Cila eshte rendesia e puthjes

Cila është rëndësia e puthjes

Megjithatë studiuesit kanë vërtetuar se puthja merr vlerësime të ndryshme nga njerëz të ndryshme, ku më mospërfillësit duket të jenë meshkujt. Ndoshta gjëja më e vështirë që mund t’i kërkohet një mashkulli është të zgjasë puthjet më shumë se sa duhet. Ajo çfarë i bezdis ata më shumë është fakti që femrat e teprojnë me puthjet dhe ligështohen gjatë aktit seksual. Seksualisht, meshkujt e vlerësojnë pak puthjen dhe harrojnë se goja mund të jetë shumë tërheqëse dhe mund të përdoret për një mori arsyesh. Shumë meshkuj, pjesa më e madhe e tyre adoleshentë mendojnë se mënyra më e mirë për të plotësuar kapriçot e tyre është që të afrohen tmerrësisht shumë pas gojës së saj dhe se vetëm atëherë është momenti për “t’i futur asaj duart”.

Si të puthim

Por ka shumë njerëz të pafat të cilët nuk dinë të puthin aspak mirë dhe ndoshta është pikërisht kjo një nga arsyet kryesore që ata e marrin seriozisht seksin. Shumë meshkuj dhe femra gjatë një ankete që u bë dhanë pothuajse të njëjtën përgjigje, pra se duhet të mësonin të puthnin edhe më mirë. Ka disa lloje puthjesh pas të cilave partnerët “rrudhin vetullat”.Por ka gjithashtu edhe puthje të buta, intime, disa të quajtura puthje fluture dhe të tjera të lagura dhe të thella. Mënyra se si duhet puthur është ndoshta gjëja e fundit të cilën prindërit mund t’u mësonin fëmijëve të tyre, ndaj dhe mënyrat më të përhapura për të mësuar puthjen janë nëpërmjet televizionit apo ndoshta nëpërmjet një miku. Të gjithë e dinë se njohuria e pakët nuk të vjen në ndihmë dhe sidomos nëse nuk eksperimentohet.

Llojet e puthjeve

Nisim me puthjen e zakonshme me puthjen e lehtë që mund të keni marrë nga nëna juaj pasi jeni shtrirë në krevat për të fjetur. Më pas vjen puthja e ëmbël të cilën ua kanë dhuruar pas një momenti emocional. Pas kësaj ndodh puthja kurajoze e cila dhurohet nga i dashuri juaj i parë. Puthja franceze, e lagësht, puthja e cila përfshin ndjenjat dhe nënkupton se ka diçka më tepër se sa dy buzë që bashkohen. Shumë afër saj është “puthja e kanibalit”, pasojë e së cilës është mavijosja e lëkurës së partnerit tuaj. Ka shumë puthje e cila shoqërohet me veprime të paramenduar si ofshama, të vrarët, me mavijosje, apo edhe më një të dridhur të trupit pas një puthje në qafën apo veshin e partnerit. Këto dy pjesë të trupit janë ndoshta më të përhapurit dhe nga më të ndjeshmit kjo për shkak të thurjes damarëve të cilët mund të kenë një ndikim shumë të madh në aftësitë tuaja mendore. Një puthje tjetër e ngjashme me atë të kanibalit është puthja mbytëse, e cila përveç se sigurisë së një mavijosje është edhe vështirësia në frymëmarrje duke u shoqëruar me gulçim. Kjo puthje mund të jetë mund të jetë e rrezikshme, ashtu si edhe ajo francezë për shkak të mundësisë së transmetimit të infeksioneve apo sëmundjeve, në rastin më të keq të SIDËS.

Fazat

Puthja mbytëse ka tri faza të cilat nderi tani nuk janë kundërshtuar nga as një individ. E para është faza shijuese, pra dëshira për të kërkuar “vende” në gojën e partnerit të cilat shtojnë ndjenjën e kënaqësisë. E dyta është puthja e mbifuqishme, emocionuese dhe aq e shpejtë sa partnerit të mos i lihet mundësia për t’u mbushur lirisht me frymë. Faza e tretë dhe e fundit përfshin shtrëngimin duke lehtësuar frymëmarrjen, zgjatjen e veprimit duke e çuar atë deri në atë pikë sa mund të quhej edhe “puthje dehëse”.

 
Marre nga  : Gazeta TiranaOberver


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama