Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 
Ikonës së shenjtë të këngës shqiptare i është akorduar dje nga presidenti Moisiu, titulli “Nderi i Kombit”. Ceremonia e dorëzimit të çmimit do të organizohet më 9 janar në Lidhjen e Shkrimtarëve

Vaçe Zela “Nderi i Kombit”
Merr fund kështu, “odiseja” e akordimit të këtij titulli.

Admirina Peçi
Vaçe Zelës i është akorduar titullin “Nderi i kombit”. Urdhri për dekorimin e artistes së njohur është firmosur dje nga presidenti i republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, me motivin “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”.
Burime në presidencë bëjnë të ditur se ceremonia e dorëzimit të këtij titulli për këngëtaren Vaçe Zela do të organizohet muajin e ardhshëm në sallën e madhe të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Bëhet e ditur se në këtë ceremoni që do të dalë jashtë normave të zakonshme do të ftohen për të marrë pjesë një numër i madh artistësh dhe intelektualësh.
Një shërim për Vaçen
Mjaft i entuziazmuar vëllai i artistes së madhe, Hysni Zela, e konsideron një lajm të mrekullueshëm dekorimin e motrës së tij, këngëtares së mirënjohur Vaçe Zela. “Jam i lumtur që erdhi një president i cili të kujtohet për artistët dhe t’i nderojë ata ashtu siç iu takon në të vërtetë. Kishte kohë që ajo ndihej pak më mirë. Shëndeti i dobësuar nuk po bënte shumë kapriçio këto kohë.”Hysniu rrëfen se kishte ditë që e merrte në telefon dhe fliste me të. “Fliste pak, se aq ia lejonin fuqitë, ndoshta më pak se dy minuta, por e thoshte edhe vetë se ndihej pak më lehtë. Por sidoqoftë, gjatë gjithë këtyre ditëve ajo nuk është ndarë nga mjekimet, kurat e herëpashershme dhe regjimet e vendosura nga mjekët zviceranë. Mendoj se kur t’ia komunikojmë këtë lajm do të bëhet me krahë. Ky nderim që i bëhet Vaçes është si një shërim për të.”- thotë Hysni Zela, duke rrëfyer për organizimin e ceremonizë e cila do të zhvillohet më datën 9 dhjetor në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë .
Rruga drejt një “Nderit të Kombit”
Kishte ditë që nëpër korridoret e presidencës pëshpëritej për dhënien e këtij titulli këngëtares së madhe Vaçe Zela. I diskutuar kaq herë nëpër ato korridore, duket se më në fund vendimit për ta shpallur këngëtaren “Nderi i Kombit”, i erdhi koha. Në adresë të (ish)presidentit të republikës së shqipërisë ishin dërguar edhe më parë peticione për t’i akorduar këngëtares së madhe këtë titull nderi, e megjithatë Mejdani nuk vendosi që ta firmoste një vendim të tillë. Përgjigja negative e dhënë me këtë rast bazohej në faktin se artistes së madhe i ishte dhënë çmimi “Mjeshtre e madhe”, e kësisoj duhej të kalonte edhe një periudhë e gjatë kohore që asaj t’i akordohej titulli “Nderi i Kombit”. Por duket se ngulmimi i artistëve shkoi më së fundi në pikën ku duhej. Një grup intelektualësh dhe artistësh shqiptarë si, kompozitorë, dirigjentë, shkrimtarë, kengëtarë, balerinë e gazetarë shqiptarë me vendbanim në Tiranë,Francë , New York e vende të tjera, pjesëtarë të një bashkësie në internet të quajtur "Art-Cafe", kohët e fundit hartuan një letër të hapur drejtuar presidentit të ri të Shqipërisë, Alfred Moisiu, ku ndër të tjera i kërkohej presidentit, që t’i akordohej titulli i madh “Nderi i Kombit” këngëtares së njohur Vaçe Zela. Duke e quajtur "Ikona e Shenjtë e Këngës Shqiptare" ata kanë paraqitur gjendjen e rëndë shëndetësore që e ka shoqëruar për një kohë mjaft të gjatë ( disa muaj) këngëtaren, e cila po kurohet prej muajsh në një spital të Zvicrës. “Vaçe Zela, ky Simbol i Artit Shqiptar, e cila me zërin e saj mahnitës e të papërsëritshëm, për më shumë se 40 vjet, krijoi mitin e saj të pavdekësisë duke hyrë në zemrat e çdo shqiptari, brenda e jashtë atdheut, sot ndodhet e larguar, e braktisur, e harruar dhe tepër e semurë, ndërkohë që me shumë dinjitet dhe stoicizëm po lufton sëmundjen e saj të rëndë, në trishtimin dhe vetminë e saj”,- shënohej, ndër të tjera, në letrën e drejtuar presidentit Moisiu.
E hartuar nga kompozitori i njohur Aleksandër Peçi (Artist i merituar), Vasil Qesari (Gazetar në Francë 3 Television) - Bordeaux, France dhe Evis Kokalari (Administratore e Art-Cafes) -New York, USA, kjo letër ishte e firmosur nga plot 63 artistë dhe intelektualë, mes të cilëve emra si Aleksandër Peçi, Tish Daija, Besim Petrela, Ibrahim Madhi, Rifat Teqja, Thoma Gaqi, Fatmir Hysi, Zana Shuteriqi, Shpetim Kushta, Xhevahir Spahiu, Zhani Ciko, Rudina Ciko, Agron Xhangolli, Aferdita Jonuzi, Kujtim Laro, Edit Mihali, Dhora Leka, Alqi Lepuri, Zana Frashëri, Zana Turku, Hajg Zaharian, Ramazan Bogdani, Gjok Beci, Nexhat Agolli, Eno Koço, Evis Kokalari, Joe Artid Fejzo, Mariola Fejzo prima balerina në Itali, Kledi Kadiu, Ilir Shaqiri ,Frederik Ndoci, Aida Ndoci, Juli (Ndoci) Woltmer, Rita (Ndoci) Langhammer, etj.


 

 

 

(marre nga Shekulli)


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa