"Nuk ka vlerë përshkrimi, atë duhet ta shohësh!", shkruante arkologu Ludwig Borchard për bustin e Nefertitit në ditarin e tij. Kjo ka ndodhur më 6 dhjetor 1912. Disa muaj më vonë ai e solli bustin në Berlin. Ai të gjitha objektet e zbuluara prej tij sipas rregullit ia pat dorëzuar entit për lashtësinë, gjysmën e tyre ai u lejua ta marrë me vehte dhe pjesën tjetër duhej ta linte në vend. Përse atij iu dha e drejta të marrë me vehte edhe bustin, kjo nuk është e qartë. Eksporti ishte i rregullt, thonë gjermanët.
Zahi Havas, sekretar i përgjithshëm i administratës arkivore të Egjiptit, është i bindur, që arkeologu Borchardts ka përdorur truke. "Busti është larguar në mënyrë ilegale nga Egjipti, sepse kur ai u deklarua si zbulim në zonën luginës al-Amarna, koka ishte e copëtuar dhe e mbuluar nga balta. Vetëm pas eksportimit ajo është ngjitur. Pas kësaj qeveria egjiptiane e kuptoi, që e kishin mashtruar dhe i dërgoi një letër Adolf Hitlerit duke i kërkuar kthimin e bustit. Ai fillimisht ishte dakord, por pasi e pa bustin, u marros pas tij dhe refuzoi ta kthejë atë."
Madje as ofertat e çmuara për shkëmbim, si shtabi i marshallit Rommels, nuk kanë ndihmuar në kthimin e Nefertitit dhe ajo mbeti në Berlin. Si "ambasadorja e bukur e Egjiptit" është cilësuar ajo në shenjë pajtimi prej presidentit Hosni Mubarak, por për Zahi Havas pikërisht një përcaktim i tillë nuk është arësye që të mos lejohet transportimi i bustit në një vend tjetër: "Ambasadorët udhëtojnë nga njëri vend në tjetrin për t´i vizituar ato. Edhe kjo ambasadore mund të vijë të na vizitojë ne në Egjipt dhe ajo sërish mund të kthehet në Gjermani."
Vitin e kaluar në Berlin ishte hapur ekspozita "Thesaret e humbura të Egjiptit", e cila aktualisht është në Bon, me 500 ekzemplarë të nxjerrë nga një zbulim arkeologjik nënujor në Aleksandri. Zahi Havas në fjalimin e inagurimit të kësaj ekspozite në Berlin në prani edhe të presidentit Hosni Mubarak dhe të presidentit gjerman Horst Köhler, propozoi, që ta merrte Nefertitin për një ekspozitë në Egjipt. Po në këtë ditë ai publikoi kërkesën me shkrim drejtuar drejtorit të fondacionit të pasurisë kulturore prusiane: "Unë do t´i shkruaj autoriteteve dhe shkencës, që kolegët të doskutojnë nëse ka mundësi që busti për disa muaj të ekspozohet në Egjipt. Ndoshta në hapje të muzeut të madh pas pesë vjetësh. Kështu ne mund të arrijmë në një marrëveshje. Kuptohet, që ne do të procedojmë ashtu si për të gjitha objektet e tjera që transferohen përkohësisht. Ne do t´i japim Gjermanisë garancinë e kthimit."
Shefi i administrimit arkivor të Egjiptit ka mendimin, se nëse Egjipti lejon ekspozimin jashtë vendit të thesarëve të tillë si Tut Ench Amun, atëherë është e mundur që edhe Nefertiti të vijë për tre muaj në Kajro. Ai nuk u kushton rëndësi rezervave që kanë të bëjnë me restaurimin të ministrit të kulturës, sepse sipas tij edhe në Berlin Nefertiti e ka ndryshuar shpesh herë vendqëndrimin. Havas thotë, se do ta zgjidhë në paqe këtë çështje. Por nëse Gjermania nuk lejon udhëtimin e bustit, atëherë do të ketë grindje sipas tij: "Atëherë qëllimi ynë do të jetë, të luftojmë që Nefertiti të kthehet njëherë e përgjithmonë në Egjipt."
Marre nga : Ester Saoub - Dwelle.de











