtë e mi, me Xhorxhin që interpreton Jasonin. Ne njihemi qysh prej 27 vitesh dhe themeluam një kompani teatore bashkë. Vite më parë ishim të dashur, kur ishim shumë të rinj. Është kaq bukur që pas shumë vitesh të jesh përsëri me të, dhe të interpretosh në skenë."

Elsa Demo : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama