Miremengjes Shqiperi.
Fillimi Email Forum Chat Kontakto  
 

Ne vijim te nje korrespondence me te nderuarin z.Agim Doçi persa i perket temave Historike qe ne trajtojme ne shqiperia.com morem dhe emailin me poshte i cili trajton ne menyre te plote dhe te mbeshtetur sakte prejardhjen e emrit "Ballkan" qe edhe me pare eshte trajtuar ne faqen tone ne formen e nje hipoteze nga z. Nezir Myrta. Falenderojme z. Daçi per materialin dhe per gatishmerine e tij ne mbeshtetjen ne te ardhmen me te tjera materiale.


I nderuar "webmaster,"
Postën e hapa sot në mëngjez, dhe nga të gjitha mesazhet e ardhura, atë që lexova të parin me kënaqësi, ishte ay i ardhuri nga ana e Juaj. Po ua dërgoj përsëri materialin, që bën fjalë për gadishullin ballkanik, i cili deri në kapërcyell të viteve 1780 quhej Gadishulli Ilirik. Emrin e ri, e ka marrë nga fakti që popujt grindavecë dhe sherraxhinj të këtij gadishulli në këmbë të maleve të shteteve të tyre, copëtuar sipas orekseve të fqinjëve, ushqenin "male inatesh" midis tyre(!). Pra shqiptarët, mbanin në bark një "mal inati" për serbët, grekët një "vargmal inati" kundra nesh, ndërsa serbët "alpe inatesh" kundra shqiptarëve - pasardhësve autoktonë të ilirëve të lashtë. Një vizitor që vjen për herë të parë në këtë gadishull, has edhe në bisedat e thjeshta me "ballkanasit" mllefe dhe inate pathollogjikë. Akademitë sllavo-greko-italiane, kanë shkruar me shkathtësi për shqiptarët e egjër, por historia shekullore tregon se në këtë gadishull i vetmi popull që nuk i ka shpallur luftë kurrë fqinjëve, por vetëm ka mbrojtur trojet e veta ka qenë populli ynë(!) Mirëpo, nëse akademikët e vendeve fqinjë kanë qenëtë shkathët, "akademikët" tanë me një servilizëm internacionalist, as nuk kanë marrë mundimin të informojnë publikun europian se ku janë kufinjtë tanë dhe kush janë ardhanakët. Sa keq!
Ja një fakt: në vitin 1959 kur do të vinte N.S. Hrushovi në Shqipëri, akademikët servilë shqiptarë shkruanin në "ZP" një artikull me titull "Miqësia tradicionale me popujt sllavë", ku për të vërtetuar këtë "miqësi" jepnin si fakt që KUMONA (këmbora) e kishës së VUNOIT (fshat që nuk flet askush greqisht) na paska qenë dhuruar nga Ekaterina e Rusisë(!!!)....E vërteta është se 300 çupa të bregdetit shqiptar kanë prerë gërshetat e tyre (bjondë) duke ua shitur artistokracisë ruse (për parruket e tyre) dhe me ato rubla e kanë blerë KUMONËN (këmborën)! Njëkohësisht duke shitur bile edhe kënà (baltë e kuqe tipike e bregdetit tonë) që të lyenin leshrat knjazët dhe knjazeshat ruse. E shikon pra sa turp?! Unë do të ju shkruaj vazhdimisht, sepse Ju jeni SHQIPËRIA!! Ndoshta kemi rrugë të gjatë për të bërë sëtoku! Shpresoj dhe premtoj! Temat historike apo ato kulturore unë i lëvroj me kënaqësi dhe në arkivën time modeste, kam fakte befasues. Do të ju rekomandoja që të merrnit edhe nga profesor Myslym Islami, apo prof. Pal Doçi që rastësisht është dhe xhacxhai im (por që ka një "minierë" arkivore).
Duke qenë mik personal i I. Kadaré-së, dhe "dhurues" i subjektit të romanit "Prilli i thyer"(disponoj vërtetim me nënshkrimin e Kadaresë që A. Doçi më ka dhuruar subjektin e "Prillit të Thyer"), njëherit si një nga njohësit më të apasionuar të KANUNIT TË MALEVE, (jo më i përgatitur sesa Pal Doçi dhe prof. Aurel Plasari), mendoj të çelim një rubrikë interesante me titull: "KANUNI në muzeum - LIGJA në fuqi!".
Për sot kaq! Më ktheni përgjigje Ju lutem sa më parë, dhe kjo do shërbejë si nxitje për të komunikuar më tej!
Vëllazërisht e sinqerisht Agim Doçi

ARKIVAT BOTËRORE PËR PROBLEMIN
SHQIPËTAR.

Për herë të parë përmendet ne 1808 nga gjeografi gjerman A.Zeune (cojne),emri i gadishullit të Ballkanit. Vjen nga turqishtja "ballkan-mal inati."
Mendojeni se sa dashamirës janë për njëri tjetrin ballkanasit ?
- Në vitin 1875 në Botimin e nëntë të Enciklopedisë Britanike si dhe në "Times" të Londrës 1878 nuk përmendet kurr Gadishulli Ballkanik,por Gadishulli Ilir (!) Nuk përmendet as në Fjalorin e Përgjithshëm Enciklopedik të shkruar në Paris më vitin 1879 nga Vivien de Saint Martin por përsëri gadishulli ilir.

- Studiuesi për Bizantin BURY - anglez përherë e përmend Gadishulli Ilir Nga del pra KOSOVA që qënka e serbëve kur pasardhësit e ilirëve jemi nè dhe vetëm nè.

- Në Vjenë më 1913 një studiues kroat Millan Shuflaj shkruan tek vëllimi i parë "Acta et Diplomata res Albaniae mediae actatis illustrantia " që të gjitha informacionet për këtë vend e për këtë komb na i japin vetëm armiqtë e Shqipërisë¨...(!)

- Ka nga shkrimet e normandëve të lashtë se kur erdhi në brigjet e Shqipërisë Robert Guiskardi , përdorej e shkruar gjuha shqipe ! Si neglizhentë të tillë shqipëtarët janë të vetmit popuj të lashtë të europës juglindore që nuk kanë as monumente kulture dhe as arkiva kombëtare.Një dorë tepër tinzare i ka plaçkitur ato ! Ndërsa të shkolluarit shqipëtarë kanë punuar përherë jashtë teritorit etnik të saj dhe kanë shkruar gjithmonë në gjuhë të huaj (!) Estienët - familja e shquar e filologëve francezë është me origjinë shqiptare siç është dhe Koçi Bej - "Monteskieja i osmanëve " nga Korça (!)
Ky informacion na vjen nga studiuesi i shquar gjerman Franz Babinger në vitin 1927 tek " Die Geschichtsschreiber der Osmanen ," botuar në Leipzig (fq.184).

- Fatkeqësisht në kapërcyell të viteve 1918 kur përfundoj Lufta e Parë Botërore , Sekretari i Shtetit Amerikan asokohe zotri Robert Llansing kishte përshtypjen se Shqipëria ndodhej diku në Amerikën e Jugut .(!)

- Wiliam Shakespeare skenën më të bukur të komedisë së anglezëve "Nata e dymbëdhjetë " e vendos në ILIRI .

- Në vitin 1913 kur në dhomën e lordëve u pyet delegacioni shqipëtar djallëzisht : - ja po u japim të drejtë të qeveriseni, po çfarë do eksportoni që të paguani shpenzimet e qeverisë suaj ? Dikush u përgjigj me ironi : - Gurë ! Ejani vizitoni Shqipërinë të shihni se sa vend i begatë është !?...( arrogancë kur dihen pasuritë tona). Mbajmë vendin e dytë në botë për rezervat e kromit(!).

- Në Londër më 1927 boton Paul Edmonds " To the land of the Eagle " ku Shqipëria atnike quhet "kopështi shkëmbor i Europës Juglindore " thotë : Zotërinj të nderuar në Fushën e Martinajve që etimologjia sërbe e quan Triepçe - të Kosovës prodhohet 24.37 % e arit europian .

- Po në vitin 1927 në Shtutgart Hartografi Gjerman Herbert Louis e krahason Shqipërinë me Kaliforninë e Jugut .Bregdetin e saj perlë .

- Në vitin 1813 Lordi Brauton - mik i Lord Bayron me emrin Jacobs Hobhouse, boton " A Jorney through Albania " ( vëll .I fq.137 ) tekstualisht që: Kultura e shqipëtarëve mund ti kishej zili dhe nga europianët më të qytetëruar .

- Ndërsa, ja se çfarë shkruan zonja Edith Durham në 1920 tek: "Twenty Years of Balkan Tangle" apo në vitin 1905 tek
"The Burden of the Balkans" , ( fq.,124 dhe fq.217 respektivisht krahasohet ky vend e ky popull me Uellsin e Veriut (!)

- Kur dihet shovinizmi i Kishës Ortodokse Sllave - Jyrien de La Gravierë na sjell tek "La station du Levant" në vitin 1876 vëll II.fq.89 lluksin e mentalitetit shqipëtar duke shkruar " ...Kombësia i bashkon shqiptarët shumë më tepër se sa i ndan feja ."

- Ndërsa Hobhouse në f1q.147-148 të " A Jorney through Albania" na bën të ditur se nga viti 1878 deri më 1920 ( Lidhja e Prizrenit dhe Pushtimi Italian ) ,grekët e serbët pretendojnë se nuk ekziston kombi Shqipëtar (!) ... Fuqitë e Mëdha kanë qeshur me ta. Biles një diplomat europian i pyeti :- a ka dallim kisha greke nga kombësia greke, apo kisha sërbe nga kombësia sërbe ?..."

- Në vitin 1914 Weadham Peacock tek vepra e vet "Albania : The foundling State of Europe" ,(fq.177) na bën të ditur : " Vetëdija europiane e njeh kombësinë shqipëtare.Por ndërmjet sllavëve dhe tyre ka disa shekuj hakmarrjeje.Shqiptari e sheh sllavin si pushtues dhe grabitës. Ndërsa sllavi e sheh shqiptarin si njeri të padëshirueshëm. Duke patur një përparsi tepër të çmuar që sllavi është treguar më i shkathët në shkrimet e veta, ndonse ka ardhur në mes shekujve VII e XI-të,duke e gjetur shqiptarin autokton(!),e konsideron shqiptarin si bandit dhe grabitës të fshatrave sllave ( !) .Në fakt -vazhdon autori - tjetër kush e ka mizën nën kësulë ..."

- W.M.Leake në vitin 1804 boton në Londër "Travels in Northern Greece" ( vëll.I.fq.43 ) që " Ndrysh nga kombet e tjerë të gadishullit që dallojnë thellësisht besimin fetar,shqipëtarët nuk thonë as jemi turq,as jemi të krishterë , por thjeshtë e prerazi jemi shqipëtar ! Sa dinakëri treguan Akademia e Beogradit , çupriloviqët , e rankoviqët kur dëbuan 500 mijë shqipëtarë gjoja se ishin turq në vitin 1956 ¨.

- Kleriku i Lartë i Kishës Angleze Hirësi e Tij T.S.Hughes na shkruan në veprën e vet "Travels in Greece and Albania" (bot.2.vëll.II.fq.108 Londër 1830 ) se Burrat më të Mëdhenj të Turqisë janë me origjinë shqipëtare(!).

- Historiani i Kryengritjes Greke Xhorxh Finlej pasi analizon karateristikat dhe cilësitë e shqipëtarëve në krahasim me fqinjët e vet na tregon tek "Histori of Greece " (bot.Oksford 1877 vell.VI.fq.31 ) se Shqiparët e donin të vertetën dhe ishin të ndershëm .

- Në librin e vet "Turkey and ist People" Edwin Pears bot.2 fq.167 në Londër vlerson 5 cilësi të shqipëtarve që janë: PAVARËSIA,KALORSIA,MIRËSJELLJA,TOLERANCA dhe BESNIKËRIA Shqipëtarët nuk janë turma dhe as primitivë !

- Lexoni në revistën "ALBANIEN" botuar më 1927 në Shtugart ku Herbert Louis na citon: "Në Shqipëri nuk ka masa indiferente.Atje çdo individ është i gatshëm të marrë nismë të fuqishme. Shqiptari e ka ndjenjën e vetëbesimit më të fortë se çdo gjë !..." Sa bajate dhe e pakripë,sa e ndryshkur dhe e mykur tingëllon ajo që ligësia e diplomacisë shovene e arrogante i quan shqipëtarët si "të pa zot për tu vetëqeverisur " .

PSE LAKMOHET KOSOVA!?

Pasuria e saj është sipas shifrave të mëposhtëme të marra nga burimet e sigurta të Europës.
Pb dhe Zn rreth 75.2% të Europës (50 miljon ton)
Au, Argj, 100% të ishjugosllavisë
Galium, germanium. Talium, selen, telur (20% të arit në botë)
20 miljon ton Nikel.
7 miljon ton mangan, borr, zhivë, barit, azbest dhe mikë. Rreth 1.200 t/vit x 1200 usd/toni= 8.400.000.000. usd/vit kjo e barabartë me 12 fishin e borxhit kombëtare prej 600 miljon usd të Firmave piramidale.
450 mijë hektarë pyje!
24 vjeç mosha mesatare. Mbi 5 fëmijë për çdo familje!
Vrasjet e linçimet në Kosovë dy fishuan vdekshmërinë në 90 vetë për 1 mijë banorë kur ishjugosllavija e kishte 40 vetë/1 mijë banorë.
260.ooo vetë papunë!
1914 u vran¨60 mijë vetë. dhe u vendosën 60 mijë kolonë serbë.
Grabitën 200.000 hektarë tokë.
Më 1941 u përzunë 250.ooo shqiptarë drejt Azisë e Turqisë!

Nuk duhen harruar!

Komitetit i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës 1918 -1924 me pjesmarrjen:

· Azem dhe Shota Galica
· Idris Seferi
· Mehmet Konjuhi
· Ramë Vllasa
· Sadik Rama
· Mullah - Agan Kaja
· Keri i Sadri Bardhit
· Isë Boletini i Isniqit

Efektivi i trupave për liri:

· Djelmnia e Shalës me në krye Mehmet Shpendin 32.ooo luftëtarë.
· Trupat e isë Boletinit 72.000 luftëtarë
· Më 1920 u fitua beteja e Llapit!
· 1923 u çlirua Drenica e Zagorthi
· Më 1933 mbas 10 vite lufte arriti Sërbia të vendosë thundrën e vet duke djegur e shkaktrruar.
· Më 8 shtator 1943 u firmos dhe u vendos Pakti i çlirimit të Kosovës Shqiptaro - Gjerman, por pllakosën brigadat e kuqe, u masakruan 5.000 në Tivar dhe 3.000 në Gjilan.(Lexoni testamentin historik të Shaban Haxhi Pacit (Demaliaj) komandant i brigadës së 7 shqiptare, ku tregon tradhëtinë e komunistave shqiptarë duke e lënë Kosovën në duart e serbëve)


Përmblodhi Agim Doçi

 

© Copyright 2001Shqiperia.com
Shqiperia.com, Nje projekt per nje tjeter Rilindje Kombetare