Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Trofta e Ohrit përballet me zhdukjes për shkak të ndotjes dhe peshkimit të tepërt

Nga Nju Jork(SHBA)
BEQIR SINA


WASHINGTON, DC :Trofta, është një specie e rrallë që rritet në ujrat e ëmbëla të Liqenit të Ohrit. Liqeni i Ohërit, është klasifikuar nga studiuesit e natyrës si një ndër liqenet më të bukurit natyrore, në Europë. Ky liqen, i cili lagë dy brigjet e dy vendeve fqinje FYROM(IRJM) dhe Republikës së Shqipërisë, ka një siperfaqe prej 340 km2(c.130 sqmi). Dhe, me anë të një kanali lidhës, lidhë, si urë këto dy vende, duke u derdhur më pas në lumin Drinë i Bardhë, lumë i cili përshkon në një rrugë të gjatë pjesën më të madhe të Shqipërisë Veriore, Dibër, Kukës,Tropojë, Pukë, Shkodër dhe Lezhë.

Liqeni i Ohërit dhe specia e rrallë e qujatur Trofta

Trofta e Ohrit, një peshk antik që jeton në një nga liqenet më të vjetra evropiane, po përballet me zhdukje për shkak të ndotjes së liqenit dhe peshkimit të tepërt, bën të ditur në një studim i revistës së njohur shkencore amerikane "National Geographic" . Revista shkencore amerikane "National Geographic" botohet në 64 gjuhë të Botës, dhe qarkullon thuajse në të gjitha shtetet e Botës. Kështu, që edhe ky paralajmërim, i Revistës shkencore amerikane "National Geographic" duhet marrë pajter si shumë seriozë dhe si një alarmë për të gjithë shkencëtarët dhe autoritetet e të të vendeve, ti dalin në ball kësaj fatkeqësie të rëndë natyrore, e cila rezulton sipas tyre deri në zhdukjen e sepcies më të rrallë në Botë, peshkut. të quajtur Trofëtë, Revista në fjalë i referohet mëtej një studimi, i cili vjen nga shkencëtarët ballkanas, të cilët thonë se edhe një ndalesë e propozuar pesëvjeçare për peshkim komercial nuk do të jetë e mjaftueshme për të shpëtuar këtë lloj peshku.

Liqeni i Ohrit, që shtrihet ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, është formuar rreth tre milionë vjet më parë. Së bashku me liqenin Baikal në Rusinë juglindore dhe atë të Tanganjikës në Afrikën lindore, është një nga liqenet më të vjetra në botë. Liqeni i Ohrit arrin një thellësi prej 290 metrash(930 feet) dhe është i njohur si "muze i fosileve". Si i tillë është edhe thesar botëror trashëgimie i Kombeve të Bashkuara.

Sa vjet ka që është "banorë" i këtij Liqeni, Trofta ?

Trofta e Ohrit, një peshk i lashtë që jeton në liqenin më të vjetër të Evropës, është përballë zhdukjes, për shkak të ndotjes dhe të mbipeshkimit. Paralajmërimi vjen prej shkencëtarëve ballkanas që thonë se edhe propozimi për ndalimin pesëvjeçar të tregtimit, nuk është i mjaftë për të shpëtuar specien. I shtrirë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, liqeni i Ohrit, është formuar afro 3 milion vjet më parë. Sëbashku me liqenin Bajkal në Rusinë juglindore dhe Tanganikën në Afrikën lindore, është një prej liqeneve më të vjetër të botës. Me një thellësi deri në 290 metra, kjo zonë që hyn në Trashëgiminë Botërore të Kombeve të Bashkuara, njihet gjithashtu edhe si "muzeum i fosileve të gjalla". Është një strehë për krijesat që vijnë prej periudhës së terciarit e që gjithkund kanë vdekur për shkak të epokës së akullnajave.

Trofta!!!Cili është ky peshk i rrallë ?!?

Kushërinjtë më të afërt të specieve si trofta e Ohrit (Salmo letnica) mbijetojnë vetëm si fosile. Liqeni 30 kilometër i gjatë, përmban sëpaku 146 specie endemike, ku përfshihen 17 lloje peshqish. Shkencëtarët thonë se ky koleksion unik i botës së egër që është zhvilluar i izoluar përgjatë miliona vjetëve tashmë kërcënohet me zhdukje për shkak të forcës njerëzore. Trofta e famshme e Ohrit, një delikatesë vendase që rritet mbi 11 kilogram, tashmë është në qendër të këtij shqetësimi. Ndërsa numri i tyre ka qenë i shtuar nëpërmjet rritësve përreth liqenit që prej vitit 1930, binjakët e kërcënimit, ndotja dhe mbipeshkimi, tashmë e vënë në dyshim mbijetesën e saj.

Trofta, një specie e rrallë në rrezik!!!

Popullata e rritur ka rënë ndjeshëm ndërsa rritësit kanë mundësi të mbledhin vetëm gjysmën e vezëve që nevojiten për të plotësuar numrin e duhur. "Është tejet e qartë se peshqit në Liqenin e Ohrit janë në një rrezik imediat ndaj duhet të merren masa për veprim të menjëhershëm. Të gjitha të dhënat tregojnë se popullata e troftës është në rënie të madhe", thonë shkencëtarët në një raport më të fundit në Projektin për Ruajtjen e Liqenit të Ohrit (LOCP). I financuar nga Banka Botërore, projekti filloi më 1996 me qëllimin ruajtjen e biodiversitetit të liqenit. Peshkatarët e tregtimit - ka afro 90 vetëm në bregun verior të liqenit - nxjerrin afro 80 ton në vit. Shumë peshkatare ilegalë veprojnë në liqen, kryesisht nga Shqipëria. Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura, qeveria maqedonase ka mbështetur një propozim që ndalon gjuetinë për pesë vjet.

Shpëtimi i Liqenit të Ohrit !

Shkencëtarët, thonë se duhet pasur parsysh ky problem, i cili duhet trajtur në adres të institucioneve të cilat të zgjidhin këtë problem. Për këtë qëllim shkencëtarët e të të dy vendeve, kanë kërkuar bashkëpunim midis Shqipërisë dhe FYROM(IRJM). Ndërsa një ndihmë të madhe në shpëtimin e kësaj specie dhe ruajtjen natyrore të Liqenit të Ohrit, po jep Baka Botërore, e cila ka ofruara për gjashtë vjetet e ardhëshëm një shumë prej 4,2 miljon dollarësh amerikan. Sipas një studimi , rreziku më i madh për këtë liqen dhe sepeciet e tija, janë derdhjet e fosforit. Në vit aty derdhen nga rrjedhjet e ujrave dhe shirat rreth 150 ton fosfor. Një problem tjetër i cili po studiohet me kujdes, janë turistët. Këtë Liqen e vizitojn rreth 200 mijë turistë, të huaj dhe të brëndëshëm në vit, të cilët peshkojn ose ndotin pa ndonjë rregullore të përcaktuar mirë Liqenin. Prandaj edhe duhet që disa gjëra të harmonizohen mirë, midis ambjetalistve të Shqipërisë dhe FYROM-it. Gjermania dhe Zvicera, thotë një shkencëtar vendas, kanë treguar interes për të kontribuar në ruajtjen e vlerave të mëdha që ka Liqeni i Ohërit.

National Geographic:"Fossil Trout" Faces Extinction in Balkans,
Experts Warn

 


 

(marre nga Ballkan)


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa