Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Në 60 vjetorin e lindjes së "Artistit të popullit" Vangjush Furxhiu

Ishte "Dita e Vangjushit". Shenjtorët e kanë nga një ditë në kalendarin e gjatë prej 356 ditësh. Dje ishte dita e shenjtorit të pashpallur, atij që sakrifikoi gjithçka për artin, Vangju shFurxhiut. Ai dje ishte i gjallë meskolegëve, studentëve të tij, mes miqve dhe të dashurve. Të gjithë e ndienë praninë e Vangjushit në 60 - vjetorin e lindjes. Vangjush Furxhiu, aktori ynë i shquar i skenës dhe ekranit, "Artisti i popullit", u përkujtua me respekt
nga ata që e deshën e që dhimbja e nderimi për të dje ishte në shkallën më të lartë.
Akademia e Arteve, Fakulteti i Artit Sekenik si dhe shoqata "Çajupi" kishin zgjedhur ditën e djeshme për të festuar ditëlindjen e artistit, pasi artistët kanë vetmë ditëlindje. Në këtë takim njëherësh u bë edhe promovimi i monografisë "Pranvera e Vangjushit", shkruar nga gazetari Flori Slatina.
Dhe fjalët rrjedhin vetë. Për të gjithkush mund të thotë dy fjalë, anembanë Shqipërisë e jo më kolegët, ata që patën fatin të jetojnë me të, të gëzojnë, të punojnë, pse jo edhe të zihen, pasi edhe zënka ishte art e kënaqësi me të.
Dekani i Fakultetit të Artit Skenik, z. Petrit Malaj, në përshëndetjen e tij interpretoi një nga  krijimet e veta, më të fundit, dedikuar artistit, një ndijim sa njerëzor, aq artistik e i fuqishëm emocional.
Më pas sollën kujtimet e tyre emra të shquar të skenës, kelgët e nderuar që, mbi të gjitha, vlerësuan Vangjush Furxhiun si një nga korifejtë e artit tonë, një figurë të kompletuar, nji artist, pedagog e njeri ne kuptimin e bukur te fjales. Ajo që kishte rëndësi në këtë përvjetor, pa Vangjushin, ishin kujtimet dhe marredhëniet e tij njerëzore me të pranishmit. Shoku i fëmijërisë, por njëkohësisht edhe kolegu pedagog e artist, Niko Kanxheri, evokoi kohën e fëmijërisë, në Korçë, atë kohë kur po formohej personaliteti i tij. Me shumë emocion ai prëcolli kujtime nga ato vite si dhe nga puna e përbashkët si pedagogë në Akademinë e Arteve. Së bashku spektatori ynë i mban mend në filmin "Malet me blerim mbuluar".
Për kohën e studimeve në Akademi foli aktori Andon Qesari, si shok kursi i Vangjushit, fillimet e tij në rrugën e ashpër e të vështirë deri në konsolidimin e një artisti të madh.
 Prof. Agim Zajmi  solli para të pranishmve dy nga krijimet e hershme dhe më të godtiura të Vangjushit, pjesëmarrjet e tij në dramën "Shtrëngata", me regjisore Drita Agollin, ku ai edhe pse student interpetoi me shumë sukses një nga kryerolet e kësaj pjese, si dhe rolin e gjeneralit në dramën "Gjeneral i ushtrisë së vdekur" të Piro Manit. Gjithashtu Zajmi ka pasur kënaqësinë të punojë me Vangjushin edhe në dramën "Hijet e Natës" së Vedat Kokonës, ku Vangjushi interpreton nje nga kryerolet e dramaturgjise sone.
Mevlan Shanaj, regjisori që ka punuar me Vangjusih në një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë, atë të Xaninit në filmin "Plumba Perandorit", tërhoqi vëmendjen në atë që këtij personaliteti, t'i jepet ajo që i takon e që të tjerë ia kanë mohuar, pasi ai e meriton plotësisht. Sugjeroi me vend të ngrihej edhe një studjo me emrin e tij, pasi ai ka një kontribut të veçantë si pedagog për afro 3 dekadash, shto këtu faktin se është bashkëthemelues i katedrës së regjisurës me Esat Oktrovën.
Të gjithë më pas, emra të nderuar të artit tonë, Agim Qirjaqi, Milto Kutali, Llazi Serbo, Timo Flloko, etj plotësuan figurën shumëdimensionale të artistit, duke evidentuar njëkohësshit edhe vlerat e librit të Flori Slatinës, monografisë që vjen në momenmtin e duhur si një respekt e mirënjohje për artistin.
"Dita e Vangjushit" u mbyll në mbrëmje me shfaqjen "Jordan" të regjisoerit Kiço Londo, prodhim i shoqatës "Çajupi", e cila ishte një shfaqje-homazh për nder të aktorit të papërsëritshëm Vangju Furxhiu. Dhe në mbrëmje një koktej  për ditëlindjen e 60-të të Vangjushit.
Shumë emocionuese ishin fjalët e bashkëshortetes së Vangjushit, Marlidës, ajo që, fatkeqësisht, jetoi vetëm 22 vjet me të. Marilda ndriçoi imazhin tjetër të Vangjushit, atë një artistit bashkëshort, njeriut të dashur, që krahas artit e pedagogijsë gjen kohë edhe për familjen, përkushtimin ndaj saj. Ai ishte dhe mbeti një idealist që s'mendoi asnjëherë për veten, por për shokët, për artin tonë. Kujtimet e Marlidës nga jeta bashkëshortore nxorën në pah njerëzoren, atë që artisti e linte pas krahëve kur gjendej në mesin e skenës a në sheshin e xhirimit. Gjithmonë i saktë, i përpiktë, i dashur, që asnjëherë nuk përzjeu përgjegjësinë e detyrës, artit, me hallet e familjes.

 

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa