|
Onomastikė
Metateza e likuideve dhe evoluimi /ti/>/ē/
Abdullah Konushevci
Disa toponime tė Dardanisė nė dritėn e rregullave tė
fonetikės historike sllave fitojnė kuptimin e tyre tė vėrtetė,
qė morėn formėn e sotme me ndėrmjetėsimin e hetueshėm tė gjuhėve
sllave tė jugut
Metateza e likuideve, dukuri kjo e njohur
fonetike e gjuhėve sllave tė jugut, sikundėr dhe evoluimi
/ti/>/ē/ ka prekur njė numėr tė madh toponimesh tė Dardanisė.
Nga mė tė parat, ne do tė pėrmendim Rashėn, kryeqytetin
e dikurshėm serb, dhe formėn e saj tė dokumentuar, antike,
Arsa, ku vihet re si ndėrmjetėsimi i shqipes me evoluimin
/s/>/sh/, po ashtu edhe ndėrmjetėsimi i sllavishtes
me metatezėn a r > r a.
Po kėtė dukuri e gjejmė tė dėshmuar
edhe pėr emrin etnik tė shqiptarėve, qė nė dokumentet e para
sllave del si raban ose nė formė
mbiemėrore rabanashki pėr arban dhe arbanashki.
Po ky tip i metatezės, kujtojmė, ka prekur edhe toponimin
Prugovc, tė cilin ne e gjejmė tė dalė nga njė trajtė
shumė mė e hershme e burimit gjermanik Purgovc, ku
bie sheshit nė sy ndikimi i kulturės sase, se fjala purg/burg
kishte kuptimin kėshtjellė, qytet. Kėtė bindje na
forcon edhe mė shumė fakti se ky fshat ndodhet nė njė zonė
tė ndikimit tė fuqishėm latin dhe katolik njėkohėsisht, ndaj
ėshtė e natyrshme qė aty kėta xehetarė tė dėgjuar tė Mesjetės
tė kenė krijuar edhe enklavėn e tyre, meqenėse pėr ta ky ishte
njė ambient mė i sigurt dhe mė familjar.
Dijetari sllav Milivoj Pavloviq nė punimin Les coincidences
toponymiques en France
et en Illyricum (GJA, IAP, nr. 1,
1968, f.24) mendon se ky lloj i metatezės ka rrokur edhe oronimin
Radan qė korrespondon me Ardennes,
Silva ardenna nė Galinė veriperėndimore, pastaj ai sjell
toponimin Arde, hidronimin Ardeche, etj.
Bazėn Ard pa ndėrmjetėsimin gal ai e gjen te
hidronimi Ardea (nė Rumuni), Arda nė Bullgari
dhe Radika (nė Maqedoni).
Megjithatė, duke marrė parasysh topografinė e disa vendbanimeve,
qė shtrihen kryesisht rrėzė malesh, ne mbrojmė mendimin se
toponimet, qė hasen nė trojet shqiptare, si: Radavc, Radoniq,
Radishevė, Radashevc, Radikė, Radushė gjajnė tė jenė mė
parė nga baza latine radix, -icis rrėnjė. Pra,
vendbanime tė vendosura nė rrėzė tė maleve pėr dallim nga
ato qė janė tė vendosura rrėzė ose nė gryka lumenjsh, nė fusha,
nė kodra, etj.
Megjithatė, po tė pranohet se kėto janė forma me metatezė,
atėherė baza e tyre do kėrkuar te mbiemri latin
arduus i rrėpirėt, fig. i mundimshėm, i rėndė, por
pozita e tyre gjeografike nuk na lejon tė sjellin njė pėrfundim
tė tillė. Ndryshe qėndron puna me Ardenicėn
(khs. Kodrat e Ardenicės), qė nuk iu
shtrua metatezėz sė likuideve dhe qė mund tė ketė me siguri
lidhje gjirie me bazėn *ard- kodėr tė gjuhėve kelte,
zgjeruar me kunglitinatin e prapashtesave en dhe ica.
Po kėsaj familjeje duhet ti
takojė edhe emri i kėshtejllės sė fundit tė qėndresės ilire,
Ardubės (khs. toponimin Kordoba nė Spanjė, si
dhe Gelduba nė Holandė). Kėtė mendim
e shpreh edhe H. Krahe, kur flet pėr emrat keltė nė nomenklaturėn
e emrave gjeografikė tė Ilirisė.
Prapashtesa en dhe evoluimi i saj nga forma mė e
qėmoēme -and
Mund tė thuhet se me prapashtesėm en nė toponiminė
shqiptare u krijua njė bashkėsi e tėrė toponimesh: Shkėlzen,
m., Luboten, m., Gruden, fsh.,
Goden, fsh., Lepen/c/, l., Pėrlepnica,
f. e l., Eren/ik/, l., ku ne shohim reduktimin e gjymtyrės
and > end > en (khs. Prizren < Prizrend
< pri- + Theranda, Pren < Prend, parmenė <
parmendė, lenė < lendė < landė, ven < vend
etj.). Pra, jo njė prapashtesė sllave, siē duket nė tė parė. Pėr mė tepėr, kjo prapashtesė, kryesisht toponimike, ka paralele tė
saj nė gjuhėt gjermanike (khs. ang. end fund, skaj),
si dhe nė gjuhėn sankskrite anta. Kjo dukuri
mund tė lidhet me traditėn e kufizimit tė njė visi, tė njė
vendbanimi, tė njė mali
ose dhe tė njė lumi.
Njė tip tjetėr i metatezės ėshtė edhe ai e l > l
e, i cili, nė Dardani ka rrokur toponimet Lebanė
< Elbanė (khs. bazėn e kėtij toponimi te Elb
+ - as + -an), hidronimin Lepens < Elbenės (khs.
hidronimin Elba nė Gjermani, etj.) si dhe te Livoē
(Anamoravė), njė trajtė e dokumentuar mė herėt si Levaē,
qė M. Popoviq e gjen me tė drejtė tė dalė nga Helvetia
me deaspirimin dhe kalimin /ti/ > /ē/. Kėtė
fakt sikur e pohon edhe toponimi nė trajtėn turke Svircė
< Isvirēe Zvicėr. Po
ky evoluim /ti/ > /ē/,
na thotė mendja, ka rrokur edhe toponimet Hoēa e Madhe
dhe Hoēa e Vogėl, pėrftuar nga trajtė mė e hershme
Hotia, qė lidhet me fisin shqiptar tė Hotit. Hoēa
e Vogėl janė tė gjithė tė fisit Hot, kurse Hoēa e Madhe,
meqenėse iu dhurua kishės si pronė,
u popullua nga elementė sllavė, kurse elementėt shqiptarė
u shpėrngulėn nė Krushė. Si Hoēa e Madhe
dhe Hoēa e Vogėl, po ashtu edhe Krusha e Madhe
dhe Krusha e Vogėl u ndėrtuan sipas prototipit antik
Polti Maior (Pulti i Madh) dhe Polti Minor (Pulti
i Vogėl).
Nė njė formė tė deaspiruar dhe pak a shumė
tė sllavizuar tė emrit tė kėtij fisi si bazė motivuese ne
e gjejmė edhe te fshati Uēė (dokumentuar si Oēa),
kurse nė Tetovė te Otla, sajuar nga prapashtesa zvoguluese
ėl.
Drenica apo Dernica?
Te hidronimi Drenica, nga e mori emrin kjo zonė, ne
shohim njė trajtė shumė mė arkaike nga ajo e sotme, e cila
del dytėsore, pasi ėshtė pėrftuar
nga metateza e likuideve e-r > r-e. Ky lloj i metatezės
preku edhe toponimin e dėgjuar mesjetar Breuernik >
Bervenik > Bėrvenik, pastaj Berkocin > Brekoc,
Smerkovnica > Smrekovnica etj. Sipas
A. Llomės, Sredksa ėshtė njė formė me metatezė e Serdikės
antike. Prandaj forma e saj e qėmoēme
ėshtė Dernica dhe mendimi i deritashėm se emri i saj
lidhet me sll. dren
thanė del
i paqėndrueshėm, sepse nuk dihet deri mė sot, qė ndonjė lumė
mori emrin nga ndonjė dru a pemė. Pėr numrin e madh tė toponimeve
me fjalėn *darn > dern > djerr edhe nė toponiminė
sllave, le ti shohim disa: Derdjina te Dubrovniku, der m (Perast) dero (Rab);
djer (Crmnica, Budua, Ljubisha, Tivat, Prēanj); Deraē,
lokalitet te Bogdashiqi, tė cilat lidhen me njėlloj toke ngjyrėverdhė,
njėlloj lėndine as dhé, as gur, qė nuk ėshtė e pėlleshme,
ku rritet ulliri.
Tė gjitha kėto
P. Skoku i shpjegon nga fjala shqipe djerr, formėn
e kryehershme tė sė cilės e paravendon me tė drejtė nga njė
*darno/derno > djerr.
Nga kjo formė, me parashtesėn intensifikuese sh- u pėrftua
edhe folja shtjerr thahet, subjekti: kroni, pusi,
lumi.
Kėto shpjegime na
japin dorė qė te makrotoponimi Drenica tė shohim ose
njė mbiemėr tė substantivuar nga togfjalėshi Lumi i Dernės,
ose tė shohim tek ai njė kuptim tė lumit tė tharė, tė shtjerrė.
Paralelizma tė kėtij hidronimi janė hidronimet
sllave Suha Reka, Suica. Ėshtė
pėr tu pėrqasur kėtu edhe Lumi i Vdekur (krahaso veprėn
omonime tė Jakov Xoxės).
Me njė fjalė, te hidronimi Drenica kemi tė bėjmė me
njė lumė pothuajse tė tharė, ujėrat e tė cilit, me sa duket,
filluan tė derdhen nė lumenj tė tjerė nėntokėsorė. Ėshtė ky
semasiologjikisht dhe semantikisht kuptimi mė i qėndrueshėm,
sepse lumi mund tė jetė i bardhė ose i zi, i turbullt ose
i qetė, i madh ose i vogėl, i bujshėm ose i tharė, siē tregojnė
edhe hidronimet e shumta: Drini i Bardhė, Drini i Zi, Llapi
(khs. lat. albus i bardhė), Mavriqi (gr. mauros
i zi), po dhe hidronimet sllave: Bistrica, Velika Reka,
Mala Reka, Suha Reka, Sushica, etj.
Prapėseprapė, nuk mund tė mohohet ndikimi i gjuhėve sllave,
sidomos pėr disa toponime, si Drenova, Drenovci,
qė, varėsisht nga prania e drurit tė thanės, edhe mund tė
kenė dalė nga baza sllave dren thanė.
Sipas gjasash, ėshtė ky rripi i
tokės, qė u njoht nė harta si Dardania deserta Dardania
e shkretė. Bazėn motivuese tė kėtij horonimi a
emri tė krahinės do kėrkuar te hidronimi Drenica, sikundėr
e provojnė edhe njė varg horonimesh tė tjera, si Llapi, Anamorave,
Anadrini (sll. Podrimja), Mati, Devolli, Luma, qė tė gjitha
motivuar nga hidronimet pėrkatėse.
Drenica, duke qenė zona mė konservative
e Kosovės, ėshtė e natyrshme tė ndryjė nė vete edhe njė thesar
tė ēmueshėm toponimik, tė paprekur nga ndikimet e huaja.
Pėr mė tepėr, si dėshmojnė dokumentet osmane
dhe sllave, ajo qe po ashtu e paprekur edhe nga pushtuesit
e huaj.
Palatalizimi i guturaleve
Njė dukuri tjetėr, e vėnė re edhe nga ky
dijetar, ėshtė palatalizimi i guturaleve nė gjuhėt sllave.
Kjo dukuri, mė duket, ka rrokur njė varg
toponimesh edhe nė Dardani. Kėshtu, emrin e malit Zhegovc
ne e gjejmė tė palatalizuar nga Geg+ovac (khs. Malet e Berishės, si dhe Malet e Zhegovcit), sikundėr qė emrin e fshatit
Zhegėr ne e gjejmė po ashtu tė palatalizuar nga trajta
Geg + -ėr (lidhur me prapashtesėn e shumėsit ėr,
krhs. Arb+ -ėr, Bosh + -ėr + -an,
trajta e sotme Pozharan; Pip + - ėr, etj.),
meqenėse kėto emėrtime nuk do tė thonė gjė nė gjuhėt sllave.
Mendoj se ky palatalizim ka rrokur
edhe emrin e Zetės < Zenta < Genta, si dhe emrin
e Rozhajės < Rogajė, sajuar nga prapashtesa shqiptare
ajė.
Kam frikė se kjo dukuri ka prekur edhe toponimet Zhabar,
Zhilivodė (khs. gilanė tokė ujėse), por jo edhe ato qė gjejnė shpjegim me fjalėt sllave, sikundėr ėshtė
toponimi Zhitia e ndonjė tjetėr.
|