Emocioni është shikimi i një vepre arti njësoj sikur të ishim brenda saj: të ndiejmë të njëjtat ndjesi të personazheve të tyre, duke sjellë ndërmend lëvizjet e përfunduara nga duart e artistit. "Shkathtësia e një piktori koincidon me aftësinë e tij, shpeshherë i pavetëdijshëm për këtë, duke përkujtuar një emocion në trurin e vrojtuesit", shpjegon Vittorio Gallese, profesor i departamentit të neuroshkencave në Universitetin e Parmës dhe ekspert i neuroestetikës, shkencë e cila kërkon të shpjegojë raportin mes trurit dhe veprave të artit.
I fortë në eksperiencën e tij në zbulimin e neuroneve të pasqyruara, Gallese ngre hipotezën se emocionet e transmetuara nga një vepër arti nëpërmjet tensionit muskulor dhe shprehjeve të fytyrës së protagonistëve të tij reflektohen në koren cerebrale të vrojtuesve. Hapësirat lëvizore, të cilat u korrespondojnë muskujve të tendosur të "Burgjeve" të Mikelanxhelos aktivizohen, duke parë gjigantët që kërkojnë të përdridhen nga guri. Rrethuesit e dhimbjes "ndizen" (ndonjëherë edhe me një dridhje), duke parë viktimat e "Tmerret e luftës" së Goya. Neuronet e pasqyruara zëvendësojnë neuronet e veçanta, perimetrat cerebrale (të zbuluara pikërisht në Parmë 15 vjet më parë), që mundësojnë gjetjen e qëllimeve apo emocionet e ndryshme nga gjeste të trupit, ose nga qëndrime të mimikës së tyre.
I njëjti mekanizëm i ndjeshmërisë që na lejon të jetojmë në harmoni me të tjerët është në bazën e emocionimit tonë përballë një vepre arti, hipotezojnë Vittorio Gallese dhe David Freedberg, ky i fundit drejtor i akademisë së studimeve italiane të avancuara të "Columbia University". Neuroshkencëtari dhe historiani i artit sapo kanë publikuar së bashku një studim për "Lëvizjen, emocionin dhe ndjeshmërinë në eksperiencën estetike" në revistën "Trends in Cognitive Sciences". "Për t‘i verifikuar deri në fund hipotezat tona, po zhvillojmë teste mbi një grup vullnetarësh, duke vëzhguar reagimet e tyre cerebrale me rezonancën manietike", shpjegon Gallese.
Teoria e njëjtësimit për të shpjeguar emocionin përballë veprave të artit nuk është diçka e re, kur Platoni përdorte termin "mimezë" edhe për t‘ju referuar krijimit artistik. "Por zvogëlimi i këtij fenomeni në dritën e njohjeve shkencore moderne, shpjegon Gallese, përfaqëson një të re". "Të sjellësh ndërmend" ndjenjën e San Tomaso-s, që fut gishtin në kraharorin e Krishtit, duke "stimuluar" forcën e "Burgjeve", duke "imituar" gjestin e Fontanës që gris tablonë, nuk do të thotë se përmbush në mënyrë efektive të njëjtat gjeste. "Neuronet aktivizohen njësoj sikur në moment griset tabloja, shpjegon Gallese, por pa ua tejçuar urdhrin muskujve". Një emocion i fortë ndoshta mund ta shpjegojë sindromën e Stendhal. "Ndoshta, mundohet të hipotezojë Gallese, në këto raste mekanizmat që kemi përshkruar bëhen të mbingacmueshme dhe aktivizimi i trurit arrin nivele që nuk mund të komandohen".
Francesco Bonami, kritik dhe redaktor
Ngurrues përpara veprës së artit?
"Mos thoni kurrë: Mund ta bëja unë"
Redaktor i shumë veprave dhe sapo ka publikuar librin "Mund ta bëja edhe unë", i cili bën fjalë për reagimin e personave që gjenden përballë një vepre arti bashkëkohore.
Përse nuk është e vërtetë kjo shprehje: "Këtë mund ta bëja edhe unë"?
Sot artisti është një "projektues" që koordinon dhe monton punën e shumë personave. Nëse atë vepër mund ta kishte projektuar ai, përse unë nuk dija ta bëja më parë, nuk kam pasur as dëshirë e as aftësinë e duhur. Edhe në kohërat e Mikelanxhelos kishte shumë skulptorë të zotë, por "David" dhe "Burgjet" i ka gdhendur vetëm ai.
Vepra që ka shkaktuar më shumë debate ka edhe titullin e librit tuaj?
"Kuadrot e bardha" e Robert Ryman, apo klasikja "Merdad artisja" ruajtur nga Piero Manzoni në vitin 1961, është konsideruar si një shaka gjeniale. Por, të tregosh ose të shpikësh një barsoletë nuk është e njëjta gjë.
Çfarë mund të bëhet për të mos përdorur frazën profetike?
Si fillim, askush nuk të detyron të shkosh në muze. Nëse e përdor një gjë të tillë duhet të kuptosh se një vepër është një raport mes spektatorit dhe artistit. Edhe pse thotë diçka të thjeshtë, ti duhet ta dëgjosh përsëri.
Marre nga : Gazeta Shqip











