E keni pyetur ndonjëherë veten se për çfarë arsye disa makina e kanë serbatorin e karburantit në të djathtë, ndërsa disa të tjera në të majtë? Ose përse gratë i kopsitin veshjet e tyre nga e majta, ndërsa burrat nga e djathta? Përse mbajtëset plastike të CD-ve janë më të vogla se ato të DVD-ve, edhe pse disqet kanë ekzaktësisht të njëjtat përmasa? Në të vërtetë, çdo ditë ndeshemi me enigma të tilla si këto. Sigurisht, që nuk bëhet fjalë për dilema që mund të rrezikojnë jetën tonë, apo planetin ku jetojnë, por që gjithsesi ndonjëherë na duken krejtësisht të pakuptimta dhe mundohemi t‘u japim përgjigje për aq sa dimë. Por kjo nuk do të ndodhë më, të paktën jo për momentin. Ekonomisti amerikan Robert. H. Frank ka shkruar së fundmi një libër të titulluar "The Economic Naturalist", pikërisht për t‘u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, që ai i quan dilemat e jetës së përditshme. Disa nga pyetjet dhe përgjigjet që ai jep kanë natyrë ekonomike në kuptimin e ngushtë të fjalës, ndërsa disa të tjera, natyrë historike. Kështu, pyetjes se përse vezët me ngjyrë kafe janë më shtrenjta se ato të bardha, përgjigja është kjo: sepse pulat që i bëjnë janë më të mëdha dhe hanë më shumë. Përse është shumë e vështirë të gjesh një taksi në ditët me shi? Përgjigjja e dhënë nga Frank është kjo: kur bie shi, taksistët preferojnë të largohen më shpejt se zakonisht, sepse është vërtetuar që në këto ditë njerëzit lëvizin më shumë me makinat e tyre. Në fakt, përfundimi kryesor i tezës së Frank është se pjesa më e madhe e vendimeve mbi punën përcaktohen nga lidhja kosto-fitim, nga e cila del se mund të bësh diçka, vetëm nëse fitimi që arrihet është më i madh se kostoja që sjell diçka e tillë. Për Frank, disa enigma të tjera kanë shpjegime të llojit historik. Për shembull marrim vrimën e pullave të veshjeve të ndryshme. Përse burrat i kanë të vendosura në të djathtë, ndërsa gratë në të majtë? Përgjigjja: sepse kur u krijuan pullat rreth shekullit të XVII, vetëm të pasurit mund t‘ia lejonin vetes një "luks" të tillë. E meqë burrat e pasur zakonisht visheshin vetë, vrimat ishin gjithmonë në të djathtë.
Ndryshe ndodhte me gratë, që visheshin nga shërbëtoret, të cilat duke qëndruar përballë tyre preferonin që t‘i mbërthenin pullat nga e majta. Ky zakon vazhdon të përsëritet edhe sot, edhe pse gjithnjë e më pak gra në botë po vishen nga shërbëtoret. Megjithatë, duhet theksuar se deri tani nuk ka pasur arsye të mjaftueshme që industritë e veshjeve ta ndryshojnë këtë detaj të çuditshëm. Një tjetër pyetje është ajo edhe mbi ndryshimin e përmasave të qeseve plastike të CD-ve nga ato të DVD-ve, edhe pse përmasat e disqeve janë thuajse njëlloj. Shpjegimi i kësaj dileme i takon viteve ‘80, kur tregtarët zëvendësuan LP (disqe gramafoni) me CD-të, duke e kuptuar se në çdo mbajtëse që më parë qëndronin mund të vendoseshin dy radhë CD-sh, nëse qeset do të ishin pak më të vogla se dhjetë centimetra. Kur në vitet ‘90 dolën DVD-të, u vendosën përkrah videokasetave, të cilat duke qenë të larta më shumë se 14 cm mund të mbanin edhe DVD-të me të njëjtat përmasa. Shpjegime për enigma të tjera duhen kërkuar në kohët moderne. Për shembull, përse kutitë e qumështit janë prej kartoni dhe kanë formë drejtkëndore, ndërsa pijet janë në kuti prej teneqeje e në formë të rrumbullakët? Sepse është më e lehtë të mbahet në dorë një kanoçe kur pihet diçka, ndërsa qumështin që nuk duhet ta mbajnë në dorë për kohë të gjatë e vendosim në kuti kartoni. Përse te monedhat portretet e njerëzve të shquar shfaqen në profil, ndërsa tek kartëmonedhat janë të vendosura përballë? Sepse cilësia e stampimit te kartëmonedhat është më e lartë në krahasim me atë të monedhave, e sepse vështirësia e një portreti të plotë pengon falsifikatorët të falsifikojnë monedhat me rëndësi më të madhe se dhe jo monedhat dhjetë qindarkash. Për më tepër: përse disa makina e kanë serbatorin e benzinës majtas dhe disa djathtas? Shumë e thjeshtë: sepse, nëse të gjitha makinat do ta kishin në të njëjtin krah, shoferët do të qëndronin në radhë dyfishin e kohës.
The Economic Natyralist", i Robert H. Frank tregon arsyet që qëndrojnë pas këtyre pyetjeve të çuditshme
Kartëmonedhat përse kanë portrete?
Sepse është më e vështirë t‘i falsifikosh
Të riprodhosh një portret përballë është më vështirë, sesa ai i vendosur në profil. Kjo është arsyeja që kartëmonedhat falsifikohen më shumë se monedhat, të cilat kanë të stampuara fytyrat përballë, ndërsa monedhat në profil
Dvd, përse mbajtëset janë ndryshe nga ato trë cd-ve?
Sepse janë të ndryshme kutitë
CD dhe DVD: të njëjtat përmasa por mbajtëse të ndryshme. Në vitet 80-të kutitë ku ruheshin Lp(disqe gramafoni) filluan të vendoseshin dy radhë CD ndërsa DVD-të u vendosën në ato të videokasetave
Vezët kafe, përse janë më të shtrenjtat?
Sepse pulat "kushtojnë" më shumë
Sepse pulat që bëjnë vezët kafe janë më të mëdha se ato që bëjnë vezët e bardha. Nga kjo del se sasi e ushqimit që hanë është më e madhe dhe I kushtojnë më shumë atij që I rrit
Kanoçet, përse janë të rrumbullakëta?
Sepse janë më të manovrueshme
Pijet i mbajmë shpesh në dorë ndaj edhe forma e rrumbullakët është më komforte. Në të kundërt qumështi vendoset nëpër kuti kartoni me formë drejtkëndore për të zënë më pak hapsirë nëpër raftet e dyqaneve
Veshjet e grave, vrimat majtas, përse?
Sepse kishin shërbëtore
Kur në shekullin 17-të u krijuan, pullat ishin një luks për të pasurit. Meqënse damat visheshin nga shërbëtoret, për këto të fundit ishite mëe lehtë ti mbërthenin nga e majta. Kurse burrat, visheshin vetëedhe sot veshjet kopsiten nga e djathta .
Marre nga : Gazeta Shqip