|
|
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php");
?>
Botuar ne Gazeten Korrieri
Ju lutem mos paragjykoni natyren e ketij shkrimi!
Pese sozite e Enver Hoxhes
Kush ishin njerezit qe gjate 40 viteve, luajten rolin e dytesit, per
te ruajtur jeten e Diktatorit gjate udhetimeve te tij jashte Tiranes.
Te cilet, beheshin "mbreter per nje udhetim". Rrefehet nje nga
njerezit me te afert te sigurimit te eskortes: Dy autokolonat dhe pse
Sekretari i Pare, nuk udhetoi asnjehere ne makinen e tij, por ne ate te
Nexhmijes?
Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja qe ka munduar prej kohesh shqiptaret,
ka marre pergjigje nga me te ndryshmet. Por ne vend qe te sqaronin, ato
e kane dendesuar edhe me teper mjergullen rreth temes intriguese. Vetem
tashme, pas 18 vjet pas vdekjes se njeriut qe udhehoqi me dore te hekurt
Shqiperine, nje deshmitar pranon te flase. Eshte rrefimi i njerit prej
njerezve te sigurimit te aftert te jetes se Hoxhes, ai qe duket se ka
shkundur pluhurin qe mund te varroste perfundimisht enigmen e madhe. Historia
e tij dhe e sozive te Hoxhes, eshte e thjeshte. Enver Hoxha jo vetem ka
patur dytes, por njerezit ne nje rol te tille, mesohet te kene qene plot
kater. Madje per te qene edhe me te sakte, pese. Ky i fundit, madje eshte
bere publik per here te pare ne mediat perendimore e me pas edhe ne ato
shqiptare, por qe fotoja apo rrefimi i deshmive te drejtperdrejta nuk
eshte bere kurre publike.
Nga kater te paret, sy prej tyre tashme kane vdekur, ndersa ish koleget
e tyre vazhdojne te shtyjne ditet e pleqerise ne apartamentet prane ish
Bllokut te udheheqjes, vendit ku vec detyres se pjestarit te eskortes,
ata kane luajtur edhe rolin e sozise (dytesit) se tij.
Si ruhej Enver Hoxha
Njeriu qe rrefen, ka sherbyer prej afer tri dekadash ne skuadren speciale
te sigurimit te jetes se Enver Hoxhes. Si te gjithe ata qe kane punuar
prane Dikatorit komunist, ai pranon te tregoje historine, por kundrejt
anonimatit. E bej per hir te se vertetes thote duke bere publik edhe nje
nga sekretet me te medha te punes dhe jetes se tij: Pergatitjen e sozise
gjate udhetimeve ne sherbimet jashte Tiranes.
"Ishin vitet '70 kur u emerova ne grupin e shoqerimit. Pas pak kohesh
ne Shqiperi do te zbuloheshin njeri pas tjetrit, shume grupe armiqesore.
Per kete, masat e sigurmit te jetes se njerezve te udheheqjes, fircuan
te forcoheshin dhe te sufistikoheshin. Sterviteshim ne kushtet e lojes
imagjinare te nje atentati te mundshem, duke improvizuar skena nga kaseta
te specializuara ose filma perendimore me kete teme. Per kete zhvillonin
grumbullime 3 mujore ne vende te posacme si ne Kune (Tale) te Lezhes,
vilat e Bllokut ne Plazhin e Durresit, ose ne ambjentet e Gardes se Republikes.
"Sterviteshim per ruajtjen e udheheqesit, nga atentate klasike gjate
daljeve ne publik, ose ne vendet gjate vizitave jashte ambjenteve te perditshme
te punes",- rrefen njeriu i afert i Hoxhes. I cili sakteson se zhvillonim
stervitje edhe per kushte specifike ne ruajtje ne kushtet e realizimit
te atentateve te sofistikuara qofte nga forma e organizimit, por edhe
nga mjetet dhe metodat e perdorura: "Arrinim te zhvillonim ushtrime
qe ne raste pritash terroriste ne rruge, te mund te hidheshim jashte makines
ne ecje e siper, duke zene pozicione luftimi me arme automatike. Vec kesaj,
u modernizua edhe nderlidhja dhe menyra e sigurimit te rrugeve gjate gjithe
levizjes",- thote ai.
Per sigurimin e jetes se Enver Hoxhes, ne udhetimet jashte Tiranes, sidomos
gjate pushimeve ne malin e "Dajtit", ne vilat e Plazhit te Durresit,
ne Vlore, Pogradec ose vizita te ndryshme te vendit, mobilizoheshin Drejtoria
e dyte ose drejtoria e "sigurimit te Udheheqjes", Garda dhe
grupi i sigurimit te afert. Byroja Politike kishte hartuar nje rregullore
te posacme e cila detyronte te gjitha Deget e Puneve te Brendshme ne rrethet
ku do te kalonte autokolona, te qendronin ne gadishmeri numer nje, 24
ore perpara dhe per disa ore me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve
ne rruge.
Garda kryente detyren e ruajtjes se objektit ku do te pushonte ose do
te qendronte Enver Hoxha. Kjo kishte te bente me ate qe ne gjuhen teknike,
qe njihej si "ruajtje e afert". Ndersa ruajtja e larget e godines
sigurohej nga forcat e rendit dhe Sigurimit te Shtetit te rrethit. Ne
udhetimet jashte kryeqytetit, Drejtoria e Dyte organizonte dy autokolona
makinash. Ne mesin e te pares e perbere nga 4 - 5 makina, qe ishte edhe
autokolona me e gjate, qendronte gjithmone "Mercedes Benzi"
i famshem me ngjyre te zeze, i Enver Hoxhes. Ndersa autokolona e dyte,
me e paket ne automjete pak e zhyrmshme se e para, kalonte pas nje intervali
prej nje ore me te paren. Ne te udhetonte zakonisht makina tip "Fiat"
i thjeshte i bashkeshortes se diktatorit, Nexhmije Hoxhes.
Supermasa e sigurise
"Plani me te gjitha detajet e levizjes se autokolonave perpilohej
nga komandanti i grupit te sigurimit te udheheqesit, Sulo Gradeci",
vazhdon rrefimin ish njeriu i afert i Hoxhes. Detajet e tij beheshin te
njohura vetem pak caste para fillimit te udhetimit nga Vila Numer 31 ne
Bllokun e udheheqjes, per ne destinacion. Bashke me to, percaktohej edhe
detyra e secilit prej pjestareve te eskortes.
Vetem tani, pas afro 2 dekadash mesohet nje fakt teper intersant, si mase
sigurie qe perdorte diktatori shqiptar, i cili nuk kishte si te bente
perjashtim nga rregulat qe kane perdorur te gjithe diktaotret e shoqerise
njerezore, duke nisur nga faronet e Egjiptit te Lashte e deri tek Sadam
Hyseini. "Enver Hoxha per arsye sigurie, thuajse asnjehere nuk ka
udhetuar ne makinen e tij personale jashte kryeqytetit",- deklaron
njeriu shume i afert i tij. I cili sakteson se "ai zakonisht udhetonte
ne autokolonen e dyte, ne makinen e Nexhmijes".
Qe kjo skeme te funskiononte ne te gjitha detajet, duhej qe te gjithe
njerezit te pershendesnin ne makinen e zeze te autokolones se pare, "udheheqesin".
Por, ne te njejten kohe, Enver Hoxha ne te vertete te mos ishte aty. Ne
kete moment dilte ne plan te pare, domosdoshmeria e njereze te dyfishte,
dytesave, sozive qe do te zevendesonin kreun e shtetit ne udhetimin e
tij. Per shkak te kesaj detyre speciale, ata duhet te kishin edhe cilesi
antopometrike sa me te peraferta me te. Pikerisht per kete, gjendeshin
njerez me moshen, shtatin, pamjen e jashtme fizike te perafert. Por nga
ana tjeter, sekreti i ketij veprimi duhej te ruhej, aq sa dhe jeta e tij.
Dhe zgjidhja duhej bere me sa me pak rrisk, nga te gjitha pikepamjet.
"Sozite"
Ndoshta per kete kishte ndihmuar vete Enver Hoxha, qe ne 10 korrikun e
larget te vitit 1943. Atehere, kur ne Labinot te Elbasanit do te zhvillohej
mbledhja per krijimin e Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Nacionalclirimtare
te Shqiperise dhe ai do te zgjidhej komisari i kesaj ushtrie. Por ato
dite do te krijohej edhe grupi i sigurimit te jetes se njeriut qe do te
drejtonte per mbi 40 vjetet e ardheshme Shqiperine komuniste. Enver Hoxha
do te zgjidhte per kete detyre speciale, partizanet Halim Zano dhe Axhem
Abazi. Krejt rastesisht ata kishin te njejten moshe me njeriun qe do te
ruanin. Nje detaj qe ne ate kohe dhe per ate detyre, nuk kishte aspak
rendesi. Madje, Halim Zano kishte te njejtin fizik dhe lartesi trupore
me komisarin e ushtrise partizane.
Ky fakt qe nuk kishte dhe aq rendesi ne ate kohe, do te hynte ne pune
shume vite me vone. Atehere kur si ne te gjithe vendet e lindjes komuniste,
masat per sigurimin e jetes se udheheqesit sa vinin dhe forcoheshin. E
si te gjithe diktatoret, edhe Enver Hoxha do te kishte nevoje per sozine
e tij. Jo ne kuptimin praktik te perdorimit te njerezve te emertuar me
kete fjale ose, me ate qe ne fjalorin e gjuhes shqipe njihet me emrin
DYTESHOR, ose KIPC.
Dy njerezit qe prej kohesh ruanin Enver Hoxhen, do te luanin here pas
here kete rol, duke qendruar ne sediljen e pasme te vetures se zeze. E
qe skema te funksiononte duke mashtruar "armiqte e partise dhe te
popullit" qe mund ti benin atentat udheheqesit, por edhe njerezit
te mos zhgenjeheshin, ata duhet te dukeshin edhe si ai. Per kete, Sulo
Gradeci mesohet te kujdesej deri ne detaje duke i veshur sozite me petkun
e Hoxhes. Prapa shpejtesise se makines, xhamave te erret te Mercedesit,
perdes dhe efektit psikologjik, mjaftonte qe Zano ose Abazi te mbanin
veshur nje pallto te zeze, nje kapele rrepublike e size te erreta qe te
krijonin efektin e duhur. Here pas here, atyre i duhej qe te pershendesnin
njerezit e shumte ne te dyja anet e rruges me dore, sipas menyres "alla
Enver": me pellemben gjysem te mbyllur, qe lekundje pertueshem nga
lart- poshte. Busti i tyre si i Enver Hoxhes, mosha dhe ngjyra e njejte
e flokeve ndihmonin qe trukimi te thjeshtezohej dhe efekti te funksiononte
perfekt.
Ka vazhduar keshtu deri ne vitet '70 kur Zano e Abazi dolen ne pension,
megjithese edhe pas kesaj periudhe "per arsye madhore", thirreshin
qe te ushtronin profesionin e papaguar. Pas tyre, kete rol mesohet ta
kene luajtur here pas here edhe dy persona te tjere. Te cilet si edhe
dy te paret benin pjese ne grupin e shoqerimit te Sekretarit te Pare te
Komitetit Qendror te Partise se Punes se Shqiperise...
- vijon neser -
Neser do te lexoni: Kush jane dy sozite e tjere te Enver Hoxhes nga rradhet
e eskortes se tij. Dhe zbulimi i nje gazetari te se perjavshmes britanike
"Sunday Times": Si e takova ne Saver te Lushnjes, Peter Shapllon,
ish dentistin tropojan qe pas operacioneve kirurgjikale, u be per shume
vjet, sozia e Enver Hoxhes. Dhe si e perdori Diktatori sozine ne diten
qe dhkoi ne Kongresin e Bashkimeve Profesionale, ne kohen e Bandes se
Xhevdet Mustafes.
Halim Zano dhe Axhem Abazi kane vazhduar ta luajne rolin e zevendesuesit
te figures se Enver Hoxhes ne makine, gjate kohes qe eskorta e tij levizte
jashte Tiranes, deri ne vitet '70, kur edhe dolen ne pension, per shkak
te moshes. Por, here pas here, burimet nga ish Drejtoria e Dyte qe merrej
ne ate kohe me sigurimin e udheheqjes, saktesojne se edhe ne kete kohe,
ata thirreshin here pas here, "per aresye madhore", qe te ushtronin
profesionin e tyre te papaguar, por qe padyshim e kane konsideruar si
nje nga detyrat me speciale qe i eshte besuar ndonjehere. E cila ne ate
kohe, i eshte servirur atyre si nje detyre ku ato do te loznin sozine
e diktatorit, por thjeshte, si nje mase shume e larte sigurie per jeten
e tij. Dhe fakt eshte se ata kurre nuk e kane bere dytesin e Enver Hoxhes
ne publik, gjate daljeve te tij gjithnje e me te rralla jashte Tiranes.
Por, detyra e tyre kufizohej vetem brenda maiknes se Sekretarit te Pare
te KQ te PPSH.
Pas Zanos e Abazit rolin e KIPC-it, mesohet ta kene luajtur here pas here
edhe Kadri Bregu e Qazim Malaj. Te cilet, pas viteve '70, u perfshine
ne grupin e shoqerimit te Hoxhes. Ndersa dy te paret nuk jetojne me, dy
te fundit nuk kane pranuar kurresesi deri tani te prononcohen per mediat.
E para ndoshta per aresye se rregullat e profesionit te tyre shume delikat,
diktojne ne kodin e tyre, rregulla te heshtjes se perjeteshme. Dhe e dyta,
kjo ndoshta lidhet me faktin se ata nuk e pranojne se kane qene sozi te
Enver Hoxhes, ne kuptimin e perdorimit masiv dhe te drejtperdrejte qe
ka kjo fjale. E cila nenkupton nje person me ngjashmeri thuajse identike
me personazhin (qe zakonisht kanqe qene diktaotret) qe duhet te zevendesojne
gjate ndonje dalje ne publik, per aresye te sigurise se jetes se tij.
Megjithate, ata pranojne se e kane zevendesuar udheheqesin komunist shqiptar,
per aresye sigurie, gjate ushtrimit te detyres se tyre, vetem brenda hapesires
se makines se tij.
Pas xhamit te mercedesit te zi
Te gjithe shqiptareve, qe kane jetuar ne ate kohe ne qendrat e banimit
prane rrugeve nacionale, i ka rene rasti te pakten qe nje here ne jete
te jetojne kete skene: "Nje autokolone me 4-5 makina levizte me shpejtesi,
por pa zhurme, pa sirena e drita te ndezura. Ne mes te tyre, zakonisht
qendronte nje limuzine e zeze, e ndryshme nga Benz-at e zinj te udheheqesve
te tjere komuniste. Nje grumbull i tille makinash luksoze ishte nje ngjarje
e jashtezakonshme per rruget e vendit, ku nuk lejoheshin makinat private.
Kjo autokolone, qe ishte me e gjate se e udheheqesve te tjere, ishte shenja
me e mire se ne te po udhetonte Enver Hoxha.
Te gjithe vraponin me shpejtesi ndane rruges per te mos humbur rastin,
qe te veshtronin nje skene qe kushedi se kur do t'i jepej rasti ta shihnin
perseri. Te gjitha veshtrimet hidheshin per tu perqendruar vetem aty:
Tek xhami i pasem i Mercedes Benzit te zi, fuoriseria.
Ajo kalonte me shpejtesi, bashke me te tjerat. Njerezit ngulmonin te zhbironin
ne sediljen ku pas shoferit dhe shoqeruesit te pare, qendronte Udheheqesi
i tyre. Por perdja pas xhamit te erret e veshtiresonte punen ne ato pak
sekonda tejet te rrala e te vecanta. Megjithate ata mundnin te dallonin
pas kapeles se republikes, syzave te erreta dhe thinjave mbi jaken e palltos
apo kostumit te zi, silueten e Enver Hoxhes te fiksuar ne mijera portretet
qe mbushnin te gjitha shtepite, zyrat, ekranet e televzionit te vetem
shteteror dhe fasadat e qendrave te qyteteve dhe te gjitha fshatrave te
Shqiperise.
Mundi i atyre njerezve qe do t'i komentonin me dite te tera keto caste,
ne kete menyre nuk kishte shkuar kot. Aq me teper kur kesaj pamje i shtohej
nje tundje pellembe nga lart poshte, ne drejtim te tyre. Pasi e kuptonin
se Hoxha kishte kaluar, njerezit nisnin te shperndaheshin per te mbushur
oret e e pafund te diteve te tyre te njetrajtshme. Pas nje ore gjithcka
kishte filluar te fashitej ne qendrat e tyre te banuara. Ndaj, ata kurre
nuk e kane ditur se ato 2- 3 makina qe kalonin ne ate kohe shpengueshem
e pa pompozitetin e autokolones se pare, po transportonin vetem ne ate
cast, Enver Hoxhen e vertete...."
Zhvirgjerimi i enigmes
Me zbulimin e ketyre fakteve te panjohura, duket se zbardhet nje nga enigmat
me te medha qe kane rrethuar jeten e Diktatorit te Shqiperise komuniste.
Por njekohesisht, duket se ka rene dhe njera nga legjendat me te medha
qe ka rrethuar jeten e tij te ruajtur me xhelozi sa me shume larg syve
te nnjerezve, per te qene gjithnje e me enigmatike e kurioze per popullin
dhe njekohesisht e frikshme per bashkepunetoret e tij te afer apo te larget.
Ate te sozive te Enver Hoxhes ne kuptimin e mirefillte te kesaj fjale.
Ajo qe eshte e vertete ne te gjithe kete histori, eshte fakti se sozite
e tij, me se shumti ishin manekine, pra njerez qe mbanin veshur brenda
makines gjate udhetimit, vetem rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi,
Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane "luajtur" kurre Enver Hoxhen
jashte hapesires se brendshme te "Mercedesit" te zi. Megjithese
askush nuk e pranon kete fakt zyrtarisht, ai ruhet ende madje me fanatizem,
si nje nga shume enigmat qe kane shoqeruar regjimin komunist ne Shqiperi.
Por, per te kuptuar me se mire detyren specifike ekstra te 4 sozive te
dikatorit, mjafton te permendet nje fakt i panjohur: Megjithese ata kane
siguruar ne 46 vjet pa nderprerje jeten e Hoxhes, ne dhjetra e qindra
dalje te tij ne publik, portreti i tyre nuk figuron ne asnje prej mijera
fotografive te publikuara te ish kreut te shtetit. Madje as ne njeren
nga fotot e albumit te madh e luksoz te botuar me rastin e 80 vjetorit
te lindjes se Enverit.
Ky fakt, duket se forcon me teper nje prej sekreteve me te medha qe kane
rrethuar jeten e Enver Hoxhes. Sekretin e ekzistences se sozive te tij.
Sekret qe deri me tani, e kane ditur nje grup aq i vogel njerezish te
cilet e kane ruajtur ate si nje "veprim shume sekret i nje rendesie
me teper se te vecante" saqe besohet se per te mund te kete patur
dijeni vec shefit te eskortes, Sulo Gradeci edhe gruaja e diktatorit,
Nexhmije Hoxha. Ndoshta, kjo i eshte ruajtur e fshehte madje edhe vete
femijeve te tyre. Pasi Pranvera Hoxha, vajza e vetme e Enver Hoxhes, duket
e besueshme kur deklaron prerazi per ne se "babai im nuk ka patur
kurresesi asnjehere sozi".
Sigurimi nga banda e Xhevdet Mustafes
"Sigurimi i jetes se Udheheqesit ne kohen kur pritej zbarkimi i Bandes
se Xhevdet Mustafes, ka qene padyshim momenti me i tensionuar i punes
se grupit te Shoqerimit te Enver Hoxhes". Keshtu kujton tani rreth
dy dekada pas vdekjes se tij, njeri prej shoqeruesve, i cili vazhdon:
"Te dhenat flisnin per ardhjen e njeres prej bandave me te rrezikshme,
e pajisur me mjetet e armatimet me te sofistikuara e specializuar ne SHBA
e vende te tjera te perendimit, per atentate. Shenjestra kryesore e se
ciles, ishte njoftuar se do te ishte Enver Hoxha".
Ishte koha kur ne Tirane po zhvillonte punimet Kongresi i Bashkimeve Profesionale
te Shqiperise. Ndaj, Enveri kishte planifikuar te shkonte dhe duhej te
levizte nga Vila Nr. 31 tek Blloku i Udheheqjes deri tek Pallati i Sportit
"Partizani", ku mbahej kongresi. Dhe sipas planit, ndalimi dhe
dalja e Enverit nga makina, do te behej ne oborrin e madh ndane rruges
ne hyrje te kryeqytetit, prane Zogut te Zi. Pra, ne ndryshim nga heret
e tjera dy autokolonat, qe i perfundonin udhetimet jashte Tiranes ne ambjente
te siguruara me roje, jashte syrit te qytetareve, kete rradhe ambjenti
ishte shume i ekspozuar. Megjithate, u llogarit qe Sekretari i pare te
ishte ne deren kryesore hyrese te pallatit te Sportit, vetem 3 minuta
para fillimit te punimeve te kongresit. Ne keto kushte, gjithcka ishte
gati dhe nisi zbatimi i planit.
Autokolona e pare, ne mes te se ciles ishte edhe Benzi i Enverit, u nis
10 minuta perpara autkolones se vertete. Per te mos rene ne sy, Diktatori
do te levizte ne nje autokolone te dyte, e perbere vetem nga 2 makina
tip "Volvo". Ne "Mercedes benzin" e zi, sozia (dytesi)
ishte ulur ne vendin e zakonshem te udheheqesit, ne sediljen e pasme,
ne anen e kundert me shoferin. Nderkohe, Enver Hoxha udhetonte ne "Volvon"
e pasme te autokolones se dyte. Ne kete menyre, grupi kryesor i makinave
do te shkonte bosh ne oborrin e Pallatit te Sportit "Partizani".
Ekzistonte frika se kjo levizje do te filmohej nga gazetaret e Televzionit
shteteror, duke dekonspiruar ne kete menyre ne syte e tyre, nje nga truket
me te medha e qe perdorej me shpesh si mase sigurie per udheheqesin. Per
te mos u gjednur ne befasi, kjo gje iu be e ditur vetem gazetarit te TVSH
qe mbulonte ne ate kohe daljet publike te Enverit, Alfons Gurashi. Nga
ana tjeter u mor masa qe te gjithe delegatet te qendronin brenda ne salle
dhe ishte nderprere qarkullimi i njerezve dhe i automjeteve ne rruge dhe
rrotull oborrit. Keshtu qe kur autokolona e pare fallso mberriti ne Pallatin
e Sportit, dhe ashtu sic pritej Enver Hoxha nuk doli nga makina e tij
zyrtare, gazetaret, te vetmit deshmitare te ketij momenti, nuk reaguan.
Nderkohe, ish pjestari i grupit te shoqerimit te Enverit kujton se frika
e nje prite dhe atentati te mundshem brenda kryeqytetit, shoqeroi te gjithe
udhetimin vetem pak minutesh te Enverit. Etnsioni i ka shoqeruar njerezit
e sigurimit te jetes se tij edhe gjate kohes qe ai ishte brenda salles
se Kongresit. Te cilet kane marre fryme te lehtesuar, vetem pas disa oresh,
kur Enver Hoxha u rikthye shendoshe e mire ne vilen e tij tek Blloku",-
perfundon rrefimin njeriu i eskortes.
Shapllo, ish dentisti SOZI e Enverit
"A ka vdekur Enver Hoxha, apo sozia e tij?" Eshte ky titulli
i artikullit te botuar ne 5 shtatorin e vitit 1993, ne gazeten e njohur
britanike "Sunday Times". Nje shkrim qe eshte bere i njohur
ne Shqiperi pak kohe me vone. Nje shkrim ku tregohet historia e jashtezakonshme
e Jones, nje shkrimtar i ri nga Zelanda e Re, i cili sic thuhej ne artikull
"kishte bere nje gjysem xhiroje rreth botes vetem e vetem per te
rene gjurmet dhe per te takuar e biseduar me nje njeri: Petro (Petar shkruhej
ne gazete) Shapllo. Per te cilen, shkrimtari kishte degjuar dhe besonte
se ishte perdorur si sozia e Enver Hoxhes. Gazeta shkruan se historia
e Shapllos te terheq t'a studiosh.
Punonte si dentist ne Bajram Curri ne rrethin verilindor te Shqiperise,
Tropoje derisa nje dite aty ia behu policia qe e mori me vehte. "Nje
rrembim" qe askush nuk e ka deshmuar, ndoshta ngaqe askush nuk e
dinte se cdo te ndodhte me te. Nga ajo kohe, ai nuk u pa me kurre nje
qytetin e tij. Nuk dihet se ne c'rrethana njerezit qe siguronin jeten
e Sekretarit te Pare te Komitetit Qendror te Partise se Punes se Shqiperise,
kishin mesuar per ngjashmerine e Shapllos me udheheqesin.
Gazeta "Sunday Times" vijon duke shtuar se "fytyra qe kishte
Petro Shapllo, iu nenshtrua thikave kirurgjikale. Ngjashmeria e tij me
Diktatorin, u kthye ne nje ngjashmeri mbinatyrore. Qe ketej e tutje ai
udhetonte ne makinat e tij dhe tundte doren ashtu sic bente Enver Hoxha..."
Shapllo nese do te ishte gjalle, do te ishte rreth 85 vjec, pak a shume
sa edhe Enver Hoxha. Shkrimi thote se per fat te mire, Jones e gjeti sozine,
ndersa ai jetonte ne nje fshat te thelle te Lushnjes, te quajtur Saver.
Nje vend i populluar me se shumti nga ish te perndjekur politike te regjimit
komunist. At Shapllo i tregoi shkrimtarit nga Zelanda, historine e jetes
se tij te jashtezakonshme.
Margarette Driscoll, autorja e shkrimit te gazetes britanike, perfundon
duke thene se "fillimisht u magjepsa nga kjo rrefenje. Por me pas
fillova t'a merrja ne konsiderate duke kujtuar histori te degjuara rreth
"sozive" te Enver Hoxhes. E kujtoj gjithashtu se kam degjuar
te njejtat histori edhe ne Rumani per Causheskun. Kuptohet, pas rrezimit
te tij",- perfundon "Sunday Times".
Sozia e Kadarese
Ceshtja e sozive te Enver Hoxhes, nuk i ka shpetuar as penes mjeshterore
te shkrimtarit te madh Ismail Kadare. Ne faqet e fundit te librit te tij
"S.P.I.R.I.T.U.S", te botuar ne fund te 1997 nga shtepia botuese
"Onufri" ne Tirane, ai ka pershkruar skene qe ne fakt eshte
nje letersi e mirefillte artistike, por ku gjithcka i ngjan rrefimit te
ish truprojes se Enver Hoxhes, per kete shkrim, te botuar ne 2 numrat
e kaluar te "Korrieri".
Nje skene qe ndoshta eshte inspiruar nga ndonje rrefim i historive sekrete
te jetes se diktatures dhe diktatorit. Nder te tjera, Kadare shkruan:
"Pa u menduar hapi deren ku ndodhej dytsi, per te pare c'behej me
te. Kishte mjaft kohe qe e kishin lene aty, pa i thene kurrgje. Nganjehere
as ne castin e fundit, nuk i tregonin cdo te bente. E conin drejt e te
vetura dhe pastaj udhes dicka i shpjegonin. Kishte mundesi qe edhe sonte
ashtu do te benin. Do ta hypnin ne veturen e madhe te zeze gjer ne Pallat
te Brigadave..."
"Takimi me djallin"
Ceshtja e sozise se Diktatorit komunist shqiptar, eshte trajtuar edhe
nga Riccardo Orizio, ish opinionisti i famshem gazetave me te medha italiane
"Corriere della Sera" e "La Republica" dhe ish shefi
i CNN per Italine, ne librin e tij te fundit "Takim me Djallin".
Nje liber i botuar ne dhjetra vende te botes, nje kapitull i se ciles,
i kushtohet takimit te autorit me Nexhmije Hoxhen ne vitin 1993, ne burgun
e Tiranes. Ne keto faqe ridel serish ne skene Petro Shapllo.
Orizio thote se "ne vitet '70, Enver Hoxha ishte i semure. Nje sozi
e tij, dentisti Petro Shapllo, i marre peng nga regjimi, ne kuptimin e
vertete te fjales, shfaqej gjithnje e me shpesh ne vend te Diktatorit,
ne ceremonite e gjata zyrtare. Per te mos ngjallur dyshime, banonte ne
shtepine e Enver Hoxhes. Nexhmija ishte gjithnje e me e fuqishme dhe bente
presion per nje linje intrasigjente me tone moraliste".
Enigma
Ky rrefim thuajse eshte identik me ate te gazetes Britanike "Sunday
Times" dhe Ismail Kadarese tek "S.P.I.R.I.T.U.S". Te cilet
kane te perbashket nje fakt: Enver Hoxha, diktatori komunist shqiptar
ka patur SOZI. Pra per aresye sigurie, per shkak ndoshta edhe te rendimit
te shendetit ne vitet '70 e deri sa vdiq me 11 prill 1985, ai ka perdorur
dytes. Nje fakt i vertete qe do ta rendiste Hoxhen ne listen e pafund
te udheheqesve te shteteve qe e kane perdorur nje truk te tille pergjate
historise se shoqerise njerezore? Apo e gjitha eshte nje truk i madh.
Kush e njeh Petro Shapllon nga shqiptaret? Fotografia e tij nuk e ka pare
driten e publikimit ne media. A eshte ai nje personazh real, apo pjelle
e fantazise se nje shkrimtari nga Zelanda e re dhe e nje gazetareje britanike
qe gjeten faqet e nje gazete si "Sunday Times" per te publikuar
"scoop"-in e tyre te rreme? Apo edhe Riccardo Orizio, gazetari
i famshem qe ka ardhur disa here ne Shqiperi, e ka marre rrefimin e Petro
Shapllos nga ky shkrim, ose nga ata qe e kane lexuar gazeten lodineze?
Te gjitha keto pikepyetje, e kane nje pergjigje, ndoshta shume te thjeshte.
Qe Enver Hoxha ka perdorur per aresye sigurie dytes, manekine, sozi apo
kipc kete e pranojne edhe njerezit qe jane paguar per ruajtjen e tij.
Te cilet thone se perdorimi here pas here i njerit prej 4 truprojeve te
Enverit, Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj, si sozi ne
makinen e tij gjate udhetimeve jashte Tiranes, eshte bere thjeshte si
nje nga masat me te larta te sigurise per ruajtjen e jetes. Por, ajo qe
nuk eshte saktesuar asnjehere deri tani, eshte fakti se a e kane zevendesuar
keta te katert, apo nje i peste si Petro Shapllo, ne publik diktatorin.
Asnje foto apo pamje filmike nuk eshte afruar deri tani si prove per kete.
Kjo e fundit dhe ekzistenca apo jo e Petro Shapllos si nje sozi e mirefillte
zyrtare e Sekretarit te Pare te KQ te PPSH, ndoshta do te vazhdojne te
jene sekretet me te cilat mbeshtillet jeta e diktatures ne Shqiperi dhe
e diktatorit te saj.
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php");
?>
|
|
|