Shqiperia.com
Hapesira
Artikull Lajm

Celesi, Guida e Tiranes
  Kreu | Shqiperia | Arkeologjia



Interesi për vlerat arkeologjike të Shqipërisë nis qysh në shek. XIX kur studjues të gjeografisë historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit të të dhënavenga burimet antike. Kështu është i pari që viziton Shqipërinë francezi Pouqueville (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grèce, comprenant la description ancienne et moderne de l'Epire, de l'Illyrie grecque etc. Paris 1820-21, v.5) Anglezi Martin Leake, nga shëtitja që bëri në Shqipërinë e Jugut deri në Apoloni, botoi një përshkrim të hollësishëm të rënojave të objekteve arkeologjike që i ranë në sy (W.M. Leake, Travels in northern Greece, London 1835, v. 4). Më vonë arkeologu francez L. Heuzey vizitoi Shqipërinë dhe në studimin e tij u ndal kryesisht mbi Durrësin e Apoloninë (L.Heuzey. H. Daument, Le mission archéologique de Macèdoine, Paris 1876). Në fillim të shek. XX vizitoi Apoloninë dhe rrethinat e Vlorës balkanologu C. Patsch. Ai është i pari që zbuloi qytetin e Amantias dhe më pas botoi një studim të hollësishëm mbi antikitetet që pa në Bylis, Klos, Berat etj. (C. Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904). Gjatë Luftës së parë botërore erdhën në Shqipëri arkeologët austriakë C. Praschniker e A. Schober të cilët filluan kërkimet nga veriu i Shqipërisë në drejtim të jugut dhe i kushtuan vëmendje edhe monumenteve e qendrave arkeologjike ilire (C. Praschniker-A. Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919; C. Praschniker, Muzakia und Malakastra, Wien 1920). Më 1924 një mision arkeologjik francez, nën drejtimin e Leon Rey, fillon gërmimet sistematike në Apoloni, të cilat vazhduan deri më 1938 dhe rezultatet u botuan në revistën Albania (L.Rey, Albanie, Revue d'archéologie, Paris 1925-1939, në 6 vëllime). Një mision tjetër arkeologjik italian më 1926 filloi gërmimet në qytetin antik të Foinikes dhe më vonë në Butrint. Në fillim misioni u drejtua nga L. Ugolini e më pas nga Markoni e Mustili (L. Ugolini, Albania antica, Roma 1927-1942, 3 vëll.); D. Mustili, La civilta preistorica dell'Albania, Roma 1940).

       • Qytetet Antike
       • Arkeologjia


www.alblink.com
Artikujt me te fundit:
Wolverine, personazhi nga X-man ekziston
jo vetem neper filma..(foto)Marvel jane filma te animuar vizatimore sh ...
Hollywoodi … fillimi i fames
Hollivudi simboli i famės, pushtetit dhe filmit. Tė gjitha ata duan tė ...
Si Shteti kinez negocion me Rrembyesit..
(Foto)Rrepublika Popullore e kines eshte nje shtet komunist me rregjim ...
'Nuk mund tė identifikohem me Wagner-in, por mund tė isha identifikuar me Mozartin gjerman.'
Ndėrsa nė profesione tė tjera gratė mund tė diskriminohen, nė skenė jo ...
Opozita nė parlament pėr rezolutėn e vizave
Nė Shqipėri, opozita socialiste ka vendosur tė hyjė nė parlament nė mo ...
Si vishet njė tragjedi
"Elektra" e Sofokliut premierė sonte nė Teatėr Kombėtar. Ja pėrshtypje ...
Njė gabim i rėndė urbanistik
Njė vendim i papėrgjegjshėm arkitektėsh e urbanistėsh po kthen filozof ...
WebDate - Meet Boys and Girls

ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa