23 veprat me vlere marrin pasaporten per ne Kine

23 veprat me vlerë marrin

Ky vendim i marrë në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave në bazë të ligjit "Për trashëgiminë kulturore", lejon ekspozimin jashtë Shqipërisë të këtyre 23 objekteve me vlerë. Ekspozita, "përgjegjësi" e Galerisë Kombëtare të Arteve, do të çelet në Pekin në datat 12-28 qershor 2007, në kuadër të çeljes së ekspozitës “Vizion & Shprehi”. Ekspozimi jashtë territorit shqiptar i këtyre objekteve bëhet në përputhje me udhëzimin “Për lëvizjen e objekteve të trashëgimisë kulturore të luajtshme, me vlera të veçanta, kombëtare dhe unikale, për restaurimin, studimin dhe ekspozimin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Marre nga : Gazeta Metropol


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama