Rendi Bashkësisë Primitive
Iliret
Iliret Shtese
Iliret ne shkrimet e Autoreve Antike
Shteti Ilir
Shtese
Lufterat Iliro-Romake
Arti dhe Kultura Ilire
Vendosja e Sundimit Romak
Iliria ne Antikitetin e Vone
 
 
 
 
 
 

 
ETHYMOLOGJIA E EMRIT – ZEUS


ZOISI SKIPE

ZEUSI

(2690-2615 p.e.r.)

 

Emri – Zeus – Zeusi I Biri I Kronit, është emër skip-illir – ashtu sikurse ishte vet dëshira e Tij, para se të ndërronte jetë, që të shëndrrohej në Skipe (Shqipe, shqiponjë) dhe u thirr Zeusi Skipe - ZOISI SKIPE, ZO IS, zë ish, domethënë – Zo /zë / ish – zoni ishte, ishte Zo /Zë is – Ze – Zeu – Zeus – Zeusi, që spjegohet përmes Shqipes së Vjetër.

Vet tingulli – z – i cili në fillim ishte – s – që përcakton tingullin – so – në trajtën e shkurtë të emrit – so – son – soni / zo^ – zo^n – zoni / za^ – za^n – zani / zë – zëu – zëri / - ku kuptimi i tingullit – S – është vet kuptimi i fatit të njeriut edhe në kohën tonë / O – me – S – në mes, që ndanë sferën e fatit në dy pjesë në formë të lakueshme, ashtu sikur edhe është vet forma e shkrolës /shkronjës/ - S – diametralisht në dy diametra harkor, të barabartë, që symbolizojnë dy anët e jetës, dy pjesët e fatit të njeriut, përmes dy ngjyrave – bardh e zi – përcakton fshehtsinë e jetës së njeriut – që synkronizon – të mirën e të ligën dhe barabarësinë e tyre fundamentale, si dy pjesë aqë të afërta – të së njejtës tërësie – ashtu sukurse është edhe vet - jeta e njeriut .

Tingulli – S – so – është forma e lakueshme që nënkupton lëvizjen – gjarpërore, përmes dy harqeve me kahje të kundërta dhe gjatë lëvizjes edhe vet krijimi i tingullit – so / son / soni / zo^ – zoni / zë – zëri – domethënë krijimi i zërit gjatë lëvizjes së trupit. S është edhe syri i gjarpërit, shikimi me syrin e gjarpërit, që shkatërron të ligën dhe mbron njeriun në momentet më fatale të jetës së tij. Syri i gjarpërit – (S) është kuptimi i shpëtimtarit të njeriut, e mu për atë është i njohur edhe Kulti mbi Gjarpërin nga antikuiteti, që në lat. është serpente .

Shqiptarët sipas traditës së lashtë e konsiderojnë gjarpërin në themele të shtëpisë – si roje, Roja e Shtëpisë dhe si mbrojtja e fatit të familjës – kulti hyjnor mbi gjarpërin

Kështu, vet forma fgurative e tingullit fonetik S reciprokisht është lëvizja harkore gjarpërore e trupit anasjelltas, nga e djathta e në të majtë, e që realisht, e figurativisht kur bëhet lëvizja, nga e djathëta në të majtë – krijohet forma – Z si kahje e kundërt e tingullit S. Lëvizja S – nënkupton skriptin e sonit – kurse Lëvizja – Z nënkupton shkrimin e zonit – shkrimin e zërit – sonskriptin / zonskriptin - sanskriptin – shkrimin e shkrolës – S – sonskrit/ sanskrit – Sanskritja. Duke filluar nga e kundërta e lëvizjes së trupit, nga e djathëta lartë, në harkun e parë, deri në mesin diametral të – rrethit – O – që synkronizon – diellin, synkronizon me kronin, rrjedhën e kohës nga lartë, pra rrjedha e kohës nga dielli – O – SO^ ashtu duke vazhduar në fillin e harkut të dytë të kundërt në të majtë poshtë - formimi i tingullit – S. Mu për këtë edhe disa e mendojnë kuptimin e përcaktimit të vet emrit – illir – hillir – Hillirius – Hillorius - që nënkupton fjalën –i lakueshëm, për përcaktimin e emrit – illir, duke e lidhur vet emrin – illir, me gjarpërin. Mirëpo, ky përcaktim ishte për lëvizjen në yll – si trup qiellor – S – në mes të yllit, i cili krijon – SO – zo^ / za^ / zë / në kuptimin – e krijimit të jetës – soni / zani / zëri – si kuptim i përsosjes së gjallesës pas krijimit të JETËS – pas krijimit të të gjallit – qenies së gjallë – qoftë mbi Tokë, apo edhe në trupat tjerë qiellor (sepse njeriu nuk mund të jetë i vetëm në – Gjithësi – si e vetmja qenie në – Kosmos – Univers.

Ky tingull PIE – S – që më vonë tradicionalisht sipas ndryshimeve të fonetikës historike, u kthye në – Z – ishte edhe si kuptim i krijimit të zërit nga lëvizja e trupit – krijimi i të gjallit të gjallesës. Lëvizja e trupit krijon të gjallit e gjallësës – qenies, kurse gjatë lëvizjes së trupit krijohet – so (theksohet me – O hundore, që në gegënishtën shqipe, tëvona na vie si tingull nazal – A hundore, na krijohet fjala – za^ - za^ni, nga fjala paraardhëse e kësaj që ishte – so* s^o – s^on – s^oni – soni = zoni – zani. Ndërsa në toskërishtën shqipe, na vie ndryshimi fonetik, si shëmangie, apo alterfon i përafërt, tingulli si rrjedhë fonetike – Ë – e pa zë, apo e pazëshme, e cila krijon fjalën – zë / zëri në shqipen e sotme.

Vet shkrola /shkronja/ - S – si kuptim i lëvizjes së trupit në natyrë, kur formohet gjallëria e trupit – jeta e gjallësës – e cila jetë është krijuar nga – O – që në fakt ky tingull symbolizon – diellin – si krijues të të gjallit mbi Tokë (e trupa tjerë qiellorë), Dielli si krijues i gjallesës – që bii – bima dhe që Lee /lindet/ zoo – kafsha / zoon / zo^ on – zo^ oni = zoni i onit – zoni i gjallesës në onin e të amës/ ëmës = ZOONI e cila fjalë është krejtësisht shqipe - illire dhe tropi - antropi – trupi – njeriu.

Jo rastësisht janë formuar edhe këta dy tinguj – SO – të cilët përcaktojnë nomet – emërtimet e mëvonshme shqipe-illire (skipe illire) - / son/ soni / zo – z^o / zoni / z^a / z^ani / zë / zëri / * - por, kuptimi i këtyre dy tingujve – so – nënkuptohet si kuptim i Trefishtë – LËVIZJA – KRIJIMI I SONIT / ZONIT / ZANIT / ZËRIT, gjatë lëvizjes së trupit, respektivisht gjatë lëvizjes së airit përmes organit të frymëmarrjes në trajtën e shkurtë – SO – dhe Krijuesi i jetës së të gjallit, Krijuesi i Gjallesës – Krijuesi i Jetës – Dielli – O – që krijon Lëvizjen. Ky është njëherit edhe një qarkullim fundamental ekzistues – S + O = Lëvizja, e cila nënkuptohet si lëvizje e Ajrit, si fill i të gjallit – jetës, për të ardhë fuqia e Lëvizjes – anasjelltas.

Ky kuptim i Trefishtë i këtyre Dy tingujve që nënkuptohet si Treshi i Krijimit – Univers – Krijimi i Unit – Unë Krijuesi – Unë Versi – Universi (versi=versa=vjersha) si symbolizim i Krijimit nga Krijuesi – synkronizohet me rrjedhën kohore si kuptim filozofiko-gjenetik, që praktikisht, për tu krijuar – soni / zoni / zani / zëri – fillohet me lëvizje deri tek këthiza / kthiza / deri tek kthimi dhe në momentin e kthimit të lëvizjes krijohet – SO – zo^ / za^ / zë – pra, krijohet prej kuptimit të zërit – zëri si kuptim i Lëvizjes – kuptimi i të gjallit përmes zërit të tij.

Fjala e hershme skipe-illire – SO^ - si trajtë e shkurtë e emrit – SOI – duke na rrjedhë si kuptim për sojin, rodin, genin trashigues – me pjesën e dytë të emrit, që në rastin konkret është – folje skipe-illire, si trajtë e shkurtë – IS – e cila ka kuptimin e foljes ndihmtare shqipe – me kenë / me qenë - gege dhe – për të qenë – toske shqipe – na del bashkimi ndërfoljor si sufiks i nomit – emrit – SOI – me trajtën e shkurtë foljore – IS – SO + IS = SOIS – në kuptimin – zë ish /ishte zë – SOISI – soni is - / soni iste/ ishte/ - si forma më e hershme skipe, e cila i paraprinë formës së mëvonshe – zo+is = zois / Zoisi – Zeusi.

SONI THOT SKIP

 

Fjala skipe – SOIS – SOISI – soni is – zoni is – SONI - SONY është krijimi universal i cili THOT / thotë – thotë diçka me zë universal, si kuptim i fillit të krijimit të diçkafes apo të frymorit, i cili duhet të bëjë diçka dhe ai kuptim para përbërjes kuptimore fonetiko-morfologjike të vet fjalës – Sois / Soisi – Zois / Zoisi – Zeus / Zeusi – ishte Soni / Zoni / Zani / Zëri – që THOT (Ë), prej të cilit u formua personifikimi i Hermesit të Madhësisë së Trefisht – Thoti Skipe.

Thotit i tha – soni / zoni – të shkruhet shkrola dhe krijoi hieroglifet e Para të gjuhës së Parë të njeriut, të cilat hieroglife mbetën si forma të formimit të abeceve / alfabeteve të gjuhëve të para të Njeriut.

Nga këto dy forma të kësaj fjale të hershme skipe – son –i, zon –i – sony i.e. – u formuan fjalët thelbësore të dy gjuhëve botërore të sotme – son – biri, djali dhe – sun - dielli– në anglishte dhe – zon – biri, djali e - zone – dielli në gjermanishte, në të dyja gjuhët si kuptim ofrimi me të njejtin burim emërtmi për – djalin dhe diellin, ku të dyjat këto emërtie lidhen me fjalën skipe – soni – zoni / so^ni / zo^ ni – me kuptimin e emrit – zoni/zani/zëri – prej të cilës fjale u formua edhe emri – Zois / Zoisi – Zeus / Zeusi.

Fjala skipe – Zois – formoi kuptimin e emërtimit – ZOI – ZOT si kuptim i emrit të besimit të shqiptarëve /besimi skipetar/ Zoti – Krijuesi i Gjithësisë, në kuptimin më të madh – Zoti – Krijuesi i Universit – ZOISI me emrin e sotëm shqip – ZOT – ZOTI!

Është gjithashtu edhe emërtimi shqip – zog-u, si emërtim i përgjithshëm për shpendët, shpëzet – zog-u / zogjët – si emrim i cili lidhet me kuptimin e zonit/ zanit / zërit (pasiqë tash na dalin tri forma të emërtimeve, përveçse në dy dialektet e sotme, - zani – gege dhe – zëri – toske). Diftongu – zo – është më i hershmi si emërtim në Gegënishten e lashtë, i cili mendoj të jetë emërtim edhe – PIE, që mbeti edhe emërtimi për fuqinë mbinatyrore – Zoti – tek shqiptarët.

Zoni – Zoti – na linden nga i njejti kuptim e Zoisi / Zeusi / lidhet poashtu me emrin - Skipja zogu i qiellit, si formë e mbretërisë qiellore. Skipja / Shqipja zogu më i adhuruar i njerëzimit si synkronizim për guximin e njeriut, që sot është në symbolet kombëtare edhe mbi symbolet kombëtare.

Tingulli, fillesa - S – krijoi fillin e emrit – Skip / Skipe, ku secili nga këta katër tinguj – SKIP – e ka kuptimin filozofik të njeriut, rrjedhës së kohës, ecjes, ecurisë – punës si formuese e njeriut – Qenia Njerëzore, për kuptimin e së cilës unë mendoj se duhet të jetë ardhë sipas kuptimit të origjinës fonetike, ku secili tingull, nuk është vetëm si tingull rasti i emrit, ashtu sikundër nuk u emruan shqiptarët rastësisht me emrin e Skipes – Shqipes, por kishin edhe logjikisht kanë diçka të përbashkët me shqiponjën, si dhunëtia e natyrës. Pra emri skip nuk është rastësia e emërtimit të rastësishëm por si kuptim i paramenduar logjikisht, i menduar e gjykuar mirë, që çdo shkrolë të emrit, përmbanë në vetvete nga një kuptim të veçantë emërtimi :

 

S = Fati në Lëvizje, dy pjesët e Fatit, si pjesë jete, ekzistenca e njeriut në përflakje

K = ecja, ecuria e Fatit, rrjedhës kohore, kalimi i jetës si synkronizim i kohës

I = Njeriu, qëndresa e tij vertikale mbi tokë, ngjashmëri me Krijuesin e tij

P = Puna veprimi i njeriut për tu formuar si Njeri përmes mendjes së tij - intelektit

 

Pra, ishte kjo dëshira e Zeusit – Zoisit – për tu shndërruar në Skipe / Shqipe – pasi Ai e dinte shumë mire rrjedhën e kuptimit të vet emrit të tij, për të mbetur I Përjetshëm edhe pasi ndërroi jetë si njeri, që sot njihet si myth – Mythi mbi Zoisin / Zeusin, si Perëndia I të Gjithë Perëndive të antikuitetit.

Zoisi / Zeusi edhepse ishte njeri – ku dihet sot viti I lindjes e vdekjës së tij, përsëri kemi shumë spjegime mythologjike, tek popujt indo-europian që nga antikuiteti e deri vonë. Më duket se më së drejti I thonë në gjermanishte – Zois (Zeus, ku difongu I mesit të fjalës – eu – në gjermanishte është – oi, oj – Zois / Zojs) e edhe në ato gjuhë i.e. ku diftongu fillesë – Zo – I prinë emrit në fjalë.

MYTHI MBI ZOISIN - ZEUSIN

 

 

Emërtimi I fjalës – Zeus – Zois, e që ky nom – Zois duhet të jetë PIE (para-indoeuropian) pësoi ndryshimin fonetik gjatë periudhave historike, por në cilëndo formë spjegimi – Zo^ - Ze^ - përsëri na del kuptimi I zërit, që pas lëvizjes difton – zërin metamorfik të ekzistencës – nga ai zëri I parë krijues.

Fjala – Zeus-I - e fjala– Zois-I edhepse me të njejtin kuptim për zërin, duhet të prijë si paraardhëse e vërtetë , fjala më e lashtë – Zois-I – si fjalë jovetëm paragreke e PIE. Rrënja e fjalës – Zois në Shqipen e Vjetër flitet me togfjalësha e fjalë të përbëra edhe sot tek shqiptarët ballkanik, sikur e kemi në shprehjet shumë të shpeshta: zo ku je, që hupe (humbe)…/ zo ku të kam…/ mo zo^ / mozomakeq / mosozo me ndejtë këtu…/ zo çka të bana / zo ku shkove / A ma mire me thane: mozomakeq a mozomamirë? / bane zo hajr / bane zo andërr / bane zo zhgandërr…

Këtë shprehje me trajtën e shkurtë të emrit – zo – nga fjala – zot – e hasim edhe nëpër letërsinë popullore shqiptare, si në poezi ashtu edhe në prozë popullore, në epikë, lirikë, epiko-lirikë – në tregime, legjenda, mythe etj.

Në këngët kreshnike shqiptare trajtën e shkurtë – zo – e kemi në vargjet: Zo ku m’je Tanusha e Kotorreve / Zo çka ka dielli që ashtë ndalë / etj.

Trajta e shkurtë e fjalës zo^ në shqip është jehona e zërit – zoni I madh I natyrës Zoni I Zotit – që shprehet përmes bubullimës, krisma e rrufesë, gjëmimi I motit, gjëmimi I tokës në dridhje, termete etj. Është zëri tej zërave, krisma tej krimave, oshëtima tej ushtimave, fuqia mbi fuqitë natyrore – të cilës I lutet njeriu në momente shpëtimi…

Kemi shprehje popullore shqiptare në trajta të ndryshme të shqipes së vjetër, kur plakat u thonë fëmijve kur qajnë apo e prishin qetësinë: Mo zus! Zus! Shuj, shukatu, mos ban za^ ku përsëri lidhet me kuptimin e zërit dhe na del pikërsht fjala e shkurt – zus, që lidhet pikërisht edhe me vet mythin mbi emrimin e Zoisit/Zeusit nga e ama e tij.

Mythi mbi Zeusin thotë se Kroni – I ati, kishte parë një ëndërr të trishtueshme, kur muzat I thonë ëndërr, se gruaja e tij është shtatzanë (me zanin në shtat) dhe do të lindi një fëmij I yti - që do të të mposhti ty dhe do ta merr gjithë fronin tënd dhe të perëndive! Dhe ai fëmij yti do të jetë përbindëshi yt!

Kroni u zgjua nga ajo ëndërr e frikshme – thirri të shoqen Gea dhe ia tregoi ëndrrën e tmerrshme dhe e urdhëroi mos ta lindi atë fëmij!

E shoqja Gea e mbajti fshehur shtatzaninë – atë zanin e shtatit të saj. Kur erdhi dita e lindjes së foshnjes, Gea e lindi fshehurazi larg burrit të saj Kronit. Posa u lind foshnja, filloi të qajë dhe ajo iu drejtua foshnjes, me fjalët: mo zo, mo zois - mo zus – mos zus - nga frika se do ta mbyste Kroni, dhe ashtu I mbeti emri foshnjes – Zois / Zeus.

Zoisi / Zeusi u rrit larg të Atit – Kronit dhe u bë me një dhunëti natyrore të jashtzakonshme – iu bashkua popullit e perëndive tjerë dhe I shpalli luftë të Atit, duke ia marrë fronin mbretëror të Perëndive të Olympit illirian pellgas, prej nga Maja e Olympit hyjnor drejtoi fronin e Perëndive mbi tokë, nën tokë dhe në ujë – Perëndia I Perëndive – Zoti I zotërave të antikuitetit.

Në shqipën e vjetër kemi shprehjet e lashta, që lidhen direkt me emrin – Zois/Zeus sikur janë: Zoisi të rrittë! / Të ndihmoftë Zoisi o bir! / Të ruejtt Zoisi! Ta dhashtë Zoisi të mbarën! (për uratat a urimet), kurse në shprehjet: T’vraftë Zoisi! Zoisin e paç gazep! Zoisi të ardhtë hakesh! (për mallkimet) si shprehje e ndjenjave të dëshprimit.

Emërtimi I fjalës – Zois / Zeus në të dyjat këto nome, spjegohet vetëm përmes Shqipes që, nuk mundet asnjë gjuhë tketër i.e dhe PIE ta spjegojë ethymologjinë e emrit - ashtu që

edhe nuk ka sesi të mos ishte edhe vet - Zoti Shqiptar – Zoti Pellgas - Zoti Skipe!

Ka ardhur koha qe 
dhe ju te keni nje faqe ne web.


2001-2002 Shqiperia.com