Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Smietana, kitara polake “live” në Tiranë


A.Mile

Ambasada Polake ka bërë të mundur ardhjen në Tiranë të kitaristit të njohur Jarek Smietana, i cili do të interpretojë për dy net në “Boom Boom Room”. Smietana është autor i 200 këngëve jazz dhe i 23 albumeve muzikore

Një mbrëmje me muzikë jazz. Kush nuk do ta dëshironte në fund të një jave të lodhshme, në shoqërinë qoftë edhe të një gote, aq më tepër kur në sfond muzika nuk ta vret veshin. Dhe nuk ka sesi të jetë, kur në kitarë luan kitaristi i njohur polak, Jarek Smietana, i konsideruar si muzikanti më i mirë i jazz-it, jo thjesht si instrumentist, por edhe si kompozitor. Me ndërmjetësimin e Ambasadës Polake dhe me ndihmën e një grupi sponsorësh, të apasionuar pas muzikës jazz, është bërë e mundur ardhja në Shqipëri, e njërit prej kitaristëve më të njohur të këtij ritmi, jo vetëm në Poloni e Evropën Lindore, por deri në Amerikë. Për dy mbrëmje radhazi, dje dhe sot, ai bashku me bandën e tij prej 4 instrumentistësh (piano, bateri, bas, kontrabas) do të luajë live, para një publiku të zgjedhur, në ambientet e Pub “Boom Boom Room”. Dje në mbrëmje ai është prezantuar zyrtarisht nga përfaqësuesit e Ambasadës Polake në Tiranë, ndërsa prej orës 11 e përtej mesnatës ai ka interpretuar “live” pjesët më të zgjedhura të repertorit të tij jazz. Hyrja ka qenë e mundur vetëm me biletë. I njëjti koncert do të vijojë edhe sot në orët e mesnatës në skenën e vogël të “Boom boom room”-it, skenë e ngritur posaçërisht vetëm për muzikën jazz dhe ku kanë kënduar artistë të njohur të skenës shqiptare.
Jarek Smietana dhe banda e tij, prej vitesh janë kthyer në emblemën e jazz-it polak. Ata janë të pranishëm në të gjitha aktivitetet dhe festivalet jazz-it, nëpër Evropë. I konsideruar nga kritika si muzikanti nr.1 i muzikës jazz, ai nuk është vetëm një instrumentist i zoti, nëpër gishtat e të cilit kanë kaluar mijëra pjesë muzikore, por edhe kompozitor. Rreth 200 këngë jazz të repertorit të Jarek Smietanës, mbajnë firmën e tij. Gjatë karrierës së tij muzikore ka regjistruar 23 albume solo si muzikant, si dhe shumë të tjerë, së bashku me artistë të njohur të jazz-it.

 



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa