Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 


Hushi, Xhema dhe Tusha, koncert për emigrantët shqiptarë në Athinë

Tre tenorët në Broduejin e Athinës

Altin Metaj

Athinë-Tre ndër zërat e shkëlqyer të skenës operistike shqiptare janë bashkuar në një koncert në Greqi. Të premten në mbrëmje, në sallën e teatrit “Broduei” në Athinë qindra emigrantë shqiptarë patën rastin të dëgjonin tenorët Adrian Xhema, Kastriot Tusha dhe Agim Hushi si dhe sopranon Ramona Tullumani. Për të gjithë të pranishmit në “Broduei” nata e së premtes do të mbetet e paharruar. Publiku ka duartrokitur dhe ndierë thellë interpretimin e këngës “O, ku ka si ti moj Shqipëria ime” e cila ishte dhe kënga që hapi koncertin. Sapo ka filluar interpretimi i këngës salla është emocionuar. Pothuajse çdo fjalë, resht apo notë elektrizonte publikun edhe gjatë interpretimeve të tjera të tre tenorëve të cilët janë shoqëruar nga Orkestra e Radio-Televizonit Shqiptar nën drejtimin e dirigjentit Bujar Llapaj. Për mbylljen e koncertit ishte zgjedhur kënga “Eja ,eja luleborë”.
Koncerti i Athinës, ndoshta i pari i këtyre përmasave për komunitetin e emigrantëve shqiptarë, u dha falas për emigrantët. Ai tregoi edhe njëherë se ekzistojnë të tjera mënyra shumë larg parullave politike dhe nacionaliste që shqiptarët ta ndiejnë veten shqiptarë. “Ishte një atmosferë ashtu siç mund të jetë ajo e shqiptarëve të cilët jo vetëm punojnë në vend të huaj dhe që nganjëherë vuajnë atë fobinë, një lloj racizmi diku të shprehur, diku të pashprehur. Njerëz që vijnë dhe marrin një mesazh që mund ta japë vetëm arti, pasi arti ka një fuqi të tillë që s'e ka as feja vetë. Ishin emocione të jashtëzakonshme”,- komenton pas shfaqjes tenori Agim Hushi, i cili edhe pse jeton e punon në Australi gjatë kësaj kohe ndodhet në Shqipëri për premierën e operës “Turandot” dhe për zgjedhjet parlamentare, pasi tenori është paraqitur si kandidat e i Partisë Socialiste në qytetin e Kavajës. “Nuk ishin thjesht duartrokitje, ishin lot njerëzorë. Personalisht kam përjetuar shpesh emocione të tilla me shqiptarë në vende të ndryshme të botës, por kishte një specifikë kjo e spektatorit shqiptar në Greqi. Spektatorët morën atë mbrëmje një inxheksion kombëtar dhe krenarie të ligjshme. Këto ishin ato që unë ndieva gjatë koncertit. Ishte një rrymë emocinesh e cila përshkoi skenën dhe spektatorët njëkohësisht. Ishte një emocion i cili është e pamundur të përshkruhet me fjalë”,- përfundon Hushi. Një natë pas koncertit, në ambientet e ambasadës shqiptare në Athinë u mbajt një konferencë për shtyp. Producenti i koncertit “Tre tenorët”, Edmond Tullumani, pasi falenderoi ambasadorin shqiptar në Greqi, Bashkim Zeneli, për mbështetjen si dhe gazetën “Tribuna” theksoi se ky ishte koncerti i parë i tre tenorëve në Greqi, por jo i fundit.

 

 

23/05/2005
Shekulli



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa