|
Onomastikė
Bashkėsia toponimike me rrėnjėn dim/tim shtėpi
Numri i madh i toponimeve, sajuar nga
apelativi iliro-shqiptar dim/tim shtėpi, si: BinDIMIola,
BuDIMje,DIMali, DIMinicė, GaDIMe, NeroDIMe, NikoDIM, ReTIME,
SuDIMe, ShteDIM, ShTIMe, mund tė na shtyjnė tė shtrojmė dilemėn
nė mos toponimet latine-romane me fjalėn villa shtėpi, mund
tė jenė njė interpretatio romana i njė modeli toponimik iliro-shqiptar
Abdullah Konushevci
Gjetja dhe studimi i bashkėsive toponimike
paraqit njė problem tė rėndėsishėm nė studimet onomastike
jo vetėm shqiptare e ballkanike, por edhe evropiane.
Por, sė pari, duam tė shpjegohemi rreth termit
bashkėsi toponimike, tė cilin po e pėrdorim nė kuptimin qė
ka ai nė shkencat matematike: njė grup elementesh qė ka njė
tipar tė pėrbashkėt. Ky tipar i pėrbashkėt mund tė jetė njė
rrėnjė, njė kuptim, njė gjymtyrė e dytė ose e pare, etj.
Sė dyti, njė ndriēim edhe mė tė madh kėrkon shpjegimi dhe
kuptimi i rrėnjės dim/tim, qė ėshtė element i pėrbashkėt
i kėsaj bashkėsie. Sikundėr dihet, fjala tym kishte
kuptimin e saj tė kryehershėm shtėpi, qė mund tė shihet
edhe nga vargu i Kėngės sė Gjergj Elez Alisė: Tym pėr tym
ka i dash tė pjekun, ku vihet re menjėherė se kuptimi
i saj ėshtė shtėpi. Kėtė kuptim kjo fjalė e ruan edhe
te shprehjet: Ky katund ka dyzet tymna, ka dyzet shtėpi,
dyzet familje (FGJSH, 581), u danė tymnat shtėpitė,
pronat, po su ndanė vllaznit, tym nveti shtėpi
mė vete, etj. Pėr shkak se kjo fjalė ka edhe kuptimin e tymit
tė zjarrit, u mendua deri vonė se ėshtė njė sllavizėm. Megjithatė,
kohėt e fundit ėshtė vėnė me tė drejtė nė dyshim (.B. Demiraj),
sidomos pėr shkak tė evoluimit /i/ > /y/, qė ėshtė
mjaft i vjetėr dhe qė ka rrokur kryesisht latinizmat nė gjuhėn
shqipe. Por, si ndodhi qė kjo fjalė ta humbė kuptimin e fjalės
shtėpi. Meqenėse kjo fjalė ka njė fushė tė gjerė semantike,
sikur kemi provuar edhe pėr fjalėn gjellė tė shqipes,
kuptimi i kryehershėm i sė cilės qe jetė (khs. Gjella
e Shėn Mėrisė Virgjėr tė Jul Varibobės) dhe pėr tė cilėn
Skok mendonte se ėshtė sllavizėm, ėshtė e kuptueshme se ajo
humbi betejėn nė konkurrencė me fjalėn jetė, qė ka
njė fushė shumė mė tė ngushtė kuptimore, njė kuptim shumė
mė tė specializuar dhe mė tė veēantė. Kjo gjė mund tė thuhet
edhe pėr fjalėn tym/tim, e cila, duke pasur njė fushė
tė gjerė kuptimore, e humbi po ashtu betejėn nė luftė me fjalėn
shtėpi, qė ka njė kuptim shumė mė tė vaēantė, shumė
mė tė specializuar.
Fjalėn tym me kuptimin shtėpi ne e
gjejmė tė njė gjirie me sansk. dįmas shtėpi, tė av.
dami, tė arm. dun < *do:m shtėpi, tė gr.
dómos shtėpi, tė lat. domus id, tė sll.
sė vj. domu id (Delamarre, 61). Meqenėse nė shqipen
kjo fjalė paraqitet me trajtat tym/tim, kurse nė toponimi
me trajtat dim/tim, besojmė se rrėnja e saj indoevropiane
do ēuar te rrėnja *d(h)oimo, meqenėse grupi /oi/
dha edhe /i/ edhe /y/ nė fjalėt e fondit tė
saj indoevropian.
Sikundėr dihet, nė toponiminė latine-romane
dhe nė toponimet e ndryshme botėrore me kėtė origjinė, fjala
villa shtėpi, sipas parimit tė sinekdokės pars
pro toto, mori kuptimin e fshatit, po ashtu edhe fjala
shqipe dim/tim dhe trajta e saj mė e re tym
shtėpi mori po ashtu kuptimin e fshatit. Prandaj, po morėm
parasysh kėtė apelativ tė shqipes te toponimet DIMali
dhe BinDIMIola, qė kanė njė moshė shumė tė lashtė tė
dokumentuar, mund tė shtrohet lirisht dilema mos janė toponimet
latine-romane me fjalėn villa shtėpi njė interpretatio
romana i toponimeve iliro-shqiptare me apelativin dim/tim.
Por, megjithatė, kjo ėshtė njė ēėshtje e studimeve mė tė thelluara
krahasimtare, sidomos nė raport dhe me popujt e tjerė fqinjė.
Pra, jo vetėm latinė.
Nė kėtė shkrim ne do tė bėjmė pėrpjekje ti
ndriēojmė kėto toponime, sipas njė rendi alfabetik, duke treguar
kohėn e dokumentimit tė tyre, si dhe do tė bėjmė pėrpjekje
ti shpjegojmė edhe gjymtyrėt e tjera tė tyre.
BinDIMIola. Bindimiola
si toponim dėshmohet qė nė shek. VI tė erės sonė nė krahinėn
e qytetit Akue tė Panonisė, si emėr i njė fortese (Prokopi,
De aed. IV 4). Po nė kėtė krahinė ne gjejmė edhe toponimin
Braiola (po aty), sikundėr qė gjejmė edhe toponime
tė tjera qė kanė nė trup tė tyre gjymtyrėn ola. Ndeshim
pastaj edhe toponimin Konstantiola, qytet nė grykė
tė lumit Morava (Th. Simokata, VII 10,3), ku po ashtu kemi
gjymtyrėn e dytė ola. Edhe nė Dardani kemi emrin e
njė fortese Kekola, qė pėrmban po ashtu gjymtyrėn ola
(Prokopi, po aty). Tobola, qė gjithashtu pėrmban gjymtyrėn
e dytė ola, ėshtė njė toponim i dėshmuar nė sh. XV
nė Vilajetin e Moravės (Pulaha, 671). Meqenėse kėto toponime
dėshmohen kryesisht nė shek. VI tė erės sonė, ekziton dyshimi
i bazuar se nė to ka mundur tė ndikojė dukuria e njohur si
fonetizmi grek, evoluimi /r/ > /l/. Ubifikimi i
tyre, sidomos pozita e tyre gjeografike, mund tė vėrtetojė
nėse kėto toponime mund tė lidhen me Clevorėn, Korkorėn
dhe Bylazorėn antike (Velesin e sotėm) dhe tė pėrmbajnė
nė vete apelativin e shqipes ura < ora, sikundėr
toponimet Balvora dhe Bajgora. Emėrtimi turk
i kėtij qyteti, Bylazorės, si Köprü urė sikur e pohon
kėtė. Rrėnja dimi na ēon vetiu te kėrkimi i kuptimit
edhe tė gjymtyrėve tė tjera te shqipja. Megjithatė, gjymtyra
e parė bin-, nė toponiminė e Kosovės, dėshmohet te
toponimi mjaft i lashtė Binēė,dokumentuar qė nė sh.
XI, mė 1019 (A. Urosheviq, 12). Do shtuar se disa toponinme
tė Kosovės pėrmbajnė gjymtyrėn ull < -ola, si:
Banull, Kanaēanull, Murgull, Shipitull, etj.
Pėr lexuesit e interesuar rreth problemeve
onomastike, duhet tė theksojmė se profesori i ēmuar R. Ushaku
nė veprėn e tij mė tė re Hulumtime etnolinguistike, botuar
vjet, rreth toponimeve Bindimiola dhe Binēė,
ka njė mendim tjetėr.
BuDIMje. Edhe fshati
Budimje ėshtė dokumentuar nė defterėt osmanė qė nė sh. XV
nė trajtėn Budimilie, madje edhe si nahje (Huta, 174).
Pėr shkak tė evoluimi /li/ e /le/ > /j/ (khs.
fėmijė < lat. familia, rrėshajė <
lat. rosalia, si dhe nevojė < sll. nevolja)
u pėrftua forma e sotme Budimja, qė, veē nė toponimi,
ėshtė e pėrhapur mjaft shumė edhe nė patronimi. Me gjymtyrėn
e parė bu- < mbi ky toponim hyn edhe nė bashkėsinė
toponimike tė tipit: Bushat, Bushalė/Buzhalė, Buletin/Boletin,
Bugjan, etj.
DIMali. Dimali
ėshtė pa dyshim toponimi mė i lashtė nė bashkėsinė toponimike,
qė e kemi marrė nė shqyrtim. Dimali ishte njė qytet nė Iliri,
gjurmėt e tė cilit vihen re te gėrmadhat e kalasė sė Krotinės
pranė fshatit Allambres, rrethi i Beratit. Atė e shėnon si
Polybi (III 18,1 e 3; VII 9,13), si Livi (XXIX 12,3). Nuk
kanė munguar pėrpjekjet qė ky toponim i lashtė ilir tė shpjegohet
me apelativa tė shqipes di dy mal male.
Njė bashkėsi toponimesh me numėror ėshtė e pranishme nė toponiminė
evropiane, mbase, dhe botėrore. Por, sipas gjasash, edhe ky
topoim i lashtė ilir duhet ta ketė burimin te apelativi dim
shtėpi, meqenėse gjejmė njė numėr jo tė pak toponimesh,
ku gjymtyra e dytė ėshtė al. Kėshtu, kemi emrin e
qytetit trak Ankiali (Simokata, I 4,4), emrin e qytetit ilir
Bargala/Barguli (Liv XXIX 12, 13. Hierokli VIII 641,6),
Cibali, qytet nė Panoninė e Ulėt (Eutropi, X 5,1.),
etj.; qė tė gjitha kėto toponime kanė gjymtyrėn e dytė al,
sikundėr Dimali. Pėr mė tepėr, kėtė gjymtyrė e ndeshim
edhe tek hidronimi Bregalnica < Bergal+nica.
DIMInica. Nė regjistrimet
osmane ky ojkonim ėshtė i dokumentuar si Dimēe dhe
Diminice qė nė sh. XV. Ėshtė hera e parė qė shfaqet
si gjymtyrė e parė, zgjeruar me prapashtesat ēe dhe
nica. Ėshtė e vėshtirė tė dihet se cila nga variantet
ėshtė mė e vjetėr. Nė dokumentet sllave nuk e kemi gjetur
tė regjistruar (Urosheviq). Gjasėt janė qė trajta me prapashtesėn
sllave nica tė jetė mė e vjetėr, sepse prapashtesa
ēe ėshtė turke. Prandaj, shikuar historikisht, duket
se kjo trajtė ėshtė mė e lashtė.
GaDIME. Ky fshat
nė rrėzė tė malit Zhegovc, meqenėse ėshtė mjaft i vjetėr dhe
pati njė zhvillim, me sa duket, tė bujshėm, u degėzua nė Gadimen
e Epėrme dhe Gadimen e Poshtme. Ky tip toponimesh
ka prototipin e vet te Moesia Siperior (Mezia e Epėrme)
dhe Moesia Inferior (Mezia e Poshtme) tė botės antike.
Nė dokumentet sllave pėrmenden po ashtu si dy Gadime, kur
Vuk Brankoviqi ia fal manastirit tė Hilandarit ob Gadimli
(Urosheviq, 42). Emėrvendi Gadime del i dokumentuar edhe nė
dokumentet osmane (Pulaha, 702). Gjymtyra e parė e kėtij toponimi,
ga- ėshtė identike me atė tė Gallapit. Kjo na bėn tė
mendojmė se do tė duhej tė kishte ekzistuar edhe toponimi
Dim(e) nė kėtė zonė tė banuar qė nga kohėt mė tė lashta
tė njerėzimit, sikur e vėrteton edhe shpella e gjetur po nė
kėtė vend. Sa mund tė jetė kjo gjymtyrė njė formė e sonorizuar
e parafjalės sė shqipes kah (khs. nga < n+ka,
trajta toske e pahiatizuar), mbase, tash pėr tash, ngel njė
ēėshtje e hapur, ndonėse nė antikė ndeshim toponime latine
tė krijuara me kėtė parafjalė, pėrkatėsisht pėrgjegjėsen latine
apud nga, kah (Apripa < lat. Apud Ripa,
krahas Postriba < Post Ripam nė Malėsi tė Madhe,
krahas Rripės nė Gjakovė, Repės < Ripa nė
Podujevė, etj.).
NeroDIMje. Edhe Nerodimja,
si emėrvend, shfaqet e degėzuar nė Nerodimja e Epėrme
dhe Nerodimja e Poshtme, duke krijuar njė nėnbashkėsi
toponimike me Gadimen e Epėrme dhe Gadimen e Poshtme.
Nė kėtė nėnbashkėsi bėn pjesė edhe S(t)udimja e Epėrme
dhe S(t)udimja e Poshtme, pėr tė cilėn do tė flasim
mė poshtė. Ky toponim, sipas gjasash, duhet tė ketė dalė nga
hidronimi omonim, sepse gjymtyra e tij e parė asocionion vetiu
me Nerseusin, tė birin e Pontit, kuptimi i tė cilit
ėshtė det i thellė, si dhe tė bijat e tij, nereidat
nimfat e ujėrave. Pėr shkak se zgjon asociacione negative
ky toponim nė gjuhėt sllave, nė njė akt tė mbretit Milutin
ajo quhet Rodimlja, kurse nė krisobulėn e Deēanit Porodimlja,
kurse edhe nė dokumentet italiane, dy pėrkthime tė dokumenteve
tė Dushanit pėr raguzianėt, shkruhet si Nerodimle (Urosheviq,
34). Haset edhe nė dokumentet osmane si Gorna Nerodimle
(Pulaha, 673). Mendojmė se i njė gjirie semantike me tė ėshtė
edhe emri i lumit Neretva nė Bosnjė.
NikoDIMI. Nikodimin
nuk na ka rėnė ta gjejmė nė dokumentet sllave, kurse nė ato
osmane e gjejmė Nikodim (Pulaha, 665) si pjesė tė Nahijes
sė Moravės (pjesa e haseve) mė 1455. Me gjymtyrėn e parė ai
sajon nėnbashkėsi me toponimin e dėgjuar antik, Nikopolis,
qytet nė Epir, Preveza e sotme (Anonimi i Ravenės, IV 8, V
13). Sipas gjasash, gjymtyra e parė duket tė jetė apelativi
i greqishtes nikea fitore, i cili sajon njė familje
tė tėrė edhe antroponimike: Nikoandros fitorja e njeriut,
Nikostratos ushtri e fitores, Nikomachos betejė
e fitores, etj. Gjymtyra e parė e kėtij emėrvendi haset edhe
te toponimet Nikaj-Mėrtur nė Malėsi tė Gjakovės, te Nikshiqi
nė Mal tė Zi (Ajeti), te Nikshina Kulla (Pulaha, 695), etj.
ReTIMe. Me formėn
e saj desonorizuese a ēzėshmuese, Retimja krijon nėnbashkėsi
toponimike me Shtimjen. Pėr kohėn e dokumentimit tė
saj ėshtė e vėshtirė tė flitet, sepse nuk e kemi ndeshur as
nė dokumentet sllave, as nė ato osmane.
SuDIMe. Nė dokumentet
sllave nuk kemi ndonjė burim mė tė hershėm rreth kėtij emėrvendi.
Nė popull dėgjohet edhe trajta sllavizuese S(t)udime.
Nėse marrim parasysh shpjegimin tonė rreth toponimit Vushtrri
nga njė trajtė latine B(v)u+Subterraneum, si dhe se
ky fshat ndodhet jo mė larg se dy kilometra nga Vushtrria,
atėherė ėshtė i gjasshėm pėrafrimi i kėtij toponimi me njė
trajtė tė mbindėrtuar nga Su(b)dime, duke krijuar kėshtu
njė binaritet opozicional me Budimjen.
ShteDIM. Edhe emėrvendi
Shtedim, ndonėse mė i pėrhapur se toponimet e tjera:
e hasim si nė Podujevė, po ashtu edhe nė Rugovė, nuk ka ndonjė
moshė tė madhe dėshmmi historik, por kjo nuk do tė thotė a
priori se edhe nuk ėshtė toponim i vjetėr.
(Kur jemi te Rugova, me kėtė hov po
theksojmė njė mendim tonin se ky toponim duhet tė rrjedhė
nga apelativi i shqipes rrugė, zgjeruar me fjalėn turke
ova fushė ose prapashtesėn mbiemėrore ova,
meqenėse nė tė folmen e saj vihet re shqiptimi i geminantes
rr si r. Pėr mė tepėr, kur ky toponim njihet
nė dokumentet osmane dhe si Rugova derbend Gryka
e Rugovės.)
Historikisht janė tė dėshmuara zakonisht emėrvendet
qė kanė ndonjė peshė historike, stacionet rrugore, qytetet,
hidronimet, oronimet, etj. Mund tė dyshohet me tė drejtė se
gjymtyra e parė mund tė ketė lidhje me Shtojin e Malit
tė Zi dhe Shtovilin e Rugovės (Shtupeēin e sotėm),
falė njė disimilimi o i > e i. Megjithatė, kuptimi
i tij do ndriēuar edhe mė tej.
ShTIMje. Shtimja
si toponim dėshmohet shumė herėt historikisht. Pėrmendet nė
njė dokument tė Dushanit pėr manastirin e Shėn Arkangjelit,
si ou Ētimli, vie Ētimlje. Nė librin e Mikel Llukarit
pėrmendet si Stimla (Urosheviq, 158). Gjymtyra e parė
e kėtij vendbanimi, qė shtrihet nė rranzė tė Cerrnalevės,
me sa duket, duhet tė jetė njė parashtesė intensifikuese e
shqipes (khs. shkurt < lat. curtus i shkurtė,
shfryj, krahas fryj, etj.).
Pėr nga mėnyra e zgjedhimit, disa toponime
ndjekin tipin e emrave pamje, -ja, kurse disa tė tjera,
qė nuk marrin nė rrokjen e fundit njė li ose le
nė formėn e dokumentuar, sipas tipit lule, -ja dhe
njė pjesė sipas zgjedhimit tė emrave folojorė, zgjedhim,
-i.
Burimet kryesore:
Atanasije Uroević, Toponimi Kosova,
SANU, Beograd, 1975.
Eqrem Ēabej, Studime gjuhėsore, III,
Rilindja, Prishtinė, 1976.
Fjalori i gjuhės shqipe,
Rilindja, Prishtinė, 1974.
Idriz Ajeti, Studime gjuhėsore nė fushė
tė shqipes, I, Rilindja, Prishtinė, 1982.
Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė, Rilindja, Prishtinė, 1979.
Pėrparime Huta, Fshati nė Sanxhakun e Shkodrės
nė shekujt XV-XVI, ASH e RPS tė Shqipėrisė, Tiranė, 1990.
Ruzhdi Ushaku, Hulumtime etnolinguistike,
UP, Prishtinė, 200.
Selami Pulaha, Popullsia shqiptare e Kosovės
gjatė shekujve XV e XVI, ASH e RPS tė Shqipėrisė, Tiranė,
1983.
X. Delamarre, Le vocabulaire indo-européen,
Paris, 1984
|