Margarita Xhepa me Kengen e Mjelmes ne Verilindje

Margarita Xhepa me  Këngën e Mjelmës  në Verilindje

"Kënga e Mjelmës" e Anton Çehovit, por me një ndryshim, që sipas regjisores, ka një përshtatje të menduar mirë nga për dy artistë meshkuj, siç të paktën e kishte shkruar Çehovi, në një pjesë monodrame që kishte në qendër dy femra artiste teatri. Interpretimi i Xhepës dhe aktores së re, njëherit dhe regjisore, e cila ka synuar mbrojtjen e temës së diplomës me këtë pjesë, u pëlqye nga publiku. Koincidencat në jetën e aktores dhe personazhit të "Këngës...", kanë sjellë shumë emocion, dhe interpretimi është duartrokitur gjatë të shtunën në mbrëmje në skenën e Pallatit të Kulturës në Rrëshen.


"Kënga e Mjelmës" është fituese e festivalit të monodramave të vitit të kaluar në Tiranë, ndërkohë që një skenografi e thjeshtë dhe loja me dy aktore, e bëjnë të mundur shëtitjen e saj në disa krahina të vendit, madje deri në Maqedoni e Kosovë,e sidomos në Verilindje ku jeta teatrore thuajse nuk ekziston. Por mbi të gjitha, duket se vepra e përshtatur nga Sinani përcjell një situatë sociale në këto krahina ku përjetohet drama e azilimit brenda kullave të të moshuarve të lënë në vetminë e akullt.

Trupa e thjeshtë teatrore është përcjellë dhe motivuar për këtë tur shfaqjesh nga deputeti i parlamentit shqiptar, Idriz Xhumara dhe shkrimtarja Flutura Açka. Fundi i shfaqjes së duartrokitur gjatë është përshëndetur nga kryebashkiaku i ri i Rrëshenit, Gjon Dedaj, i cili për këtë aktivitet të parë kulturor që pas mandatimit të tij, ka perifrazuar aktoren Margarita Xhepa si "bekim për punën e nisur katërvjeçare në këtë bashki", çka do të përkthehej në një përkushtim më të madh ndaj kulturës jo pak e varfër në këto vende.

 

Marre nga : Gj. Marku - Gazeta Shekulli

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama