Pasaktësi dhe sajesa në një
faqe interneti për Flamurin kombëtar shqiptar.
Duke vizituar në internet faqet që
flasin për kulturën dhe traditat e kombit tonë,
u gëzuam që pame edhe një faqe që permblidhte
flmujt tonë kombëtarnë vazhdimësinë
kohore.
Duke falenderuar këtë firmë tregëtare
(www.CRWflags.com) për interesin që paraqet për
simbolin e kombit tonë, nuk mundet të rrimë
pa saktësuar që në këtë faqe kemi
krijime kryekëput të pa sakta. Nuk konkludojmë
se a bëhet me qëllime dashakeqëse apo janë
krijime e sajesa vetëm për tregëti, nga që
kjo faqe qenka reklamë për shitje flamujsh.
Së pari po permendim se ka të sajur një flamur
apo shenjë që gjoja e paskan perdorur besimtarët
islamik shqiptar në kohën e pushtimit turk, që
është sajesë në bazë të ngjyrave
e shenjave të flamurit grek (!?) e të simboli perandorak
turk (!?). Po ashtu edhe një tjetër shenj e popullatës
jo islame shqiptare po për këtë periudhë.
Të dyja këto shenja janë veçse sajesa
pa asnjë burim dokumentar historik. Si duket ato që
i propogandojnë e sajojnë nuk kanë as njohurit
fillestare që asnjëherë nga shqiptarët
nuk janë përdorur tre shirita me ngjyra si shenjë
kombëtare.
Që nuk kanë as njohuritë ma
elementare e fakton edhe i ashtuquajturi "Flamur i Pavarsisë
Shqiptare 1912", ku flamuri i paraqitur në këtë
faqe është larg të vertetës së dokumentuar.
Pa u zgjatur në shumë gabime e sajesa
pa asnjë bazë të realitetit, dhe flamuri shqiptar
i komunistëve shqipëtar (që pë kohë
të gjatë u bë flamur shtetëror Rep. së
Shqipërisë) është paraqitur grafikishtë
gabim. Nuk do flasim për përiudhën 1924 - 1939
që nuk ka asnjë bazë reale, kurse për
periudhën e parë të pushtimi fashistë
italian, emblema shtetërore është paraqitur
si flamur. Ja vlen të theksojmë se na bind plotësisht
fakti që paraqitësit e kësaj faqeje interneti
nuk kanë as njohuritë më elementare historike
për flamujt historik shqipëtar, kur shohim që
emblema e qytetit Shkoder e krijuar në vitin 1994, vendoset
si flamur i Shkodres, per të mos folur që edhe Republikës
së Korçës nuk i jepet viti i saktë.
Vemendjen na e terheq paraqitja kater herë e flamurit
të Vorio Epirit (nuk dua të paragjykoj në interesin
e tepruar në këtë periudhë dhe për
paraqitjen e kësaj krijese administrative që nuk
e njohu asnjë shtet bashkëkohës).
Pa paragjykuar qëllimet e krijimit të
kësaj faqeje në internet, i vlerësoji për
interesin që kanë për simbolin e kombit tonë,
por I këshilloi të gjithë ato që janë
të interesuar për vazhdimsinë në histori
të simbolit tonë kombëtar, se kjo faqe është
me gabime dhe me sajesa pa baza historike.
Këtë vit perkujtimor të 90-vjetorit
të Pavarsisë Kombëtare është pergaditur
një monografi për flamurin kombëtar Shqipëtar,
dhe shpresojmë se do sigurohen mjetet financiare që
të botohet në muajin shtator. Mbetet të shpresojmë
Jaho
Brahaj.
Mars, 2002.
Diskutoni
kete teme tek Albforumi
|