Nuk bëhet fjalë për grip apo ftohje, por një lodhje e shkaktuar nga mbingarkesa në punë që e ka detyruar Adelina Ismailin, të ndërpresë përkohësisht koncertet e saj. Pothuajse është zyrtare fakti se këngëtarja kosovare ka patur probleme me zërin, prandaj edhe mjeku i ka rekomanduar disa kohë pushimi. Lajmi është konfirmuar edhe nga Zanfina e motra e këngëtares, e cila theksoi se Adelina nuk do të këndojë për një kohë ende të pacaktuar, e cila do ta ndihmojë atë të marrë sërish veten. Mësohet se këngëtarja është larguar përkohësisht nga Kosova dhe flitet se ndodhet në Zvicër, ku edhe është duke kaluar një periudhë relaksi, e cila do ta ndihmojë të rikthehet sërish në skenë.
Olsi Kolami - Revista Mapo











