Ekspozohet nje koleksioni i rralle etnografik

Ekspozohet një koleksioni i rrallë etnografik

Në këtë prezantim do të ekspozohen për herë të parë për publikun objekte etnografike origjinale nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe që i përkasin periudhës së hershme, diku në shekullin XIX – XX.Ekspozita do të trajtohet si aktivitet elitar kulturor dhe do të përdoret një pjesë e zgjedhur e arshivës së Koleksionit Linda. Aktiviteti bëhet me mbështetjen e MHK dhe me konsulencën e Institutit të Kulturës Popullore. Ekspozita do të çelet sot në orën 12.30, në Hollin e Muzeut Historik Kombëtar.


Çfarë përfaqëson Linda Koleksion

“Vite pune dhe përkushtimi për grumbullimin, ruajtjen dhe restaurimin e objekteve me vlerë në fushën e etnografisë muzeale, me mision promovimin e vlerave të kombit tonë mes kombeve të tjera. Objektivat dhe aktivitetet tona përfshijnë së pari, punën në program afatgjatë për ndërtimin e një galerie- muze të traditës, si një nga stacionet kulturore të vizitueshme për publikun e Tiranës dhe më gjerë. Së dyti,  ajo ofron asistencën falas për objektet e trashëguara në familjet dhe shtëpitë shqiptare që ruhen dhe mbrohen nga pronarët e tyre, ashtu siç bëjmë edhe ne me koleksionin tonë, duke fuqizuar ndërgjegjësim të ri në mbrojtjen e pasurisë kulturore të përbashkët. Synimi për promovimin e vlerave kulturore shqiptare, na ka nxitur për bashkorganizimin dhe mbështetjen si donatore të aktiviteteve kulturore të spikatura si "Super Model Of The World", me Fadil Berisha, "Kalendar Inva Mula 2006", stili shqiptar i veshjeve "Fashion TV" Joni Peçi etj. Kjo ekspozitë, e para në llojin e vet, na nxit të jemi të motivuar për efektin origjinal dhe krijues në respekt të trajtimit të kësaj vlere madhore”- shprehen organizatorët.

Marre nga : Gazeta Sot


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama