HERALDIKA SHQIPTARE
Studiuesit janë të mendimit se në Ballkan
së pari tek arbërit filloi të praktikohet heraldika.
Heraldika si disiplinë e ka fillimin e praktikimit në
Europë në shekullin e XI, kohë kur filluan
të kristalizohen rregulla në paraqitjen e simboleve
në armët ushtarake, vulat dhe flamujtë e feudalëve,
shteteve e kualicioneve ushtarake. Këto rregulla fillesen
e kanë në karakterin praktik, që të lehtësonin
identifikimin e forcave ushtarake në fushat e bëtejës
ku simbolet që mbanin në mburoja dhe në flamurët
e tyre e bënte të lehtë njohjen e reparteve
ndermjet tyre dhe kundërshtarit dhe lidhjet me komandantët
e tyre. Këto simbole që në fillim u praktikuan
për qëllime identifikimi më vonë u zhvilluan
edhe në drejtimin artistik të tyre dhe në momentin
që ata filluan të krijonin rregullsi njohje e individualiteti
të feudalëve, shtetëve etj. kjo tërësi
rregullash u kristalizua në disiplinë e cila duhej
njohur nga bashkëkohasit për nevojat e organizimit
politik, ushtarak e shoqëror.
Kjo disiplinë u emërua "heraldikë"
nga emri i atij personi që kishte detyrë të
njihte këtë rregullsi tek fqinjët, eprorët
e feudalit që i sherbente, të vasalëve të
tij dhe të mbretit nga i cili varej. Heraldi kishte detyrë
të drejtonte ceremonit e oborreve, të mbante të
vizatuara emblemat, vulat dhe flamujt e të gjithë
atyre që kishin të bënin me zotin e tij. Emblemat
heraldike ishin tashmë të percaktuara qartë
në ndryshim nga periudha paraardhëse ku kushdo pa
një rregullsi mbante simbole të ndrytshme si në
kohë dhe territor, por edhe brenda të njëjtit
formacion politik e shoqëror. Emblemat ndryshonin, por
tashmë me rregullsi dhe të shpallura publikisht.
Ndryshimet bëheshin për arsye të zgjerimit
ose zvoglimit të territorit, të vasalitetit në
të cilin i perplaste jeta, nga lidhjet me krushqi, nga
aleancat dhe nga ndarja e një dere në dy apo më
shumë degë. Në Shqipërinë mesjetare
kemi raste nga të gjitha këto raste të ndryshimit
në vazhdimsi të emblemave. Nga martesa e Andrea
Topisë ndryshoj stema e tij duke perqafuar edhe simbolet
e mbretërisë së Francës, dhëndërr
i të cilit u bë, me njohjen e derës së
muzakajve titulli despot ajo futi në perdorim elemente
të simbolit perandorak, shqiponjën dykrenare, të
cilës i shtoi yllin gjashtëcepash të Balshajve
nga kishte varësi. Në këtë vazhdë
nipi i Skenderbeut, i cili u hyri në hierarkin kishtare
u detyrua që simboleve të emblemës trashëguese
të i shtojë dhe trekëndëshin, simbol i
trinisë së shejtë dhe ndryshime në ngjyra
etj.
Në trojet shqiptare heraldika u zhvillua dhe praktikua
që në fillimet e saja në Europë si rezultat
i kontakteve me ushtritë europiane të kryqzatave
që zbritën në bregdetin Adiatik. Këtë
fakt e kanë pranuar studiuesit e heraldikës, por
e kemi të mbështetur dhe me dëshmi monumentale
heraldike. E shekullit XII është emblema heraldike
e shtetit të Arbërit e zbuluar në Gëziq
(Mirditë), po ashtu e kësaj periudhe është
emblema e vjetër e Muzakajve që mban një burim
uji dhe dy pishtarë. Për perqafimin e disiplinës
heraldike tek arbërit ndikuan shumë faktorë
ekonomik e kulturorë por po veçojmë vetëm
dy nga këto. Në këtë periudhë për
vetë pozicionin në të cilin ndodhet vendi ynë
njohu një zhvillim ekonomik e shoqëror. Në
një udhëpërshkrim të fillimshekullit XIV
shkruhet. "Vendi (Arbëria) ësht i ndarë
midis princave të vendit të cilët e sundojnë
vetë pa ju nenshtruar kerkuj...". Albanologu kroat
M. Shuflai shkruan: "...Nder tokat shqiptare heraldika
u perdor heret në ceremoni e kancelari... qysh në
kontaktet me Anzhuinët dhe kalorsit francez..."
Në drejtim të zhvillimit të artit në truallin
tonë në fillmin e mijëvjeçarit të
dytë kemi monumente kulti me vepra arti e mbishkrime
të gjuhëve greke e latine që pa u zgjatur tregonin
se vendi ishte në një lulzim të artit e kulturës
ku gjallëronin si ndikimet kulturore të perendimit
dhe të lindjes që njiheshin.
Për zhvillimin e heraldikës ndikoj edhe ndergjegjia
e arbërve si vazhduese e lashtë në trojet e
veta, ku ishin ruajtur në mitologji, tregime e gojdhana,
ornamente veshjesh etjer. simbole të parardhësve
që nga lashtësia të cilat të konkretizuara
ishin dhe në monumentet që ruheshin në çdo
cep të truallit tonë. Pra si popull kishim një
trashëgimi simbolesh shumë të pasur e cila
gjallonte në objekte të kulturës materiale
bashkë me shpjegimin mitik, ritual etj.
Nga ato të pakta monumente të fillimeve të
heraldikës shqiptare që ruhen shpaloset hapur se
kjo disiplinë njihej mirë me të gjitha rregullat
e saja që në shekullin XII dhe ishte frut i një
shoqërie që kishte oborre feudale me njerëz
me kulturë e artistë të nivelit të lartë
artistik. Emblema e Shtetit të Arbërit e shek XII
ishte e vendosur në një ansambël arkitektonik
me vlera artisitke dhe mbishkrimi që e shoqëron
është latinishte e sferave të larta kulturore
të kohës, dhe emblema është e një
cilsie që tregon dorën e një artisti të
vertetë.
Stema heraldike e Topiajve e shek XIV që ruhej në
manastirin e Shën Gjon Vladimirit, Elbasan (sot në
Muzeun Kombëtar Tiranë), është sipas gjitha
rregullsive heraldike që kishte kjo disiplinë në
atë përiudhë. Ajo është gdhendur
nga mjeshtëri vendas Dhimitër Spada, shoqërohet
me mbishkrimin në tre gjuhë: latinisht, greqisht
e sllavisht që tregon se edhe kasneci (heraldi) i kasaj
dere fisnike shqiptare ishte me një kulturë të
lartë dhe artist i vertetë.
Më që permendem fjalën stemë, duhet të
dimë që kjo kupton fazën më të lartë
të zhvillimit artistik e disiplinor të heraldikës,
Në fillim ishin përbërësë të
heraldikës vetëm forma e shqytit dhe simboli (një
ose disa) të paraqitura në ngjyra dhe më vonë
kësaj baze ju shtuan edhe elementë të tjerë,
po simbas një rregullsie të percaktuar. Tërësia
e këtyre elementëve dkorativo~artistik u quajtë
stemë. Por nuk ka heraldikë pa bazën e sajë
që është emblema (simboli) e cila i plotëson
kriterët disiplinore edhe kur është e vetme
pa shtesat e mëvonshme. Psh. i plotëson kerkesat
e heraldikës edhe emblema e Arbërit që ka vetëm
simbolin shqiponjë, po ashtu si dhe emblema e Topiajve
që ka simbolin në shqyt, helmetën, kreshtën,
kurorën, pëlhurën dhe pendët.
Në po këto shekuj heraldika u perqafua krahas klasës
së bujarve, edhe nga shtetet, qytetet, bashkësitë
shoqrore e fetare dhe artizanati. Vendi ynë njohu zhvillim
të heraldikës në të gjitha këto drejtime.
Monumentet heraldike që ruhen në truallin autokton
shqiptar janë të pakta për arsyet që dihen
p.sh pushtimi pesë shekullor osman zhduku qytete e dogji
krahina, por pushtuesit e armiqtë tanë kanë
punuar sistematikishtë për zhdukjen e këtyre
monumenteve që dëshmonin fazën e lartë
të qytetrimit të kombit tonë në mesjetën
e vonë. Nga pushtimi i serbëve në vitin 1912
u zhdukën tre emblema në kalanë e qytetit të
Lezhës, po nga trazirat e këtij fillim shekulli
u zhduken disa emblema nga muret e kështjellës së
Durrësit, gjatë gjysmës së parë të
shek. XX u zhduk emblema me shqiponjën dykrenare në
Jabllanicë (Kosovë), në vitin 1912 u grabitën
gurët e disa varreve monumentalë nga serbët
në periferi të Tetovës, gjatë trazirave
të vitit 1997 u zhduk emblema e Shtetit Shqiptar të
Skenderbeut në portën e kështjellës së
Himarës e mundet të rendisim dhe fakte të tjera
të njohura. Per fat na janë ruajtur në truallin
tonë emblema e Skurajve, Engjëllorve, Topiajve,
e Kastriotëve, Gropajve, Shtetit të Arbërit
e disa emblema të tjera të gdhendura në gur
ose të pikturuara. e disa të tjera të pa identifikuara
nga studiuesit.
Nga faza e parë e zhvillimit të kësaj disipline
heraldika shqiptare sot njihen emblemat e fisnikëve Balsha,
Muzaka, Topia, Skuraj, Bue Shpata, Engjëllorët,
Bukja, Araniti, Buzezi, Dukagjini, Dushmani, Gropa, Himara,
Kopili, Matranga, Tribaldi, Zakarija, Spani etj. Nga dinastitë
arbërore kemi emblemat e Kastriotëve, të Shtetit
të Arbërit të shekullit XII dhe emblema e "Mretërisë
Shqiptare" nën sovranitetin Anzhuinëve e fundit
të shek. XIV etj. Zhvillimi i shoqërisë shqiptare
pësoi një frenim si rezultat i pushtimit otoman
që fisnikërinë shqiptare ose e përndoqi
nga atdheu, ose e detyroi të bëhej vasale të
Portës së Lartë, e cila nuk njihte as nuk lejonte
heraldikën. Në këto shekuj robërie si
e gjithë kultura kombëtare pësoi goditje edhe
heraldika e cila ishte faktor dhe tregues i zhvillimit kulturor
e shoqëror i kombit tonë përkrah vendeve europiane.
Faza e dytë e heraldikës shqiptare është
e shekujve XVI~XVI kur afirmohen në ngjarjet historike
pinjoj të dyerve arbërore në sherbim të
shteteve perendimore e në fusha të ndryshme kulturore,
shkencore e fetare të rilindjes europiane, të cilat
arritën ti ruajnë e të fitojnë tituj të
fisnikërisë. Disa nga këto dyer të para
shqiptare mbajnë tituj fisnikërie të trashëguara
nga atdheu si dera fisnike De Rada, Kladha, Maruli, Ralli,
Vlora, por nuk dimë për shekujt e mëparshëm
si ishin emblemat e tyre. Na shfaqen në këto shekuj
fisnikëria shqiptare e afirmuar e njohur nga oborret
e perendimit: Peta, Marmora, Makri, pasardhës të
Aranitëve e Muzakajve. Bokali, Basta etj, të cilat
u shquan në fushën ushtarake e administrative. Nga
dyert fisnike shqiptare u shquan në hierarkin kishtare
shumë pinjoi që ju a njohim emblemat të cilat
shumë elementë të simboleve i trashëguan
nga emblemat e paraardhësve të shekujve XIII ~XV
si Konstandin Kastrioti, Bogdani, Mekajshi, e disa të
tjerë që i fituan titujt më vonë si Vulgari,
Lapacaja, Parrino etj.
Në fushën e kulturës, shkencës e artit
u dalluan pinjoj të dyerve të vjetra shqiptare jashtë
trojeve të tyre dhe që trashëguan ose fituan
tituj fisnikërije dhe ju a njohim emblemat Gjon Gazullit,
derës Karajani, Maruli etj.
Zhvillimi ekonomik, kulturor e legjislativ i Arbërisë
në shekujt e para pushtimit otoman kristalizoj forcimin
e zhvillimin e shumë qyteteve shqiptare të cilat
disa kishin vazhdimsi që nga kohët e lashta si Shkodra,
Lezha, Durrësi, Prizreni, Janina, Ulqini, Berati, Janjeva,
Vlora , por krahas tyre linden e u zhvilluan në një
hap me qytetet e vendeve europiane edhe Danja, Zvaqi, Drishti,
Shurrdhahu. Me këtë zhvillim që patën
këto qytete arritën të kenë statutet e
emblemat e tyre. Nga këto ne sot njohim emblemat e qyteteve,
Shkoder, Ulqin, Lezhë, Artë, Zvaq (Shasi i sotëm),
Drisht etj.
Objekt studimi të heraldikës janë edhe vulat
që ishin të domosdoshme për aktivitetin e kancelarive
të oborreve e të shtetit mesjetar shqiptar. Nga
ato të dhëna të pakta, kjo edhe për mungesë
studimesh e gjurmimesh na janë ruajtur dhe kemi dëshmi
për këtë fushë që në literaturën
shkencore quhet sfragjistikë. Kemi dëshmi grafike
për vulën e Gjon Kastriotit, vulën e Gjergj
Strazimir Balshës dhe kemi dëshmi por nuk e njohim
paraqitjen grafike të tyre për vulën e qytetit
të Durrësit, të qytetit të Himarës,
të Ulqinit, Tivarit, Lezhës. Edhe gjatë pushtimit
turk vazhduan të ruajnë për koresdencën
e tyre vulat peshkopët si Bardhi, Mekajshi që në
emblemat e tyre kishin simbolin e derës fisnike që
i përkisnin etj. Por shumë e rëndësishme
në këtë drejtim është se njohim vulën
e Kryezotit të Shtetit Shqiptar të shekullit XV,
Gjergj Kastrioti Skenderbeu, e cila ruan edhe simbolin e flamurit
tonë kombëtar. Nga Kuvendi i Dukagjinit i vititeve
1601 ~ 1602 ku morën pjesë perfaqsues nga 13 krahina
që nga Kosova, Dukagjini, Shpati e Myzeqeja në përpjekje
për çlirim nga pushtuesi, aktet i vulosën
me vulën e cila na ëshë ruajtur forma grafike
e sajë. Ajo ka mbishkrimin: "Sigillum Regni Macedoniae
et Albaniae", Vula e Mbretërisë Maqedonisë
dhe Shqipërisë e cila ka edhe ajo në mes shqiponjën
dykrenare të trashëguar dhe bashkudhëtare e
shqiponjës së flamurit të kombit tonë.
Në mesjetë dyert fisnike kishin dhe flamurët
e tyre që kryesishtë kishin të njtëntin
simbol si emblemat heraldike. Me krijimin e Shtetit Shqiptar
nga Kuvendi Shqiptar i Lezhës me 2 mars 1444 edhe kombi
ynë unifikoj e njohu si flamur të tij flamurin që
deri ahere ishte i dinastisë Kastrioti. Në luftë
të gjithë reparetet e fisnikëve shqiptar mbanin
flamurët e tyre por në ballë të luftës
e të ceremonive të tjera ishte flamuri i mbarë
kombit. Simbas hulumtimeve dhe dëshmive akivore shqiptare
dhe të huaja flamuri kombëtar shqiptar megjithse
i ndaluar nga pushtuesit u ruajt e praktikua në ngjarje
hiistorike të krahinave të atdheut tonë pa
nderprerje deri më 28 nëntorin e 1912.
Në drejtim të heraldikës së bashkësive
arizanale shqiptare mesjetare shpesh permenden në dokumente
e udhëpershkrime se bashkësitë e ndryshme të
qyteteve kishin flamuj të veçantë, Njohim
konkretishtë emblemat e hekurpunuesve të Pejës,
të tabakëve (lëkurpunuesve) të Elbasanit
dhe emblemën e mjeshtërve të punimit të
armëve në Hajmel (Shkoder).
Nga shoqatat e klubet kulturore, atdhetare e botuese të
periudhës së rilindjes njohim shumë emblema
si nga ato brenda dhe jashtë atdheut nga fotot e botimet.
Për fat na ruhet e qëndisur e krijuar nga Marubi
emblema e Klubit Gjuha Shqipe e vitit 1908.
Sot nuk kemi tekste të shkruara në gjuhën shqipe
për shekujt XII ~ XV që të njohim terminologjinë
e kësaj disipline të popullit tonë. Por nga
gjuha e folur dhe të periudhës kur shqipen e kemi
të dokumentuar kemi pasuri dhe terminologji të pasur
shqiptë.Në zonat e thella ku pushtuesit kishin pushtet
të kufizuar kemi në perdorim për disa pinjoj
të dyerve fisnike kemi fjalën Zoti, zotërinjët
(p.sh. Zotnit e Iballes), që gjuha e jonë i përdor
për të cilësuar dyert e para. Tek xhupeta e
veshjes popullore të Mirditës dhe Matit është
e ruajtur e qëndisur emblema e Kastriotëve dhe quhet
"maroja", që ruhet bashkë me emrin e mburojës
ku vendosejPjestarët e dyerve të mëdha si na
e dokumenton edhe F. Bardhi por edhe goja e popullit quhen
"fisnik" e "bujar". termi bujar është
ruajtur deri sot tek arbëreshët e Italisë në
formën "buljar".Termi "kasnec" është
i gjuhës shqipe dhe i përgjigjet termit të
përdorur në Europë "herald". Ky term
është me shumë rëndësi e tregues
se qysh në fillimin e praktikimit të heraldikës
në Arbëri ekzistonte terminologjia në gjuhën
tonë për këtë disiplinë. Nga Bogdani
kemi termin "shqyt" për mburojën, dëshmi
që verteton që edhe fjalët e huazuara shqipja
ja kishte pershtatur strukturave morfologjike të saja.
Emblema shqiptare të shekujve XII ~ XV ruhen në
katalogje të ndryshem të arkivave privat e shtetëror
të Europës të cilat shumë pak janë
të njohura.
Heraldika shqiptare është pak e studiuar, deri tashmë
vetëm sa janë bërë hapat e para.
Jaho Brahaj.
. Literatura:
Skiroi, Zef, ~ Te Dheu i Huaj, Palermo, 1900.
Matkovski. A, Stemat Shqiptare në të Kaluarën,
Revista Gjurmime Albanologjike, Prishtinë, 1969, Nr 2,
f. 89~156.
Nimani, Shuqri, ~ Trojet Shqiptare në Harta e Stema,
Rilindja, Prishtinë, 1996.
Brahaj, Jaho, ~ Emblema Shqiptare~Gjurmime Heraldike, Tiranë,
1997.
|