Miremengjes Shqiperi. Mitologjia e Eposit Shqiptar
Fillimi Email Forum Chat Kontakto  
 

Shėnime bibliografike:

 

                1. Nė folkloristikėn e sotme termi “metatekst” pėrdoret nė kuptimin e tejshkrimit (transkriptimit) tė parė tė njė kėnge apo trashėgimie tjetėr orale. Metatekst (nga greq. “metakarakterismws”) ėshtė quajtur edhe dorėshkrimi aleksandrin i poemave home-rike. Pėrdoret ky term pėr tė saktėsuar qysh nė koncept se tejshkrimi nuk mund t’i ruajė assesi tė gjitha vlerat e lėndės folklorike gojore. Nė procesin e kalimit nga qarkullimi gojor nė atė letrar, krahas me pėrfitimet, ndodhin edhe shndėrrime artistike qė ēojnė nė shmangien e folklorit nga tiparet e tij themelore. Tejshkrimet, duke ndarė fjalėn nga melodia, lėvizja apo veprimi ritual, njėherėsh janė njė ndėrhyrje kufizuese nė folklor. Pasojat e pashmangshme tė tyre, ndonėse nė traditėn shqiptare janė relativisht tė vona, nuk kanė vonuar tė shfaqen. Nė festivalin e fundmė folklorik kombėtar u paraqitėn rapsodė tė moshuar qė i kėndonin kėngėt epike sipas varianteve antologjike tė pėrzgjedhura nė botimet shkencore ose nė tekstet mėsimore, jo nė formėn e ruajtur nė mendje nga njė brez i mėhershėm. Pėr tė kuptuarit e raportit “tekst - metatekst”, “folklor gojor - tejshkrime” shih edhe: Celentano, L.: “Letteratura greca”, Napoli 1995, p. 40-41.

                2. Njė paraqitje instruktive pėr kundėrvėnien metodologjike ndėrmjet unitarianėve dhe separatistėve nė trajtimin e karakterit tė eposit homerik nė veēanti dhe tė eposit si gjini folklorike nė veēanti (njė vepėr fragmentare apo shumė fragmente tė bashkuara nė njė vepėr) ka bėrė folkloristi amerikan A. Lord nė veprėn “The Singler of Tales”, Massachussets 1960, p. 3. Dorėshkrimi i pėrkthimit shqip gjendet nė AFIKP. Nė fakt, nga e ashtuquajtura “ēėshtje homerike”, ku vendin kryesor e zė karakteri i autorėsisė (individuale apo kolektive) dhe pastaj rruga e formimit (pėrmes shkrirjes sė njėsive tė veēanta nė njė vepėr epike-heroike apo pėrmes shpėrbėrjes sė njė vepre epike-heroike nė fragmente dhe copėza), nuk “shpėton” asnjė epos, duke pėrfshirė edhe ciklin shqiptar tė kreshnikėve. Shkrimtarėt romantikė arbėreshė tė shekullit tė kaluar ishin tė bindur se diku duhej tė ekzistonte “epopeja shqiptare” dhe iu vunė kėrkimit tė saj si unitarianė, por mbledhėsit dhe studiuesit e shekullit tė mėpasmė tė eposit mė shumė kanė anuar nga ideja e shumėsisė sė pjesėve nė njė tė tėrė.

                3. Studiuesi F. Podgorica ka botuar pėr herė tė parė, pjesė-pjesė, njė “fjalor etnofolklorik”, duke pėrfshirė termat, emėrtimet popullore, si dhe zėrat kryesorė nė botime.

                4. Me sa duket, nėn ndikimin e kėtij mediumi studiuesit shqiptarė nė Kosovė parapėlqyen qė botimin e eposit tė shumerėve ta titullojnė “Epi i Gilgameshit”. Nė terminologjinė shqiptare “ep” ėshtė pėrdorur pėr njė kėngė (rapsodi) tė vetme, kurse “epos” pėr tė gjitha sė bashku. Dallimi ndėrmjet epit dhe eposit theksohet edhe nga pėrdorimi i tyre gjegjėsisht (mė shumė) nė letėrsi dhe nė shkencėn folkloristike.

                5. Etnologu M. Tirta, gjatė pėrgatitjes sė kėtij punimi, mė ofroi tė dhėna mjaft interesante pėr praninė e shtresave tė hershme tė popullsive tė shpėrngulura nga vise veriore deri nė fshatrat e Tiranės. Pasardhėsit e fisit tė Gjarpé Pepės, tė intervistuar nga ky studiues nė rrethinat e Tiranės, duke ardhur prej shumė shekujsh nga Mali i Zi, kishin sjellė me vete dhe ruajtur deri vonė edhe motivet kryesore tė eposit tė kreshnikėve.

                6. Dr. Hamit Xhaferi, nė studimin “Epika popullore shqiptare e Trevės sė Kėrēovės”, Tetovė 1996, botoi njė cikėl kėngėsh tė panjohura tė kreshnikėve, ku figurė qendrore e bėmave heroike ėshtė Beno Bajraktari (f. 84). Ky autor shėnon gjithashtu se ka regjistruar njė polifoni tė ciklit tė kėngėve epike legjendare tė kėtij heroi nė fshatrat e Kėrēovės (zė i parė, zė i dytė dhe grup shoqėrimi), e dhėnė qė vlen tė merret nė konsiderim pėr formėn artistike tė realizimit tė eposit (po aty, f. 78). Shfaqja e polifonisė dhe e njė kryeheroi me emėr tjetėr (Beno nė vend tė Mujit) meritojnė shqyrtime tė krahasuara.

                7. Pėr mė gjerė shih: J. Panajoti, “Epika heroike legjendare dhe proza jonė popullore”, nė ĒFSH-2, fq. 215: “Nuk ėshtė fjala kėtu pėr lidhje si nė rastet e kthimit tė epeve tė ndryshme nė prozė, po pėr lidhje tė brendshme, qė shpesh e befasojnė studiuesin”. “Tė dyzet motivet kryesore qė dallon Lamberci nė ciklin e Mujit dhe tė Halilit (ndonjėherė ai i quan “tema”) i gjejmė tė gjitha nė pėrrallat tona” (po aty, fq. 216). Shih edhe A. Uēi, “Epika heroike dhe roli i saj nė folklorin shqiptar”, po aty, fq. 8 (tėrheq vėmendje sidomos mendimi se eposi i kreshnikėve nuk mund tė ngushtohet vetėm nė ciklin e Mujit dhe tė Halilit dhe se ky barazim do tė sillte varfėrimin e epikės legjendare shqiptare). Motive tė eposit gjenden nė formėn e prozės popullore nė gjithė hapėsirėn shqiptare. Njė trajtim mė i detajuar i ėshtė bėrė kėsaj ēėshtjeje edhe nga autori i kėtij punimi nė artikullin “Rreth kohės dhe vendit tė formimit tė eposit”, botuar nė KP 1994.

                8. Studiuesi Q. Haxhihasani kishte pėrfunduar prej kohėsh studimin “Cikli i Gjergj Elez Alisė”, qė u botua nė ĒFSH-5, fq. 3. Nė kėtė punim autori paraqet nė njė shkallė tė plotė motivet e kėtij cikli dhe arsyeton mėvetėsinė relative tė tij. Rreth raporteve tė rapsodit tė epikės legjendare me figurat e kreshnikėve tė Jutbinės ka mendime interesante edhe nė kumtesėn e A. Xhagollit “Konsiderata rreth kėngėve tė kreshnikėve nė Kelmend”, botuar nė “Malėsia e Madhe - njė visar shqiptarie”, Logoreci 1997 - ku flitet pėr njė diferencė ndėrmjet tyre: “Kang trimnije i quejshin tė tana. E para ka ken’ e Mujit e Halilit. E manej e trimave tjerė” - fq. 110.

                9. A. Uēi, art. i cit. fq. 8.

                10. Duke njohur kėtė dukuri, prof. E. Ēabej vlerėsonte se vetėm makrotoponimet, me burimin e tyre, sidomos me formėn e ndryshimit tė tyre pėrgjatė shekujve, mund tė marrin vlerė dėshmuese pėr karakterin vendės ose tė ardhur tė popullit. Pėrkundrazi, mikrotoponimia mund ta ēojė studiuesin nė pėrfundime rastėsore ose krejt tė gabuara. Shih nga ky autor: “Problemi i autoktonisė sė shqiptarėve nė dritėn e emrave tė vendeve”, BUSHT 1958/2 - seria “shkencat shoqėrore”.

                11. A. Pipa, nė librin e tij “Albanian Folk Verse: Structure and Genre”, München 1978 - pjesė e “Trilogia Albanica”, pėrmend njė “tesi di laura” tė E. Koliqit, e njohur me titullin “Poesia popolare albanese”, Padova 1937, nė tė cilin autori ka pasur mendimin se burimi i emrit tė heronjve tė eposit do lidhur me sllavishten “krst” - kryq, ose me emrin biblik Christus, tė rimarrė nė shqip me ndėrmjetėsinė e sllavishtes (sepse nė rrugė tė pandėrmjetme do tė kishte dhėnė “Krisht” dhe - si derivat prej saj - “krishtar”, me formantin sllav: “krishnik”. Sidoqoftė, ky interpretim vlerėsohet si i pėrjashtuar, qoftė gjuhėsisht, qoftė nė pikėpamjen e shkencės folklorike. Njė lidhje qė e sjell fjalėn “kreshnik” tė prejardhur nga njė rrėnjė biblike “Christus”, prej formės sė shqiptuar sllave “Hrst”, nė zhvillimin e saj fonetik prej burimit deri nė pėrfundim ka shumė rastėsira tė qortueshme. Ndėrsa pėr fjalėn „shqa“ e „Shkjeni“ ėshtė mbrojtur mendimi se e kanė prejardhjen prej fjalės latine „skllav“, qė duhet tė ketė qenė emėrtimi i tė ardhurve nga vendėsit, analogjikisht me opozicionin „barbarė-helenė“ nė Greqinė antike. Jo vetėm nė gjuhėn shqipe, po edhe nė disa gjuhė tjera, p.sh. nė suedishte, fjala „slav“ pėrdoret edhe pėr „rob“ e „skllav“. Romakėt i kanė quajtur „sclavus“ ndonjėherė edhe gjermanėt. Skllevėrit e romakėve zakonisht kanė qenė robėr tė zėnė nė luftėra kundėr gjermanėve dhe sllavėve, dhe prandaj romakėt shpesh kanė vėnė shenjė barazimi ndėrmjet robėrve dhe kėtyre popujve. Nė rastin e gjermanėve mbijetoi fjala „gjerman“, po nė rastin e sllavėve humbi etnonimi i hershėm. Edhe fjala „shkinė“ ka patur zhvillim tė ngjashėm, se ka qenė „skllavinė“ dikur. Nė veri thuhet „shkinė“ e nė jug „shkirė“. Sipas albanologut Armin Hetzer: „Ndėr ata - shqiptarėt e veriut - thuhet shpesh se „Shkavi bes’ e kanun nuk ka“. Nė „Lahutėn e Malcisė“ tė Fishtės fjala „shkja-u/shkje-tė“ ka kuptim „malazez“, por „shkjeni-a“ nėnkupton tė gjithė sllavėt ortodoksė. Fjalia e cituar nė Lahutėn shprehet pak ndryshe: „Shkjau besė nuk ka“, por mė duket se ėshtė fjalė e urtė me shumė variante. Eshtė me interes se edhe nė rumenishten ekziston fjala „scheau“ (shqiptohet „shkjau“), shumės: „schei“ (shqiptohet „shkei“). Domethėnia nuk ėshtė e qartė, sepse ėshtė fjalė arkaike. Nė kronikat rumune tė shekullit tė 17-tė „schei“ shenjon bullgarėt. Mė duket se kjo fjalė mund tė shpjegohet drejtpėrsėdrejti nga latinishtja.

                12. Idem, p. 126. Pipa shėnon se kuptimi i fjalės “kreshnik” nė anglishte do tė jepej me “frontier” - “kufitar”, sipas burimit sllav, ose me “frontier soldier” apo “miles limitanues” - sipas emėrtimit tė ngjashėm tė eposit grek tė periudhės bizantine.

                13. J. Panajoti, “Eposi shqiptar i kreshnikėve”, f. 1, dorėshkrim, AFIKP. Autori sheh si njė prej mundėsive tė burimit semantik tė emėrtimit fjalėn sllave “kraj”, qė ka kuptimin “fund” apo “kufi”.

                14. A. Pipa, nė librin e tij “Albanian Folk Verse: Structure and Genre”, München 1978, p. 126-127, citon S. Skėndin si studiues qė emrin e kreshnikėve e sjell tė rrjedhur jo nga “kraj”, qė mund tė sillte edhe kuptimin “kufitar”, “roje i kufirit”, por nga toponimi “Krajina”, me kuptimin “banor i Krajinės”. Sipas Pipės, kuptimi i Krajinės gjermanisht do tė kalkohej nė trajtėn “Grenze”, “Grenzkampf”, “Kampf”.

                15. J. Panajoti, “Eposi shqiptar i kreshnikėve”, f. 1, dorėshkrim, AFIKP.

                16. S. Skėndi, nė monografinė “Albanian and South Slavic Oral Poetry”, Philadelphia 1954, e problematizon burimin e kėngėve epike legjendare pikėrisht duke u nisur nga “argumenti” se nė eposin shqiptar ka vetėm male dhe se ky terren vetvetiu e pėrjashton kalorėsinė, pėrkundėr fushave tė gjera tė Bosnjes, ku kali kishte pikėrisht hapėsirėn dhe kushtet qė i nevojiteshin. Studiuesi J. Panajoti i referohet nga njė arsyetim i pėrkundėrt nė “Epika heroike legjendare dhe proza jonė popullore”, nė ĒFSH-2, f. 224-225.

                17. Kėtij mendimi i pėrmbahet edhe F. Konica, nė monografinė e tij tė papėrfunduar “Shqipėria -kopėsht shkėmbor nė Europėn Juglindore”. Shih edhe: Sh. Sinani: “Ballkan-Babel apo hapėsirė ndėrkulturore”, nė “Pajtimi” 1997/4, fq. 63-77.

                18. J. Panajoti, “Eposi shqiptar i kreshnikėve”, f. 1, dorėshkrim, AFIKP.

                19. A. Pipa, nė monografinė e cituar, pėrmend edhe mundėsinė e njė lidhjeje tė emėrtimit “kreshnik” - “krajishnik” nga toponimi “Krasniqe” - “a northeasern region borderind on Serbia”, pa u shprehur nėse nė rrėnjė tė kėsaj fjale sheh sllav. “krasnij” - i kuq, apo fjalėn shqipe “krye”, sikurse tek toponimi “Krajė” - fq. 126.

                20. Nė mendėsinė popullore tradicionale ka qenė e ngulitur bindja se kreshnikėt ishin heronj tė lashtėsisė (para)shqiptare dhe kjo do tė thoshte se nuk kishin kurrfarė rėndėsie toponimia dhe emėrtimet. Nė kohėn e sotme, kur ēėshtja e burimit ka lėnduar sedrėn e rapsodėve, tė cilėt brez pas brezi ishin mėsuar tė mburreshin se kėngėt e tyre i kishin mėsuar nga gjyshėrit, bartėsit e fundmė tė rapsodive janė mė kėmbėngulės pėr tė provuar se hapėsira shqiptare ka qenė dekori i vėrtetė i bėmave tė kreshnikėve. Njė prej tyre, i bindur se kreshnikėt ishin ngujuar nė njė shpellė nė Nikaj-Mėrtur, hyri vetė nė thellėsitė e saj dhe eshtrat qė gjeti nė brendi tė saj i mori me kujdes dhe ia dorėzoi shkollės sė fshatit “pėr muze”. Por, kur pa se kjo punė u prit me tė qeshura nga mėsuesit dhe nga nxėnėsit, i mori eshtrat dhe i ktheu prapė nė shpellė, duke arsyetuar se “paskam ba gjynah”. Por ai vazhdoi tė besonte se ato ishin pikėrisht eshtrat e heronjve kreshnikė.

                21. Shih: Palaj-Kurti, Visaret e Kombit, vėllimi II, “Parathanje”.

                22. “Lahuta e malėsorėve tanė tė Veriut pėrfaqėson arketipin mė tė lashtė tė veglave kordofone me hark tė kontinentit europian” - P. Miso, “Roli dhe funksioni etnoartistik i lahutės”, nė ĒFSH-3, Tiranė 1987, fq. 27.

                23. The Grolier Multimedia Encyclopaedia, 1995, CD. Tek sllavėt e jugut ėshtė ruajtur emėrtimi “guslė”.

                24. Kjo e dhėnė ėshtė vėnė re sė pari prej studiuesit A. Papleka.

                25. Shih, ndėr tė tjera: E. Gombrich, “The Story of Art”, Tiranė 1997, p. 143-152. Shih gjithashtu edhe R. Elsie, “Historia e letėrsia shqiptare”, Pejė 1997. fq. 71.

                26. Pėr shpjegimin etimologjik tė kėtij termi shih: “Zingarelli”, Stampa OFSH Milano 1973. Shih edhe “Petit Robert”, p. 1650.

                27. J. Panajoti, “Eposi shqiptar i kreshnikėve”, f. 5, dorėshkrim, AIKP.

                28. Clarotti-Crussi, “Viaggio nell’epos”, Torino 1996, “Apendice della terminologia”.

                29. Po aty, “Apendice de la terminologia”.

                30. Nė pėrfytyrimin tradicional popullor zana vetėm konvencionalisht bart atribute mėmėsie, sepse nė thelb figura e saj ruan tė njėjtėn shenjtėri dhe virgjinitet sikurse dhe shėn Mėria nė eposin biblik. Pėr njė “fazė tė tretė” tė zhvillimit mitologjik tė figurės sė zanės shih edhe: M. Tirta, “Shtresime mitologjike nė epos”, botuar nė ĒFSH-3, Tiranė 1987, fq. 200: “Nė fazėn e tretė (zana) ėshtė ndihmėse vėllaznore e heronjve, pra, ėshtė vėnė tėrėsisht nė shėrbim tė heroizmit”.

                31. Pėr mė gjerė shih: D. Shala, “Onomastika nė kėngėt kreshnike shqiptare”, nė “Onomastika e Kosovės”, Prishtinė 1979. fq. 466-470. Shih edhe: T. Osmani, “Disa toponime tė ciklit tė kreshnikėve”, nė ĒFSH-3, fq. 308.

                32. Mė gjerėsisht nė: Sh. Sinani, “Perla” 1997, “Sprovė pėr njė zgjidhje kriteriale tė shtresimeve nė epos”.

                33. Shih: Zeqirja Neziri, “Letėrsia gojore popullore”, pjesa e parė, Shkup 1997. Autori, nė paraqitjen e ideve dhe tė vlerėsimeve tė tij pėr letėrsinė gojore popullore, pėrgjithėsisht i shmanget terminologjisė tradicionale tė pranuar nė shkencėn shqiptare dhe pėrshtat atė bashkėkohore europiane. Njė pjesė e studiuesve janė tė prirur pėr krijimin e njė terminologjie tė re, pėr ta pavarėsuar folkloristikėn nga shkenca e historisė sė letėrsisė dhe pėrgjithėsisht nga studimet letrare.




 

© Copyright 2001Shqiperia.com
Shqiperia.com, Nje projekt per nje tjeter Rilindje Kombetare