Më në fund arrita ta fal veten". Nga kush? "Se kam bërë gjëra që më kanë treguar, se u kam bërë keq personave që i doja shumë,duke i bërë keq njëkohësisht edhe vetes sime". Gazetat shkruajnë:
"Është biondja më e famshme në botë", amerikanët e thërrasin me përkëdheli "The Donatella", ose edhe D.V., si marka e një jete të re, që e ndan përfundimisht nga vitet e errëta, ku mendonte se po e humbiste gjithçka: ndërmarrjen, familjen, mbi të gjitha vetveten, Donatella Versace-n.
"Po në të vërtetë kam mbijetuar: pas vdekjes së Gianni-t janë vitet më të vështira të ‘Versace‘-s, në fund të martesës sime, nga frika për të mos ia dalë, në brishtësinë e vajzës sime, nga vetmia, nga kokaina. Dhe nëse arrin të falësh ndihesh shumë e fortë dhe mund të rifillosh nga e para, për të ecur përpara".
Kanë qenë vite ku për të kërkuar të takoje Donatella-n ishte shumë e vështirë, sepse ishte e zënë vetëm nga puna dhe nga ca konferenca shtypi të lodhshme, në të cilën i bëheshin pyetje "profane" kësaj gruaje të braktisur nga "fashion star", ku ishte e detyruar të luante rolin e një gruaje fituese, e sigurt për vetveten, shumë mondane, me një individualitet plot fat, mbretëresha e një bote të saj të mbushur me shumë famë, me shumë diva të rokut, kinemasë dhe miliarderë, top modele: por ishte shikimi i saj arratisës dhe i plagosur, duke ndërthurur
një tjetër histori, atë të një personi të gjymtuar, të vuajtur, me mendime të largëta, të dhimbshme dhe të frikshme.
Të gjithë imagjinonin, të gjithë flisnin nën zë dhe jo për keqardhje humane apo për ndonjë dashuri autentike, pasi dihet, bota e modës me gjithë milionat e saj është false dhe e paprekshme.
Dhe tani vërtet që Donatella Versace është një tjetër grua (45 minuta aerobi, 20 minuta me peshat për çdo ditë) një zbulim i thjeshtë, shpërthyes, i kontrolluar: është 50 vjeç, "por mosha në vite nuk ka vlerë, edhe pse unë nuk ndihem e detyruar të jem e re, pasi nuk më intereson fare. E rëndësishme është energjia që kam rigjetur në vetvete, që më ka bërë të kontrolloj gjithçka, për të kapërcyer pa frikë ditë të lodhshme pune, përgjegjësish krijimtarie, përfaqësimi, mbi të gjitha dashuria për bijtë e mi, që shoqëron çdo mendim timin".
"Nxirja" shumëvjeçare, xhepa ekstremë, rroba tërheqëse, një kohë gjithnjë e errët, tashmë me ngjyra të shumëllojshme, me bizhutë e shtëpisë, qerpikët e mëdhenj rreth syve jeshilë dhe mbi të gjitha ballukja e flokëve biondë metalixato e kopjuar nga miliona vajza të reja në të gjithë botën, janë si një uniformë pune, janë estetika e rojtarit, janë boshti i punës së saj disavjeçare. Trupi i saj vocërrak është shumë i vogël dhe Donatella
duket se i përket edhe më shumë Maison Versace-s: është paraqitja e saj që promovuan produktin, akoma edhe më të bukur se ato të modeleve që sfilojnë ngado, të adhuruara, për të prezantuar çanta e veshje, parfume e këpucë, mbulesa dhe mobilie, bizhu e syze dhe tani edhe hotele me shtatë yje (në Melbourne e në Dubai).
Si edhe një flotë me jet privat dhe luksi absolut. Donatella e vërtetë zhytet edhe një tjetër herë në shikim, e
lirë për të zhdukur turpin, rezervimin, paqartësitë dhe dëshirën për një përkujdesje më të madhe.
Marre nga Gazeta Shqip











