Pirgu mes grave gazmore ne Bolonje

Pirgu, mes grave gazmore në Bolonjë

Edhe këtë herë tenori 26-vjeçar interpreton një rol kryesor, atë të të riut Fenton. Ndryshe nga këngëtarët e tjerë që ka në krahë, nuk do të ketë një këngëtar dublant për Saimir Pirgun. Fentoni shqiptar, interpreton në skenën bolonjeze deri në datën 28 qershor. Në role të tjera kryesore janë Ruggero Raimondi (Falstaff), Carlos Alvarez (Fordi), Gregory Bonfatti (doktor Cajus), Patricia Racette në rolin e znj Alice Ford, Cizia Forte (Naneta) etj. Bageta e dirigjimit është në dorën e amerikanit James Conlon, që për herë të parë dirigjon orkestrën e Bolonjës. Regjia, skenografia dhe kostumet i janë besuar Pier Luigi Pizzi-t dhe ndriçimi Vincenzo Raponi-t.


"Falstaff" është opera e fundit e kompozitorit Giuseppe Verdi, e krijuar mes viteve 1890-1893 mbi tekstin origjinal të Shekspirit "Gratë gazmore të Uindsorit". Atëherë Verdi ishte 80 vjeç, por i mungonte një sukses në operën komike ("Një ditë mbretërim" në vitin 1840 rezultoi një dështim). Dhe ky sukses i erdhi që në premierën e "Falstaff" në skenën e La Skalës në 9 shkurt të vitit 1893. Që atëherë vepra nuk do të zbriste nga skena dhe ka qenë një kalë lufte për bageta si ajo e Mahler, Toscanini, Karajan e Bernstein.

 
Marre nga  : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama