Dardha konsiderohej në Europë si simbol i shëndetit, fatit dhe shpresës dhe ishte mjaft e njohur që në periudhën e romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese. Gerard, një botanolog i shekullit të 16-të shkruan: «Vera e dardhës ndihmon ata persona që nuk janë mësuar të pijnë, ngroh stomakun dhe lehtëson tretjen». Për kinezët, dardha simbolizon jetëgjatësinë, drejtësinë
dhe gjykimin e drejtë. Sot ekzistojnë rreth 3000 lloje dardhash, të cilat janë të gjitha të ngrënshme. Në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdes që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt, në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës, e pengojnë funksionimin e tij normal.
Për personat që vuajnë nga probleme të sistemit urinar, rekomandohet të konsumojnë 2-3 gota lëng dardhe në ditë.
Marre nga : Gazeta Shekulli











