|
Onomastikė
Kulti i virgjėreshave nė toponimi
nga Abdullah Konushevci
Kulti i virgjėreshave qe shumė i gjallė nė kulturėn
shqiptare, pėr tė cilin dėshmojnė jo vetėm veprat e Durhamit, studimi i T. Vukanoviqit, por edhe
toponimet e ndryshme, qė kanė dalė pikėrishit nga fjala ēikė
virgjėn. Prandaj, qoftė Manastiri i Deviqit, qoftė Koretica,
qoftė emėrvendi Kėzllar mund tė shihen si njė interpretatio
slavica, pėrkatėsisht graeca ose turca tė toponimisė shqiptare
Dihet se nė qytetėrimin e lashtė grek Hestia,
hyjnesha e vatrės, e bija e Kronit dhe e Reas, gėzonte njė
respekt tė madh. Ndonėse e kėrkojnė
pėr grua Poseidoni dhe Apoloni, ajo mbeti virgjėreshė.
Ajo qe personifikim i vatrės shtėpiake dhe i flakės sė shenjtė,
qė rri ndezur pa pushuar nė banesat dhe nė tempujt. Ajo adhurohej edhe si mbrojtėse e familjeve, e qyteteve dhe e kolonive.
Grekėt, kur donin tė themelonin njė koloni, merrnin nga metropoli
zjarrin e Hestias pėr tė ndezur vatrėn e atdheut tė ri. Simbol i saj ishte flaka. Mė vonė
ajo fiton atribute tė reja: paraqitet nė njė pozė madhėshtore
me njė pishtar dhe me njė skeptėr nė dorė dhe me njė vel mbi
supet. Nė Romė ajo identifikohej me hyjneshėn
e vatrės sė shtėpisė, Vestėn (Dhama, 114 & 115).
Kulti i virgjėreshės a virgjėreshave qe
mjaft i gjallė edhe nė kulturėn shpirtėrore shqiptare.
Madje, edhe Kanuni, qė qe nė tė vėrtetė njė mishėrim juridik i organizimit
patriarkal tė shoqėrisė shqiptare, para kėtij kulti u tregu
i epshėm, duke bėrė koncesione tė konsiderueshme. Kėshtu,
Durham, nė veprėn e saj Shqipėria e Epėrme, etj., e gjeti
mjaft tė gjallė kultin e virgjėreshės nė Shqipėri. Ajo vė
re se prishja e fejesės nė djep mund tė bėhej vetėm po qe
se vajza do tė betohej para dėshmitarėve se do tė mbetej virgjėreshė
pėr jetė tė jetės. Lidhur me kultin e virgjėreshės nė Malėsinė
e Madhe, ajo thekson: Njė vajzė qė ėshtė betuar tė mbetet
virgjėreshė, virgjėn shqiptare nė Malėsinė e Madhe, nė rast
se i ati nuk lė pas ndonjė djalė, mund tė trashėgojė tokėn
e saj dhe ta punojė. Me vdekjen e saj toka
i takon mashkullit mė tė afėrt, si trashėgimtar i babait tė
saj. Kėto gra, si rregull, mbajnė rroba burrash dhe mund tė mbajnė armė
(SHE, f.125). Veē pėrshkrimit tė takimeve tė ndryshme
me virgjinat shqiptare, nga kjo vepėr po veēojmė edhe njė
gojėdhanė: Po ecnim pėrmes pyllit
kur pamė anash njė gur tė madh. Njė vajzė qė na ishte aq e mirė, pothuaj shenjtore, kishte bėrė be se do
ta ēonte atė gur nė kishėn e Berishės. Me ndihmėn e mrekullisė
ajo e mbajti njė rrugė tė gjatė, por kėtu nė pyll ajo dėgjoi
zėrin e fyllit tė njė bariu dhe ngriti sytė dhe e pa: ai ishte
i pashėm. Ajo harroi ato punėt e shenjta
qė i kishin marrė mendtė dhe e pushtuan tani mendime tokėsore.
Shkėmbi i ra nga kurrizi dhe kur u pėrpoq
ta ngrinte pėrsėri, e pa se i kishte ikur fuqia dhe guri kishte
mbetur aty edhe sot e kėsaj dite (SHE, 165).
Megjithatė, njė trajtim mė tė denjė dhe mė tė hollėsishėm
kjo dijetare do ti bėjė kultit tė virgjėreshave nė veprėn
Prejardhja e disa fiseve dhe disa kanune e zakone tė Ballkanit
(PFKZB): Nė Malėsinė e Madhe, nė rast se njė burrė kishte
shumė vajza e asnjė djalė, njėra prej tyre me dėshirėn e tij
mund tė betohej pėr virgjėri e tė quhej si djali i tij. Ai
mund ti linte trashėgim shtėpinė dhe tokėn, pėr sa
tė ishte gjallė ajo, pastaj i kthehej trashėgimtarit mashkull
mė tė afėrt
Nė fiset e Dukagjinit, ku virgjėreshat nuk veshin petka burrash,
ato gjatė gjithė jetės as nuk e trashėgojnė dot tokėn e as
e punojnė, si nė Malėsi tė Madhe. Toka i
kalon trashėguesit mashkull dhe ai duhet ti paguajė virgjinės
ēdo vit 300 okė misėr, 18 okė raki dhe 30 okė verė.
Ajo mund ta detyrojė qė tia paguajė, duke iu
drejtuar Kėshillit tė Pleqve (PFKZB, 481).
Ky kult, veē nė Malėsinė e Madhe, ka qenė i gjallė edhe nė
Drenicė, siē dėshmon edhe Tatomir Vukanoviq nė veprėn Drenica,
druga srpska Sveta Gora, i cili thotė se ato njihen nė popull
me emrin virgjinat ose mashkulloret. Ai na
jep edhe njė shembull tė njė virgjėreshe, qė veshet si mashkull,
e cila nga Sala merr emrin Sali, meqenėse nuk
pajtohet tė martohet me burrin, qė i kanė zgjedhur pėr fat
tė saj. (f. 138).
Ky kult i virgjėreshės, me sa duket,
ėshtė njė mbetėz e sistemit tė materiarkatit dhe nė thelb
ka karakter pagan. Por, mė vonė, nėn ndikimin e kodit heroik,
virgjėreshat u dalluan edhe heroina, kurse nėn ndikimin e
kodit religjioz: sipas Durhamit, shumica e tyre hynin nė Urdhrin
e Tretė tė franēeskanėve, ato fituan edhe tipare religjioze,
shenjtėruese.
Nė Shqipėri ekziston emėrmali ose oronimi
Mali i
Ēikės. Po ashtu, me sa
dimė, ekziston nė toponiminė shqiptare edhe emėrvendi Shteg-Vashė.
Megjithatė, vėmendjen tonė ka tėrhequr
toponimi Ēikatovė, dokumentuar si Ēikotovo mė
1455, si dhe toponimet e tjera pėrreth kėtij fshati.
Te ky toponim ne shohim shumėsin
e emrit ēikė, sh. Ēikat, zgjeruar me sufiksin
ova, qė mund tė jetė prapashtesė adverbiale sllave
ose fjala turke ova fushė. Etimoligjikisht kėtė fjalė
ne e gjejmė tė dalė nga trajta e tij mbiemėrore e paēikur,
e paprekur, e paprishur, siē e dėshmon edhe togfjalėshi
latin virgo intacta. Kėtė
e pohojnė edhe ndėrtimet e ndryshme: Nusja na doli ēikė, na doli e virgjėn, e paprekur; Ishte ēikė,
ishte e paprishur, e paēikur intacta. Manastiri i Deviqit,
na thotė mendja, ėshtė vetėm njė trajtė shqiptarizuese e shumėsit
tė emrit devica virgjėn, sh. device me palatalizimin
a qiellzorzimin e rregullt tė grupit ce > q. Pėr
mė tepėr, si dihet, ėshtė ky manastir i murgeshave nga, vetiu,
mund tė kuptohet se ėshtė tempull i shenjtė i virgjėreshave.
Madje, ky emėrvend del
i dokumentuar si Crkva Djevica (Vukanoviq, 23) qė mė 1455.
Prandaj, ne e gjejmė njė interpretatio
serbica ose slavica tė toponimit shqiptar Ēikat
+ -ova. Njė interpretatio greca ne e
gjejmė te fshati tjetėr Koreticė/Korroticė,
ku fjala kora greqisht ka kuptimin e vashės ose tė
virgjėreshės.
Njė interpretim turk tė kėtij kulti
tė virgjėreshave ne e hasim edhe te emėrvendi Kėzllar
(tur. kėzllar ēikat) tė sanxhakut tė Trikallės/Tėrhallės.
Meqenėse kėto fshatra patėn njė zhvillim tė bujshėm ekonomik,
ato u zgjeruan, duke krijuar kėshtu Ēikatovėn e Vjetėr dhe
Ēikatovėn e Re, si dhe Koreticėn e Epėrme dhe Koreticėn e
Poshtme, problem ky mė shumė i studimeve sociologjike dhe
demografike. Nga aspekti gjuhėsor, mund tė thuhet se ato u
zhvilluan sipas modelit antik Epirus Novus Epiri i
Ri dhe Epirus Vetus Epiri
i Vjetėr, si dhe Moesia Superior Mezia e Epėrme
dhe Moesia Inferior Mezia e Poshtme.
Me njė fjalė, tė gjitha kėto emėrvende
krijojnė njė bashkėsi toponimike leksemash tė ndryshime, por
kuptimesh tė njėjta, duke zbuluar kėshtu larushinė e madhe
tė sistemit toponimik tė Kosovės.
|