Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 
Ura e Mesit,
Shkodër, shekulli XVIII

Një monument kulture me vlera të mëdha, simbol i qytetërimit të lashtë.

Në Shqipëri ka rreth 100 ura prej guri, por Ura e Mesit është një monument kulture me vlera të mëdha arkitektonike dhe teknike . Bashkë me kalanë e Rozafës, ajo është objekti më i vizituar nga të huajt por edhe nga shqiptarët. Ajo ka tërhequr dhe studiues të huaj të cilët e kanë quajtur një ndërtim elegant dhe të guximshëm. Ura me kurriz është ndërtuar mbi lumin Kir në lindje të qytetit të Shkodrës, 8 km larg tij. Ajo lidhte krahinat e Drishtit,Shllakut e Shoshit me Shkodrën dhe përmes rrugës së vjetër lidhet me monumente kulture të tjera, si Ura e Pashës në Kukës, xhamia e Prizrenit etj. Ndërtimi i saj ka filluar në dy faza. Në fazën e parë është ndërtuar harku kryesor me hapësirë drite 21,5 metra dhe tri harqe anash tij, dy në anën e djathtë dhe një në të majtën. Kjo fazë ka përdorur gurë të latuar me fuga të rregullta horizontale dhe vertikale. Në të dy anët e harkut kryesor janë hapur dy dritare të vogla shkarkuese me hark “majë lundre”, ndërsa tek këmbët e tij përballë rrjedhës së lumit, janë ndërtuar pila në trajtë prizmi me bazë trekëkëndëshi. Traseja e kësaj pjese të urës është shtruar me gurë pllakë të vendosur këlliç, ku çdo një metër ngrihet 5 cm rreshta tërthorë, që i japin pendencës së kurrizit të harkut kryesor trajtën e shkallares. Më vonë meqë prurjet e mëdha përmbytnin pjesët e pjerrëta në hyrje e dalje të urës lindi nevoja e zgjatjes së saj. Kështu asaj i shtohen pesë harqe nga e majta ketër harqe nga e djathta, duke e kthyer atë në një urë me 13 harqe të mbështetur në terrenin shkëmbor dhe në përshtatje me të. Ajo është ndërtuar me gurë dhe qemer dhe në të nuk është përdorur çimento. Harqet janë të harmonizuar dhe me kurbaturë të lartë. Ajo është vendosur në aksin rrugor Shkodër- Drisht –Cukal, në drejtim të rrugës së vjetër që të çon tek kalaja e Drishtit. Duke undërtuar në një drejtim me lumin, ajo i ka shpëtuar goditjeve të rij, megjithëse kjo nuk mund të evitohet plotësisht. Vlerat urës ia shton dhe terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe lumin e kaltër. Paralelisht me këtë urë është ndërtuar një tjetër, e cila përdoret për udhëtim. Duke u kthyer në një nga simbolet e qytetit, ajo është e pranishme në telajot e piktorëve, në studo fotografike, në kartolina, kalendarë e katalogë, në unime me bakër gdhendjedrri etj. Gjatë vitit 2001 shumë objekte si Kalaja e Rozafës,(2400- vjeçare, rruga në qendër të qytetit e shpallur “Rrugë muze” rruga Kol Idromeno, e njohur për vlerat e saj muzeale, kisha e Shirqit rreth 8 km larg qytetit e ndertuar rreth shekullit të dhe xhamia e Plumbit e ndërtuar në afërsi të lumit Drin në vitin 1720 u vunë nën kujdesin e Insitutit të Monumenteve të Kulturës. Midis këtyre veprave është dhe Ura e Mesit,Fototeka Marubi,e bibloteka Marin Barleti, të cilat restaurohen me fonde te buxhetit të shtetit.
Gjatë shirave të këtij viti Ura e Mesit është demtuar vetem në njërën prej këmbëve te saj, lehtësisht e riparueshme. Megjithatë Ura e Mesit mbetet si simbol i një qytetërimi të lashtë dhe si pikë referimi për teknikat e vjetra të ndërtimit me gurë.


Si shkohet atje:
Ura e Mesit ndodhet pranë qendrës së fshatit me të njëjtin emër 8km në lindje ose më shumë verilinjde të Shkodrës. Rruga është e asfaltuar, ndonëse një pjesë e saj është e amortizuar. Distanca e afërt bën që vizitorët të shkojnë atje dhe me biçikleta. Peizashi shkëmbor rreth saj, shfrytëzohet në stinën e verës nga pushues ditorë që bëjnë plazh nën hijen e urës ose hidhen prej saj në ujë.

Të dhëna teknike: Gjatësia 108 metër, gjerësia 3,40 metër 13 harqe jo simetrike, ku më i madhi 12 metër i lartë dhe me hapësirë 21,5 metër të gjerë. Ndërtuar më 1768 nga Mehmet pashtë Bushati


 

(marre nga Shekulli)


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa