Miremengjes Shqiperi.
Fillimi Email Forum Chat Kontakto  
 
Viti i ri në traditën e lashtë të popullit tonë

Në traditën e shpjegimit të ndryshimeve të stinëve, opulli ynë besonte që në dimer vera (ngrohtësia e diellit) hynte ne tokë dhe i ftohti dilte nga toka e kështu me rradhë. Duke vërejtur fenomenet natyrore ata hetuan që në muajin dhjetor bimësia fillon e merr lëngun nga toka për ripërtritjen e gjelbërimitdhe frutave në vitin në vazhdim. Kjo datë perkujtohej me shumë ceremoni ku i kerkohej natyrës që të kishte bollek. Ritet ceremoniale ruhen deri në ditët tona me emrin "Buzmi Bujar"
Në embrion festimi e ceremonia ka një dru lisi të njomë që vendoset të digjet nga njëra anë në vater, Ky quhet buzmi. Trungu i njomë prej lisi lidhet me drurin e shejtë të lisit që hyjnizohej nga të parët tonë që në kohëra shumë të lashta. Lisi i Dodonës ishtë zanafilla e tempullit më të vjetër në tokën ballkanike dhe patjetër që ky rit (ceremoni) e ka prejardhjen nga kulti i lisit.
Gjatë natës së Buzmit që bie më 24 dhjetor kryheshin disa rite:
Vendosej në vater trungu i lisit. Ai duke u djegur nga njëra anë në anën tjetër nxirtë lëng sepse ishte i njomë. Pikërishtë ketu vendoseshin të gjitha llojet e ushqimeve në sasi të vogla. Kjo bëhej që të ushqehej buzmi, Lisi si bimë e shejtë. Aty vendosej pak brumë buke, djathë, vezë, arra, mollë, ftonjë, fasule, hidhej pakë verë ose raki, e të tjera prodhime të natyrës.
Gjatë darkës pjestarët e familjes dilnin përjashta dhe me kashtën e grurit ose të misrit formonin disa kuadratë. Merrnin nga vatra dy drunjë të djegur dhe në arë i ferkonin me njëri tjetrin, që ato të lëshonin shumë shkëndij. Në këtë moment thoni:"Sa gacë (shkëndija) aq karricë. Karricë ishte një enë që matëse e drithit.
Pas kësaj po gjatë darkës një fëmi i familjes merrtë një so patë dhe ju afrohej me rradhë pemëve duke ju matur sikur do i godiste me tehun e sopatës për ti prerë, Një pjestar jetër i familjes i thoshte: ëpo ban, fëmija pergjigjej: Po e pres se nuk ban (nuk prodhon). I madhi i pergjigjej: Mos e prit se sivjet do të bajë (prodhojë). Kjo ceremoni bëhej me radhë, sipas mendimit se kështu ajo (pema) frigësohej e prodhonte.E kështu vazhdonin dhe ceremoni të tjera.
Në këtë festë gatuhej një gjellë ku hidheshin të gjitha llojet e prodhimeve vjetore nga pak. Pra zihej në një tengjere (kusi ose vorbë a vegësh) pak miser, pak grurë, fasule, kungull, thelbinjë arre, gështenjë, mollë, dardhë, tamël (qumësht), gjalp, e kështu me rradhë, dhe të gjithë pjestarët hanin pak nga kjo gjellë.
Në këtë ceremoni nuk është i domosdoshëm mishi, por po të jetë ai serviret pa ndonjë dallim nga ditët tjerë. Atë natë gatuhej një kulaq i madh ose i vgël sipas dëshirës i pergaditur me arra.
Mendimi i studiuesve është, që "Tokës Mamë" i bëhej fli druri i lisit si bima më e shejtë e paraardhësve tonë. Por edhe lisi për të na sjellë mbarësi ushqehej me produkte të ndryshme që të na sillte mbarësi.
Kjo datë në të cilën perkujtohej "Buzmi", buza e motit, fillimi i vitit perkon me ditën kur dita fillon të zgjatet. Data duhet të ketë patur lëvizje nëpër mijëravjeëar. Kjo trekon se të parët tonë kishin njohuri mbi kozmosin. Nga ana tjetër ata e kishin kuptuar se në këtë kohë fillonte ripërtëritja e bdunjëve frutor e jo frutor. Në këtë përiudhë mbaronte edhe prerja e lëndëve drusore që perdorëshin për ndertim banese e për mjetet prej druri të perdorimit. Drurët e prerë gjatë një muaji para buzmit nuk i dëmtonte krimbi (tenja).
Shumë më vonë krishtërimi perafërsishtë këtë datë e simbolizoj si ditëtëlindjen e Krishtit. Se sa e ngulitur tek paraardhësit tonë e në vazhdimsi deri në ditët tona e tregon dhe mbijetasa e emrit të lashtë që 2000 vjet krishtërim nuk e kanë ndryshuar dot. Krishtëlindjet nga shqiptarët quhen "Kërshëndella" që vjen nga fjala "kercu", cung druri.
Këtu u shënuan shkurtimisht disa të dhana për lashtësinë e ceremonis së ripertëritjes së natyrës të trashëguara nga populli ynë.

Ky pershkrim i shkurtë i bashkangjesim dhe urimin për një vit të mbarë e të lumtur.


 
 

 

© Copyright 2001Shqiperia.com
Shqiperia.com, Nje projekt per nje tjeter Rilindje Kombetare