Teatri i Korces i ftuar ne Shen Peterburg

Teatri i Korces i ftuar ne Shen Peterburg

"Teatri i Korces ka nje ftese per ne Shen Peterburg dhe bashkia parashikon ta mbeshtese kete projekt me nje fond prej gati 8 mije euro", thote Lavdari, duke shtuar se "buxheti i bashkise per kulturen, i caktuar per kete vit, mund te mos jete i mjaftueshem, por per aktivitete te rendesishme kombetare dhe nderkombetare do t'i kerkohet keshillit bashkiak celja e fondeve shtese, si ne rastin e teatrit qe do te perfaqesohet ne Rusi".

Fondet me te medha qe bashkia e Korces ka caktuar per kete vit, i jane dhene teatrit "A.Z.Cajupi" pasi ky institucion mbulon dhe nje pjese te mire te veprimtarive artistike, ndersa nuk mbetet pas dhe qendra kulturore "Vangjush Mio" apo biblioteka e qytetit. Rreth 7 milion leke fonde jane parashikuar nga ana e bashkise ne mbeshtetje te veprimtarive kryesore artistike per kete vit, nderkohe qe kerkesat e institucioneve te ndryshme apo projektet individuale detyrojne edhe dhenien e fondeve shtese.

Marre nga :  Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama