Ardit Gjebrea Nuk i konceptoj albumet si buke qe u ze brumin

Ardit Gjebrea: Nuk i konceptoj albumet si bukë që u ze brumin

MAPO:Keni zgjedhur një formulë të re për 'Këngën Magjike': Keni tentuar ta zhvendosni atë disi nga skena, jashtë saj… Pse?

Ardit Gjebrea: Kënga Magjike nuk është thjesht një festival, por është një show. Eshte mbi të gjitha një vlerë artistike e cila ecën me të gjitha tendencat e kohës. Si një eveniment tradicional, fama e ka bërë atë që të jetë domosdoshmërisht i ndryshëm dhe i pasuruar cdo vit. Duke qenë vetë një artist kam një përgjegjësi morale, artistike dhe profesionale për t'i ofruar cdo artisti që merr pjesë në këtë eveniment më të mirën e tregut muzikor. Unë nuk mund të kem justifikime ndaj kolegëve të mi, pasi ky është profesioni im dhe më duhet të ve në dispozicion të tyre dhe të publikut gjithcka nga përvoja ime dhe nga ajo që unë di të bëj! Për të gjitha këto arsye, ky festival u ofrua në këtë mënyrë. Por, t'ju them të drejtën, më preokupon se si do ta sjell atë vitin që vjen, sepse e di fare mirë se si do të jetë ai në vitin e tij të 10-të!




MAPO: Në këtë eveniment marrin pjesë emrat më të panjohur të muzikës shqiptare bashkë me përfaqësuesit më në zë të saj. Eshtë kjo një zgjedhje strategjike e juaja, apo një prurje e natyrshme?

Ardit Gjebrea: Kënga Magjike në 95 % të saj ka një prurje natyrale, ndërsa në atë 5 % bejne pjese artistët e njohur të skenës, pjesëmarrja e të cilëve në këtë eveniment është po aq e natyrshme. Kjo konceptohet jo vetëm si një rikthim në Këngën Magjike por mbi të gjitha si një konfirmim i vlerave të tyre artistike.

MAPO: Ka tre vjet që publiku pret një album tuajin të ri…


A.Gj.: Nuk i konceptoj albumet si bukë që u ze brumin, pastaj i fut në furrë dhe i ha! Albumi është një proces i rëndësishëm reflektimi që kërkon kohën e vet, momentin e përshtatshëm të krijimit dhe mbi të gjitha akumulimin e artistit…


Kristi Pindeli - Revista Mapo


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama