ALBA PRESS: Si quheni dhe prej nga Jeni?
Adelina Maçastena „LINA“ nga Prishtina. 
FASHION PRESS: Kur keni filluar me karierrën e manikenizmit?
Adelina Macastena: Me manekenizem kam filluar të mirrem qysh kur kam pasur 15 vjec, në shoqatën e manekeneve ABC qe ka qenë në Prishtinë...kështu ka filluar dhe aty kam marrë hapat e pare.
FASHION PRESS: Ne cfarë aktivitetesh deri tani keni qene pjesëmarrëse?
Adelina Macastena: Kam marrë pjesë në disa xhirime të video kasetave te Vitit të Ri, që janë bërë në atë kohë, kurse nje pjese tjeter e aktiviteteve te mia ka qenë përqendruar edhe në disa sfilata të ndryshme, në spaktakle të zgjedhjes së missit, në disa reklama, në show të së shtunës si modele e javes. Gjithashtu kam pasur disa ftesa per udheheqjen e disa koncerteve nëpër Kosovë, etj.
FASHION PRESS: .A jeni shpërblyer deri tani me ndonjë çmim?
Adelina Macastena: Jo, për arsye se unë nuk kam konkuruar ne spektakle të tilla ku jepen cmime, me sa me kujtohet vecse një herë kam konkoruar dhe kam fituar cmimin e publikut dhe atëherë nuk kam pasur më shumë se16 vjet.
FASHION PRESS: A keni reklamuar për ndonjë Agjencion?
Adelina Macastena: Në ndonjë agjencion të caktuara jo, sepse atëherë kur unë kam marrë pjesë, sfilatat i kanë mbajt persona qe nuk kanë pasur agjencione mode, por kanë reklamuar vetem rrobat e tyre. Kur u hapën agjencionet e modës në Prishtinë, unë vec u largova nga bota e manikenizmit e fillova të mirrem me muzikë. Por tani, para 2 muajve, nga agjencioni ELITE kam marr një FTESE, por ende s’kam vendosur asgjë, pasi prioritare tani për tani për mua është muzika dhe kënga shqip.
FASHION PRESS: Mund të na tregoni se ku e shihni vehten tani, midis manekenizmit dhe muzikës?
Adelina Macastena: Disi jam e tërhjekur nga bota e manikenizmit, jo pse nuk i kushtoj rëndësi, por pasi qe kam filluar që 3 vite t’i perkushtohem muzikës, manekenizmi sikur ka mbetur fillimi i karrierës sime, megjithatë kohe pas kohe merrem me fotomodelizëm dhe definitivisht muzika mbtetet përkushtimi im kryesor dhe nuk mendoj ta ndërroj me asgje tjetër.
FASHION PRESS: Cka mendoni për Manekenet e Kosovës dhe cka do te ishte porosia e Juaj?
Adelina Macastena: Ne Kosovë ka shumë manekene të mira, disa tani më kanë edhe eksperiencë ku sharmi i tyre tregohet në cdo sfilatë qe organizohet në Prishtinë. Nëse më të mirave u jepet mundësia të dalin jashtë Kosove, pa dyshim se ato mund te sfilojnë edhe ne pistat botërore. Unë besoj se manekenet kosovare mund ta perfaqësonin bukurinë shqiptare denjësisht . Unë atyre u uroj fat të mirë dhe suksese..
FASHION PRESS: Pasi ju tani mirreni me muzikë, mund të na tregoni se cka ishte ajo qe ju shtyri në këtë art me konkurencë të fortë në Kosovë?
Adelina Macastena: Të bëhem këngëtare cdo here ka qenë ëndërr e imja. Lirisht mund të them se unë me muzikë jam marrë edhe më herët, pikërisht atëherë kur kam jetuar në Itali. Nuk kam pasur më shumë se 14 vjet kur unë fillova të jem soliste në një Rock Group që vepronte në kuadër të shkollës qe i ndjeksha mësimet në Itali. Në atë grup unë kam qenë si kengetare e grupit dhe merrnim pjesë në disa koncerte që organizoheshin nga shkollat e qytetit se ku jetoja. Futja ime në këtë grup u bë përmes konkursit të shpallur nga shkolla, pasi solistja para meje ishte larguar për shkaqe personale. Kjo kështu mbeti deri sa isha në Itali, por me ardhjen time në Kosovë kjo ëndërr disi mbeti vetëm në kujtesë dhe fillova të mirrem me manikenizëm dhe vallëzim.
Para tre viteve fillova të mendoja pak më tepër për Muzikën dhe sikur kujtesa nga Italia me thoshte të provoja fatin e solistes edhe në vendin tim, në Kosovë. Kështu në moshën 17 vjecare kam kënduar këngën e parë dhe në moshen 18 vjec e kam incizuar dhe kam marr pjesë ne festivalin e Kosovës Polifest 2004, kënga quhet „Kthehu me Diellin“, pastaj kam incizuar këngën e dytë „Kjo jam Unë“ ku mora pjese gjatë ketij viti ne festivalin tjetër „Kosova Fest 2005“. Tani, para dy jave, kam mbaruar edhe këngën e tretë, që titullohet „Kative“, të cilës këngë mendoj t’i bëj edhe videoklip, mirëpo për momentin jam e interesuar të marr pjesë në festivalin e mirënjohur në Shqipëri „Top Fest“.
FASHION PRESS: Cilat mund të jene planet e Adelina Macistena LINA në vitet që vijnë dhe cka mund të pret publiku shqiptar nga Ju?
Adelina Macastena: Cdo vajzë e re si unë ka plane, ndaj edhe unë nuk jam pa to. Planet e mia jane të shumta, por unë kam vecuar disa, ku mendoj të perqendrohem më se shumti, e një nga këto plane është pergatitja e Albumit tim të parë dhe dy videoklipeve. Kështu që Muzika të kthehet në personalitetin tim. Ndërsa synim kryesore i planeve të mia mbtet të mbaroj studimet dhe muzika bashkë me vallëzimin të jenë pjesë e jetës sime, pse jo kur të kem kohë, të mos e provojë fatin edhe si fotomodele shqiptare.
FASHION PRESS: Ku e shihni vehten pas 5 viteve?
Adelina Macastena: Ndoshta një kengetare e sukseseshme kështu shpresoj së paku. E diplomuar në fakultetin filologjik dega gjuhë angleze ku vijoj studimet tani dhe duke punuar me profesionin tim. Të tjerave s’ju dihet, hehehe...
FASHION PRESS: Në fund, LINA keni për të shtuar dicka?
Adelina Macastena: Së pari ju falenderoj për intervistën dhe ju dëshiroj suksese në punën tuaj. Për të shtuar dicka HMMM jo mendoj se cka ishte më kryesorja për t’u thënë e thash, ndoshta kam harruar dicka për të thënë, por besoj se do këtë raste tjera, jam person me plot befasi, pra HAPNI SYTE.
Albanur -Alba,Fashion Press











