Poetet e botes per here te trete ne Shqiperi

Poetët e botës, për herë të tretë në Shqipëri

Edicioni i tretë i “Poetekë”-s që nis në fund të prillit do të sjellë në Shqipëri poetë nga 21 shtete, duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Poezitë do të lexohen në 17 gjuhë, që sipas organizatorit të këtij festivali, Arian Lekës, "përkthehet në 17 mundësi për poetët shqiptarë për t’u lexuar në vende dhe gjuhë të ndryshme".

Ashtu si çdo vit do të ketë edhe çmime, gjithsej katër: ai tradicional “Poeteka”, çmimi “Liburni”, çmimi “Nositi” dhe çmimi i Përkthimit Poetik. Ky edicion i festivalit do të tentojë infiltrimin e elementeve dhe teknikave të tjera artistike përveç poezisë, duke futur elemente të tjerë si etyde filmike, frymëzuar mbi poezitë. Këto janë krijime soliste, nën titullin e përgjithshëm “Si na shohin të tjerët”. Sipas Lekës ky edicion vjen edhe si një sprovë për t’u ofruar muzikantëve tekste të mirëfillta letrare për këngët e tyre. Një vend të veçantë në festival përveç bisedave, tryezave, etj, do të zerë edhe një përshpirtje për poetin Paul Selanin, ku përveç një lektorati nga studiuesi amerikan Hart Wegner, poezia e tij më e famshme “Fuga nga vdekja” do të lexohet në 16 gjuhë të ndryshme nga poetët pjesëmarrës.

Marre nga : Gazeta Metropol


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama