Shtepite me format me te cuditshme ne bote

Shtëpitë me format më të çuditshme në botë

Shtëpi që imitojnë objekte nga më të thjeshtat deri tek ato më të komplikuarat. Që nga çajniku, anija kozmike, piramida, sfera e deri tek saksofoni. Banesat me forma të gjithëfarëllojshme strehojnë njerëz që jetojnë brenda këtyre "mureve" përditshmërinë e tyre të shqetësuar jo pak nga blicet e kamerat e kurioze. Ndoshta, por jo vetëm për këtë arsye, pjesa më e madhe e këtyre banesave janë kthyer tashmë në lokale apo restorante. Nga vendndodhja e këtyre shtëpive rezulton se amerikanët kanë më shumë "pretendime" për arkitektura të pazakonta. Teksas-i, Florida, Kanadaja, Kalifornia janë vendet të cilat kanë më shumë të tilla. Por nuk mbetet mbrapa as Holanda, që ka një shtëpi në formë kubesh apo Afrika e Jugut, me shtëpi-këpucë. Kjo lloj forme duket e preferuar nga shumë vende, pasi edhe në Indi dhe Pensilvani ka shtëpi me formë të këtillë edhe pse jo identike. Në Egjipt ndodhet një shtëpi, që kurrsesi nuk mund të ishte ndryshe nga ajo çfarë mund të të shkojë në mendje: Në formë piramide. Ajo është krahas një mumieje gjigante dhe ka shumë dritare. Ndërsa më afër nesh është manastiri në shkëmb në Greqi dhe shtëpia-anije, në Kroaci. Shumë prej këtyre ndërtesave merren si objekt për temat e studentëve të arkitekturës.

Dorina Topallaj : Gazeta TiranaObserver


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama