Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 



Faqja e Pare
Faqja e Dyte
Faqja e Trete
Faqja e Katert
Faqja e Peste
 

 

HYRJE

Populli është autor jo vetëm i krijimeve poetike që dallohen për frymën epike, për fantazinë e pasur e të organizuar apo për lirizmin e thellë e të hollë, por dhe i krijimeve humoristike e satirike. Elemente të humorit dhe të satirës gjejmë në shumë krijime folklorike, qofshin këto në prozë apo në poezi; por ka asish, për të cilat humori dhe satira janë diçka karakteristike, janë tipare organike. Midis këtyre të fundit një vend të veçantë zënë anekdotat. Kuptimi i sotëm i kësaj fjale është larguar shumë nga kuptimi i saj i parë. Ne po e përdorim për të shënuar ato krijime folklorike, që në popull njihen me emra të ndryshme: mesele, shaka, shpotina, përrallëza e histori për të qeshur etj. Anekdota, si një formë e veçantë e tregimit folklorik, është mjaft e përoopur dhe e gjallë në popullin tonë. Ajo ështê përdorur me shkathësi nga populli për të fshikulluar shtypësit, është përdorur e përdoret për të vënë në lojë negativen, për të shprehur ide dhe dëshira të ndryshme. Një popullaritet e vitalitet i tillë lidhet me faktin se anekdota hyn në radhën e atyre krijimeve folklorike, që, me përmbajtjen e tyre, me formën e shkurtër, me elasticitetin dhe mprehtësinë, me karakterin humoristik esatirik, u përgjigJen më mirë kërkesave dhe nevojave ideore, estetike dhe etike të kohës e mund të zbatojnë me shkathtësi lidhjen me realitetin. Dhe, duke folur për figura, episode e shfaqje të jetës reale dhe për qëndrimin e popullit ndaj tyre. Me forcen e madhe vepruese dhe komunikimin e fuqishem me degjuesin, anekdota lot nje rol te rendesishem gjate bisedes. Ajo, ashtu si proverbi, po te perdoret me vend, kryen me shkathtesi rolin e argumentit, paraboles apo alegorise, shigjetes se mprehte kunder kundershtarit. Kjo i jep gjalleri dhe force bisedes apo ligjerimit. Ne kete menyre anekdota lot nje rol te rendesishem e origjinal njohes, edukativ dhe artistik.

 

 

Në këte Seksion do te gjeni edhe barcaleta te huazuara nga albforumi.com.

Nese keni nje barcalete qe deshironi te postoni ju lutem drejtohuni tek www.albforumi.com tek zonat e humorit



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa