Një nismë e Bujar Alimanit, regjisorit shqiptar që prej vitesh jeton në Greqi, ky aktivitet ka gjetur mbështetjen edhe të Qendrës Kombëtare Kinematografike shqiptare dhe asaj greke, si dhe Ambasadës Shqiptare në Athinë.
Ditët e Filmit Shqiptar në Athinë do të çelen më 24 maj në "Trianon Filmcenter Cinema" (Kodriktonos 21 & Patision 101) në orën 19.00. "Gjoleka, djali i Abazit" me regjisor Dhimitër Anagnostin është ai që do të ngrejë siparin e shfaqjes së filmave, në orën 21:00 të kësaj date.
Ndërkohë që ditët në vijim do të shfaqen një sërë filmash shqiptarë të metrazheve të ndryshëm.
"Ditët e Filmit Shqiptar në Athinë" është një aktivitet, i cili organizohet për herë të parë pas viteve '90.
Në këtë aktivitet marrin pjesë me filmat e tyre një pjesë e mirë e regjisorëve shqiptarë duke filluar që nga ata më të hershmit, si: Viktor Gjika apo Dhimitër Anagnosti. Për të vijuar në emra regjisorësh pak më të rinj, por të njohur, si: Edmond Budina, Gjergj Xhuvani, apo Fatmir Koçi.
"Java e filmit shqiptar në Athinë do të mbyllet me filmat e Saimir Kumbaros "Lira" dhe atë të Artan Minarollit "Nata pa hënë". Ndërkohë që gjatë ditëve të festivalit i është kushtuar një minutazh i veçantë edhe një "master class"-i nga Abaz Hoxha, "Kinemaja shqiptare".
Programi
25 maj
Edeni i braktisur- Eno Milkani
Nusja dhe shtetrrethimi- Kristaq Mitro, Ibrahim Muça
Ura- Artur Muharremi
Metamorfoza-Artur Dauti
Tuneli- Ilir Butka
Vitet e Pritjes- Esat Mysliu
26 maj
Koha moderne-Artan Maku
Rituali-Albert Malltezi
Skëterrë 43- Rikard Ljarja
Tirana, Viti 0- Fatmir Koçi
I dashur armik- Gjergj Xhuvani
27 maj
Gjeneral Gramafoni-Viktor Gjika
Luleborë- Robert Budina
Busulla-Bujar Alimani
Dasma e Sakos-Vladimir Prifti
Lule të kuqe, lule të zeza- Mevlan Shanaj
28 maj
Shqiptarët në kinemanë greke
Mirupafshim- J. Koras, K. Vupuras
Pengu- K. Janaris
29 maj
I mërguar dhe i ndjerë i barabartë- Ylli Pepo
Koha e dashurisë së akrepave- E. Faja, B. Shijaku
Kosova 11.9- Burbuqe Berisha
Kukumi- Isa Qosja
Letra ere-Edmond Budina
30 maj
Les Fauves- Stefan Taci
Lira- Saimir Kumbaro
Natë pa hënë- Artan Minarolli
Marre nga : Gazeta Metropol











