Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës (DRMK) dhe organizatat lokale jofitimprurëse: "Gjirokastra", fondacioni IMSC, Qendra e Medias - Obelisk, duke konkretizuar kështu përpjekjet e faktorëve lokalë të interesuar për, ringjalljen e artizanatit në Gjirokastër, gjallërimin e Qafës së Pazarit, restaurimin e godinave karakteristike, si dhe krijimin e tërheqjeve turistike brenda zonës muzeale. Kjo qendër harmonizon kështu gjithë këta faktorë të rëndësishëm të interesuar për rijetëzimin e pjesës historike të qytetit.
Në ceremoninë e inaugurimit të qendrës morën pjesë shumë prej artizanëve gjirokastritë, anëtarë të Forumit të Artizanëve dhe Zejtarëve Gjirokastritë, ndër të cilët: Anastas Petridhi, Muhedin Makri, Xhevahire Xhiku, Polikseni Roze, Thalia Pulla, Napolon Toti, Elmaz Myrtaj. Athina Dhima, Liljana Kotro, Ruhije Bineri etj. Punimet e tyre të pasqyruara në qendrën artizane, kanë sjellë atë pjesë të motiveve, traditave dhe kulturës gjirokastrite, si dhe krahinave të tjera të Shqipërisë, e cila është trashëguar brez pas brezi dhe tani po bëhet e njohur për brezin e ri dhe për çdo turist të huaj që viziton qytetin.
Marre nga : - Gazeta Shqip











