Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 


Nga Fatmir TERZIU

E PATHËNA NË METROPOLIN ANGLEZ

Ajo kurreshtje që në fakt të bën shtatanik sa futesh në Londër,në një ditë me diell e me pak re në qiellin britanik,ngulet së shumti në atë që ti ke ditur ose dëgjuar për metropolin anglez pa harruar se pa dashje ti ke hyrë në të pathënën për të.E pathëna,ndoshta do të ishte vështirë të rrokej në vetë kuptimin e parë e të mirrëfilltë të saj,sepse në këtë rast s'ka të bëjë aspak as me histori,as me arkitekturë,as me lëvizjen e miliona frymëve nën e mbi tokë në këtë metropol shumë të zhurmshëm,e të pandalshëm.Ajo të rrëmben në rrjedhat e saj me kurreshtjen e ç'do detai që të rrok syri e të ha kohën pa e ndier fare.Është metropoli më i zhurmshëm britanik dhe padyshim për të s'kanë të sosur fjalët e fjalitë.Ajo që na duket se mbetet e pathënë në këtë mori lëvizjesh të pafundme,na përket neve komunitetit relativisht të ri të metropolit,po aq edhe asaj që vetë anglezët thonë për ne e! vendit tonë Shqipërinë.

JO SHUMË LARG "LONDON EYE"

Në një situatë ndryshe,aspak s'do ta kishe vështruar aq shumë "shitësin" e kikirikave të fërguar,pjekësin e gështenjave,apo minitregtarin ambulant të sanduiçave të freskët për kalimtarët përballë "London Eye",nëse s'do të dëgjoje një fjalë në gjuhën shqipe,që të bën të ndalesh sikur ke parë njeriun që ti ke kohë pa e takuar.Ndalesh ose kthen kokën prapa,jo nga ajo që ti sheh,por nga diçka tjetër më të rrëndësishme se sa malli.Dhe në çast thua, edhe ne jemi tërësisht pjesë e metropolit britanik!Po,po edhe ne!Jemi ashtu të përfshirë në lëvizjen e tij,me punë,të pafjetur...

Më pas është ndoshta kurreshtja,apo më mirë "rrokada" që shikon në një metropol,i cili ka rrokur nga të gjitha kulturat,traditat e vyrtytet e komuniteteve dhe të gjithë këtë në një ekonomi të lirë tregu me ligje e norma ligjore.Dhe fap duket sikur e ke thënë të pathënën.Harron se atë ta ka zbuluar vetë metropoli,e ti dukesh si në rolin e zbuluesit fiktiv të kësaj të pathëne.

Ora kalon të njëzetat,ndërsa era e këndshme që vjen nga minikarrocat ambulante përzihet me flladin e freskët të buzëmbrëmjes së Marsit pranveror.Nga kjo pikë mbi urë,"London Eye" syri i pafjetur i Londrës të duket sikur pikëtakohet me qiellin.Dhe pse ke mall të jesh afër e afër tij,në rrotullimin 360 gradësh,harron duke medituar qëllimin e këtij udhëtimi që s'është sa për të fshirë kurreshtjen.Përhumbesh në një botë tjetër,në një botë plot enigma e të pathëna.A nuk ngjajnë këta minitregtarë me atë shqiptarin që shiste hallvë në kryeqytetin kinez?Me ata vëllezërit tanë që ekrani i TVSH i fiksoi në Argjentinë,në Brazil apo në Afrikën e Jugut ,duke bërë biznes tradicional shqiptar,që nga byrekët,petullat apo ushqimet e pregatitura sipas kuzhinës familjare shqiptare pak kohë më parë?

Dhe thua me vete kjo është më shumë se inisiativë ,më shumë se e pathënë,është një shkëmbim tradite,një lëvizje e tillë për të gjetur veten "Made in Albania" ndoshta në tërë lëvizjen pafund të një bote krejt të re për ne shqiptarët, me krejt vështirësitë e lehtësitë e saj.E në këtë pikë le të bëjmë paksa një "shkelje" në rregullin e të shkruarit tonë për emra që nuk fiksohen,ndoshta për vetë faktin se ç'do emër në këtë rrugë i takon ç'do njërit që shikon përfshirje në ekonominë e gjërë e të lirë të tregut.


Londer: Minitregu mbi ure ku tregtojne shqiptare

"KURORA E ARTË" PËR BIZNESIN SHQIPTAR

Vetëm pak muaj më parë shtegtimi i biznesit me emër shqiptar ishte në majën e "piramidës" botërore."Kurora e artë" e Drejtorisë së Inisiativës së Biznesit,iu dha shqiptarit nga Zhepçishti i Tetovës,Shefki Idrizi.Kompania e tij "Renova-Rofix",që ka repartet e veta edhe në Ferizaj të Kosovës,ndërsa distributorët e prodhimeve të ilaçeve edhe në Shqipëri,Kosovë,Turqi,Bosnjë dhe Serbi sigurisht që i dha një emër më shumë edhe të pathënës për ne në metropolin britanik.Në Londër ,në këtë legjendë të biznesit, sigurisht veç "Kurores se artë",për biznesin e shqiptarit zbulohet edhe fakti dhe realiteti tjtër i temës së rrokur në këtë çast.Të dëshmosh në këtë pikë vetëm së paku me një shembull,që meriton vëmndjen e më të mirit,ndoshta s'është as për të thënë pak as për të thënë shumë,por për të deklaruar se në tërë ecurinë e pandalshme edhe ne shqiptarët kemi rrugën tonë plot të ardhme.Sa të tjerë janë ngjashëm kësaj rruge?Sa shqiptarë i janë vënë vrapit marramendës e të lodhshëm të! garës së madhe me emrin konkurrencë për jetën në këtë kapitalizëm provëdhënës?Sigurisht ata janë plot,si në Shqipëri ashtu edhe në trojet me shqiptarë,po aq edhe këtu ku konkurenca është ende më e madhe.Dhe ndoshta e nesërmja nuk do të jetë larg për të tjera "Kurora të Arta" nga maja e biznesit botëror,Londra.Dhe ndoshta ashtu siç vetë Drejtori i Inisiativës së Biznesit(BID),zoti Crown Awward,do ta uronte këtë kur ia dha "Kurorën e artë" shqiptarit nga Tetova.

"NJËMIJË E NJË DRITARE" NË HARRINGEY

Qyteti i lashtë shqiptar i Beratit duket mbi kokat e tyre si një panoramë e tejdukhme ku kryqëzohen dritëhijet e sallës së potershme nga muzika shqip në Harringey.Janë tre anglezë,historianë e artkitektë, që në kthimin e parë nga Shqipëria,kanë preferuar të rishijojnë diçka të lënë në mes në atdheun tonë.Ata flasin e shijojnë sipas tyres dhe vetëm në dalje vështrojnë atë që më pas do të ishte një bisedë më vete.Ashtu duke shqiptuar me diksionin e tyre tashmë të njohur për ne të gjithë "Albania","Saranda""Vlora","Berati""Tirana","Kruja""Shkodra","Burreli","Dibra"e një mori qytetesh të tjera të vizituara në Shqipëri,tregojnë se është më shumë se një dëshirë të shprehen për të rrallën ose më saktë të pagjeturën kënd në botë,atë që natyra dhe Zoti i kanë dhënë Shqipërisë,bukurinë dhe pasurinë e rradhë natyrore,kulturore e shpirtërore.

Secili në të vetën shton një kujtim,por ajo që të impresionon është lëvdata për tradicionalen shqiptare,për rakinë e shijshme të Skraparit,mishin e pjekur të qingjit,kosin e Ujit të Ftohtë të Tepelenës,bukuritë e Veriut të Shqipërisë,shëtitjet alpine e mjaft të tjera pafund, që nisin te rakia e kumbullës e mbarojnë tek mishi i shijshëm pastërma në zonën e Çermenikës.E teksa largohen duke qeshur premtojnë se do të rikthehen këtu në Harringey nën panoramën e Beratit të njëmijë e një dritareve për të shijuar një tavë kosi e për të vazhduar bisedën për Shqipërinë...Deri atëherë le ta lëmë si një tjetër të pathënë për ne e për vendin tonë të mrekullueshëm.


NE NJE CEP TE MBRETERISE SE BASHKUAR

Yorku ka nje histori te vjeter per vendasit,por per grupin e shqiptareve qe kane me se kater vjet ketu,ai ngjan me nje risi te re.Ai I ka vene emrin pjeses me veriore te Anglise qe quhet Yorkshire dhe mban ne gjirin e tij dhjetra familje shqiptare,edhe pse ai eshte ne Mbreterine e Bashkuar vetem nje qytet turistik tashme.Kryeqyteti I vjeter anglez I kompozuar me themel historiken dhe te lashten me modernen ne domethenie,diku ne York Street,lehteson dhimbjen e familjes Berisha per te humburit ne Kosove dhe qeteson pak shpresat e me te rrinjve per nje dite me te re e me te sigurte ne vendin e lindjes.Me I vjetri I shtepise,Axha Ramadan, nuk e ka pire kur duhanin, as rakine por tani c’e ku mban nje pakete me cigare me vehte.E nisa ne Kampin e Stankofcit ne Maqedoni ,thote ai.Nuk e kisha futur ne goje as ne momente me te zeza per mua ,as ne kampin nazist te internimit ne Prishtine me 1994’as kur me burgosen serbet per te me shtuar sherbimin ushtarak.Por policet ! me te eger te Ballkanit, me te eger se serbet ,Maqedonet,me bene me me dert.E, e,e nejse,tani dua ta flak kete mizohistori.Une dje thote ai ndjeva te flas me shume per Kosoven.Vendosa te flas me emrin e Zotit ne goje per te miren time,te familjes e per te miren e te gjitheve ,ne shqiptareve te pervuajtur.Eshte koha te harrojme te kaluaren e te ndertojme te rene.Por te ndertohet kjo e re duhet me shume mirekuptim e mbeshtetje per te gjithe ata qe e mbajne ne shpatulla veshtiresine e integrimit.Me qarte duhet te jemi te gjithe perkrah institucioneve ,perkrah jetes ,perkrah zhvillimit.Arsye ka shume por une s’dua te hap shkas debatesh.Le te shohim secilin ne sy, e pastaj te flasim…"

Me tej biseda ne familjen Berisha shkon ne kanalin e vet.Kosova,jeta e ardhmja plot shpresa me ndihmen e te zgjedhurve dhe komunitetit nderkombetar.

AMANETI PER NJE GRUSHT DHE

Ne Doncaster,nje qytet vetem pak milje larg nga Shefildi,me sakte qyteti I dyte pas Rrotherhamit ne kete rajon,jeton nje komunitet ,jo pak I vogel shqiptaresh.Te paret emigrante ne kete qytet nga komuniteti shqiptar jane ata qe u sistemuan me programin nje vjecar pas deportimit nepermjet ajrit nga kampet e Maqedonise.Ata kane dhe nje shoqate te ngritur me ndihmen e autoriteteve te ndihmes me emrin "KOSOVA-COMYTEE".E keshtu ne hallet e tyre gjendet dhe nje mundesi ,te pakten sa per te hequr dertin,na thote Naimi,nje punonjes ndihmes-edukimi per femijet e shqiptareve qe nuk dine gjuhen ne shkolla e qe financohet me ndihmen e autoriteteve lokale te edukimit ,por me kerkesen e shoqates ne fjale.Me aktivi I kesaj shoqate dhe me I dheni pas halleve te anetareve te saj sigurisht qe mbetet,Arif Maloku,shefi I saj.A I flet pak ,perqendrohet dhe te kujton ashtu ne te degjuar pikerisht ate mesuesin e vjeter e me takt te gjuhes shqipe,profesion qe ne fakt e ka patur qe ! heret ne vendlindjen e tij ne Kosove.Shkepusim ca fragmente nga rrefenja e tij:"Kosova na dhemb.Kam nje amanet qe ma ka lene Enver MALOKU dhe s’dua ta harroj e ta lere pa e cuar ne vend.Eshte koha me thoshte ai te tregojme se jemi bij te nje nene e ta duam njeri tjetrin.Ne kete sens u ngritem e iu gjendem vellezerve Selman e Nuri ,kur nena e tyre, nena jone e te gjitheve, se ashtu e quanim te gjithe, na la e u nda nga kjo jete ne spitalin e Donkasterit.E duhej percjelle ne te gjitha detyrimet. Amaneti eshte amanet per ne.Kufomen e se ndjeres e percollem me ndihmen e shoqates ne Prshtine,aty ku ajo pati lene amanet te prehet…,per nje grusht dhe nga toka meme,qe s’e shijoi te lire."

Keshtu tregon per te tjera halle ,per te tjera probleme,per Kosoven ne tere rrjedhen e re dhe thote se ata e mbeshtesin ne c’do hap qeverine e Kosoves,Presidentin,voten dhe institucionet legjitime.Boll me me pushtete paralele ,thote ai.


ZOTI NJE PER TE GJITHE DHE…

Ajo eshte bere nene ne Angli.Me te shoqin Adrianin e morren kurbetin me 1998 dhe perfunduan ne Mbreterine e Bashkuar,pasi kishin mbaruar Universitetin Pedagogjik "A.Xhuvani te Elbasanit.Ajo qe tani I lidh me shume me kete vend, nuk eshte me nje jete si gjithe te tjeret qe mendojne te pasurohen me te gjitha menyrat ose te shporrin fukarallekun,por predikimi per "Lajmin e Mire", sic e quan sekti I fese me te re te tyre "Deshmitaret e Jehovait".Nevila, ose sic e quajne 85 anglezet e Kongregacionit te Rrotherhamit,"sister Nevill", eshte pagezuar nje vit me pare ,pikerisht ne nje miting te madh shqiptaresh ne Londer, ne Kongregacionin e EDGUARES,ne veri te kryeqytetit britanik dhe tani eshte Pioniere, ose e para shqiptare ne Angli, vec disa te tjreve qe I luten Zotit me emrin Jehova, dhe troket dere me dere ne familjet emigrante te terheqe numer me te madh per te fituar jeten e perhershme ,sic eshte shpresa ne tere bashkebesimtaret e sektit te saj kristian.Ajo ne! bisede me te tjeret thote"Ta dija me pare te verteten ,s’do te kisha ardhur ketu…Kudo eshte Zoti, dhe ai eshte per te gjithe nje,thote ajo, por kur meson te verteten nga "Bibla".

Pak me tutje ne Donkaster,Mexborough,Stainforth,Swinton e perreth kesaj zone ne South Yorkshire,Nevila thote ka me dhjetra te tjere shqiptare , qe studiojne Biblen e marrin njohuri per te verteten ne mbledhjet e studimit te organizuar kristian.


…AI I DO SHQIPTARET

Dy familje ne Stainforth ne nje leter shoqates se ndihmes se azilanteve ne zonen e Donkasterit,pikerisht zotit Joe, pak kohe me pare nuk I kerkonin kushte per jetese me te mire edhe pse kishin arsye per nje gje te tille,por ndihme per te gjetur nje kishe Orthodokse, ku ti luteshin Zotit.

Vasil Xhokaxhiu, nga Fieri,e shoqja Lindita nga Tirana me femijet Gligorin e Katerinen dhe familja e Filip Pulos nga Saranda,-thote punonjesi I kesaj shoqate,Agon Eshani,lane shtepite e tyre te akomodimit per nje shkak te tille qe I befasoi dhe autoritet e ndihmes.Ai shton se ata pyesnin "Kaq shume besoni ju te Zoti?!Ne dime qe ju jeni jo shume fanatike ne marredheniet me fene e institucionet e saj.

Per te thene shkurt, mesazhi I dhene nuk synon komentin apo analizen e problemit ,por faktin dhe realitetin e ndodhur me qellim qe secili te shohe vetveten ne kete mes e te gjykoj me pasqyren e vet.

Te moshuar te tjere thone punonjesit e ndihmes ne Donkaster,ndjekin te premteve ritet e besimit myslyman ne xhamine e qytetit.

Daje Ramadani, plaku qe eshte me ne prej Yorku,qesh dhe thote :Shqiptaret e duan Zotin dhe Ai I do,se po te mos I donte, askush nuk do te fliste me shqip sot…


*Autori eshte gazetar shqiptar. Shkruan prane gazetes "Albanian Mail",qe botohet ne Londer nga dy biznesmene shqiptare Tony Sinani dhe Agim Neziri dhe nderkohe eshte duke pregatitur nje teme ne kolegjin "South Thames" me teme:"Introduction about languages".Ai ka aplikuar ne BBC dhe se shpejti fillon nje kurs, i cili e kualifikon per me tutje.

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa