Pas perfundimit te studimeve, mori shugurimin meshtarak me 20. 06. 1982, ne konkatedralen e Kryedioqezes se Tivarit, ne Titograd (Podgorica e sotme) nga Imzot Pjeter Perkoliqi. Me 25. 02. 2003, ne universitetin e Zagrebit, fakulteti teologjik, mbrojti temen e doktoratures nga fusha e historise me titull, Shqiptaret katolike ne Shqiperine e Veriut dhe ne Malin e Zi te sotem gjate pushtimit osman (shek. XV-XIX).
Sherbeu si famullitar ne Guci (1982-1995), ne Shkrel (Kryedioqeza e Shkodres (1996-2000), ne Shengjergj ne Kryedioqezen e Tivarit (2000-2003), nga tetori i 2006 eshte famullitar i Kuklit. Eshte docent i lendes se historise prane Institutit filozofiko-teologjik ne Shkoder dhe kryeredaktor i revistes "Kumbona e se Dieles".
Eshte autor i librit Shkreli, Shkoder, 1989 dhe Shqiptaret katolike ne Shqiperine e Veriut dhe ne Malin e Zi te sotem gjate pushtimit osman (shek. XV-XIX), Zagreb, 2002, redaktor dhe bashkeredaktor i shume veprave dhe artikujve studimore. Ai eshte, gjithashtu, producent i filmave dokumentare: Dorarti gojembel, 2003 (kushtuar Dom Simon Filipajt), U doni Gjoni, 2005 (kushtuar Dom Gjon Buzukut) Pak drite ne erresire, 2006 (kushtuar Imzot Frang Bardhi) dhe Misioni i ringjallur, 2007 (kushtuar veprimtarise se Jezuiteve ne Shqiperi). Per nje pjese te veprimtarise se tij ka shkruar, Hasan Hasani ne librin Ne sherbim te Zotit e Kombit, Drita, Ferizaj, 1995.
Ju keni nje veprimtari te gjere misionare dhe shkencore. A mund te na thoni cili eshte raporti juaj me etnografine, historine dhe pergjithesisht me albanologjine?
Me 1982, pas shugurimit tim per Kryedioqezen e Tivarit, u caktova famullitar ne pjesen veriore te Malit te Zi, pikerisht ne famulline e Gucise. Si meshtar i ri, menjehere vura re se situata ishte e veshtire dhe e palakmueshme ne te gjitha aspektet per shqiptaret e ketyre trevave dhe me gjere. Ndaj, pervec jetes baritore, me duhej te merresha edhe me fusha te tjera, sic ishte organizimi i shoqates per te drejtat e njeriut, shoqates se shpernguljes se shqiptareve nga trevat e Plaves se Gucise e me gjere ne Mal te Zi . Punen time albanologjike e perqendrova ne fushen e historise dhe etnografise. Keshtu, ne vitin 1989, hapa edhe muzeun e pare etnografik ne trevat e Malit te Zi, ku ishin te sistemuara eksponate te ndryshme etnografike te shqiptareve ne Mal te Zi dhe ne Shqiperine veriore. Kete muze e sistemova ne qelen e famullise, ku erdhen vizitore te ndryshem nga Mali i Zi dhe jashte tij, te cilet paten mundesi ta njohin kulturen shpirterore dhe materiale te shqiptareve nepermjet eksponateve te ekspozuara. Ne librin e pershtypjeve, vizitoret shprehnin kenaqesine dhe konsideraten e madhe per punen qe ishte bere. Kete muze, pas largimit tim nga Gucia, ia dhurova Institutit Albanologjik te Prishtines. Gjate kesaj kohe, duke pasur parasysh se etnografia kultivohet dhe transmetohet edhe permes shoqatave, formova shoqerine kulturore artistike "Maja e Karajfilit", e cila jepte koncerte te ndryshme, duke promovuar doket, zakonet dhe kostumet e Plaves e te Gucise, qe eshte e perbashket me kulturen e Shqiperise se Veriut. Fillova te merrem seriozisht edhe me studime akademike, duke u perqendruar ne sektorin e historise. Keshtu, duke qene se ishte nje famulli e vogel, pata mundesi te bej gjurmime te dokumenteve edhe ne arkiva te huaja, si ai i Beogradit, Vjenes, Munihut dhe Romes. Ishte kjo nje nisje e mbare per vazhdimin e studimeve te metejshme, te cilat i bera gjate qendrimit tim ne famulline e Shkrelit, ne Kryedioqezen e Shkodres, viti 1987-2000, si dhe ne famulline e Shen Gjergjit, buze lumit Buna, ne Mal te Zi. Ne vitin 2003, bera mbrojtjen e doktoratures ne fushen e historise ne Fakultetin e Teologjise, ne Universitetin e Zagrebit.
Si i shpjegoni ju paralelet historike te katolicizmit ne Shqiperine e Veriut me kulturen kombetare shqiptare?
Duke marre parasysh se krishterimi eshte mbjelle ne trevat iliro-shqiptare qe nga koha e apostujve, shek I, besimi dhe kultura e shqiptareve kane qene dy sinonime te pandara gjate tere historise se kombit tone. Kisha katolike, e cila i mbeti besnike Kurias Romake, gjate pushtimeve egra qe ndodhen ne trevat iliro-shqiptare, duke qene se ishte shtresa me e larta intelektuale ne shoqeri dhe se cdo gje zhvillohej nen ombrellen e saj e misheruar ne popullin tone, luante rolin e dyfishte: perhapjes se metejshme te mesimeve ungjillore dhe njeherazi ishte mbartese e tradites, kultures dhe shkences shqiptare. Kjo deshmohet nga dokumente te kohes gjate shekujve, si te shkrimet e kryeipeshkvit te Tivarit, Guielmo Adae (1332), ashtu edhe te veprave te dijetareve te njohur te shek. XV, si: Gjon Gazulli (1400-1465) matematikan, astronom dhe humanist; Andria (Ndre) Alleshi, skulptori te njohur ne Dalmaci; Marin Becikemi etj. Kjo deshmohet ne menyre te vecante edhe nga dokumentet e mevonshme te kohes se pushtimeve osmane, si shkrimi i Formules se Pagezimit e Imzot Pal Engjellit, Kryeipeshkev i Durresit (1462), libri i pare ne gjuhen shqipe, Meshari i Buzukut 1555 dhe veprat e tjera fetaro-kulturore te klerikeve te shquar, si Leke Matrenga, Pjeter Budi, Frang Bardhi, Pjeter Bogdani, Nikolle Kazazi, Pjeter Zarishi e deri te Shtjefen Gjecovi, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda etj. Prandaj, ashtu si trupi dhe shpirti jane dy elemente paralele te pandare te jetes se njeriut, ashtu dhe krishterimi - katolicizmi eshte pjese e cmuar e pandare e popullit tone.
Studimet e juaja historiko-albanologjike pretendojne te ndricojne kontributin e klerikeve shqiptare dhe te huaj dhene kultures shqiptare. Sa mendoni se ia keni arritur ketij qellimi deri tani?
Studimet e mija historike kane qene dha jane me teper nje pasion se sa nje detyrim i dhene nga eproret e mi. Prandaj, puna ne kete fushe ka qene e perkufizuar dhe e percjell me pamundesi qe te beja me teper. Por, per cfare kam arritur deri tani ne fushen studimore, jam i kenaqur, sepse, pos dy librave te botuara, jam redaktor dhe bashkeredaktor i shume librave studimore. Pastaj kam marre pjese ne shume seminare kombetare dhe nderkombetare, kam botuar ne revista te ndryshme me teper se 20 artikuj studimore dhe kam organizuar kater filma dokumentar. Sidoqofte, studimet e mija, ne krahasim me kontributin e pacmuar qe kane dhene per kulturen shqiptare kleriket katolike, eshte, sic thote Frang Bardhi, "Pak drite ne erresire".
A ka qene gjithhere kleri katolik ne lartesine e duhur per t'u dale zot kulturalisht shqiptareve, pavaresisht besimit te tyre?
Situata e veshtire, qe mbreteronte ne trevat e pushtuara shqiptare, ka bere qe edhe kleriket te mos ishin te gjithe ne lartesine e duhur. Por, fale disa klerikeve, qofte vendas apo te huaj, te cilet ishin mjaft te zellshem e te perkushtuar ne punen e tyre, u kompensua ne nje fare menyre edhe puna e atyre te tjereve. Kjo dukuri, sidomos, bie ne sy gjate kohes se Rilindjes Kombetare, ku pa dallim province, krahine, kombesie dhe kulture, kleriket kane treguar nje impenjim me te madh se zakonisht duke marre, madje, edhe rolin e udheheqjes ne ceshtjet vendimtare per popullin shqiptar. Mjafton te permendim kleriket e huaj nga mesi i shek. XIX dhe ne vazhdim, si: at Leonardo de Martino (arberesh), at Giacomo Jung, at Flulio Cordiniano, at Zef Valentini etj., dhe nga vendasit: dom Ndoc Nikaj, dom Ndre Mjeda, at Gjergj Fishten, at Shtjefen Gjeqovi, Imzot Preng Doci, Imzot Luigj Bumci e shume te tjere.
Po sot a i perballon sfidat e kohes kulturalisht kleri katolik qe vepron ne trevat shqiptare?
Nese Kisha Katolike nder shqiptare, ne vecanti ne kohen e Rilindjes Kombetare, shek. XIX-XX, e deri tek instalimi i sistemit komunist-ateist 1945, pati mundesi ta zgjeronte ndikimin e vet ne te gjitha fushat e jetes publike, ne kushtet e sotme ajo ndodhet ne nje konkurrence te hapur dhe te gjithanshme. Sot, Kisha nuk u drejtohet me si e vetme masave te besimtareve ne edukimin e tyre; ajo nuk eshte me i vetmi institucion fetar e kulturor, arsimor, shkencor etj., sepse shume prane saj jane ngritur kisha protestante, xhami te reja, biblioteka, galeri artesh pamore, salla koncertesh, universitete e akademi, stacione radiotelevizive te fuqishme, gazeta etj., te cilat e konkurrojne Kishen Katolike nder shqiptare. Nga ana tjeter, me zhvillimin e vrullshem qe ka marre elektronika edhe ne Shqiperi, burimet e informacionit ne fusha te ndryshme, jane revolucionarizuar kaq shume sa qe Kisha nuk mund te mbetet me burim informacioni i mjaftueshem as per besimtaret e saj. Thene qartazi, kjo vater shpirterore dhe kulturore sot ne trevat Shqiptare po sfidohet ne te gjitha fushat e mundshme.
Per t'iu pergjigjur sadopak sfidave ne fjale, dhe per t'iu shmangur pergjegjesive historike, Kisha Katolike ne trevat shqiptare, e cila nga numri i pergjithshem i banoreve eshte minoritet me 9,6% katolike, duhet t'i konsolidoje radhet e saj edhe me teper, duke vepruar si teresi. Madje, ne vazhden e kesaj, duhet shtuar dhe zelli i veprimtarise ne gjitha fushate e mundshme per perhapjen e mesimeve ungjillore etj.
Cilat jane projektet tuaja ne Kukel te Mjedes?
Kam pothuajse gjysme viti qe punoj ne famulline, ku Ndre Mjeda i madh kaloi pjesen me te madhe te jetes dhe veprimtarise se tij fetare dhe kulturore. Prandaj, une e ndiej si detyrim qe te bej dicka qe ky vend tani edhe ne vazhdim te mbetet ne qender te vemendjes se kultures shqiptare. Andaj synimet e mija jane: riperteritja e muzeut te Mjedes, organizimi i takimeve vjetore te nivelit kombetar te quajtura "Takimet e Mjedes", pergatitja e nje filmi dokumentar per Mjeden, si dhe shpallja monument kulture e shtepise se tij ne Kukel dhe kishes.
Tonin Cobani - Koha Jone











