Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 


Nga Fatmir TERZIU

INTEGRIMI, PJESA JONË SHQIP


"Ky nuk është fillimi,ky nuk është fundi, ky është fundi I fillimit".
W.Churchill

Ashtu të lodhur ,të dërmuar e shpirttrazuar prehemi në katër cepat e botës, me një çantë kusuresh e shpresash me vete Dhe menjëherë ndeshemi me fatin tonë,me peshën e sfidën e tij përballë integrimit, pjesës tonë në shqip që përkon me gjetjen e vetvetes. Por ndryshe nga të tjerët, çuditërisht ne shqiptarët rrëmbehemi jo pak herë nga rrjedhat e kohës.E mes këtyre rrjedhave pa dallim moshor e gjinor, ne jemi sfidantë e përçues të vlerave.Të tjerët na quajnë mjeshtra,profesorë,ustallarë,doktorë,të talentuar…,në tërë realitetin e paraqitjen tonë në këtë rrjedhë.Breza të së ardhmes na I cilësojnë fëmijët tanë.

Në këtë "rrëmujë" thëniesh e vlerësimesh pena e gazetarit sapo ka filluar të rendis e fiksoj disa prej tyre…Kini durim në faqet e "Albanian Mail"! Kini durim, se gojët që flasin për ne s’janë pak, janë aq shumë sa vetë përpjekjet tona të trefishta e të shumëfishta për të treguar se nga vijmë e ku shkojmë në sy të tjerëve.

Ato janë tamam ashtu, siç vetë W.Churchill është shprehur në një moment tepër historik jo vetëm për popullin anglez, por për të gjithë kombet:"Ky nuk është fillimi, nuk është fundi, ky është fundi I fillimit".

Në këtë "fund të fillimit" nis të shpaloset pjesa jonë shqip e integrimit pa harruar kulturen, traditën, festiven e tradicionalen…, pa harruar tërësisht shqiptaren.

NJË ZË I NJOMË SHQIPTAR NË BIRMINGHAM

Enkas të rrëmben.Është një zë që cicëron në moshën dhjetë vjeçare,një zë i njomë.Një timbër në shqip nga Birmingami.Dhe ndoshta më shumë se një zë është një natyrë e re poetike,në një "sofër të vjetër dibrane",intelektuale e tepër tërheqëse.Është një këngë që buron trio,në këtë odë të traditëpërcjelljes,që nis nga Alpet e përfundon në brigjet e Jonit.Kësaj here në një gjuhë poetike të rrjedhshme e me nuanca të thella brenda ç'do detaji,brenda ç'do poezie të botuar nga përmbledhja antologjike e moshës 7-11 vjeçare e që mban emrin e GEILA Alpion.Në këtë rrjedhë moshore kur të rrëmbejnë lodrat e gudulisjet pa shkak lozonjar, mesazhi i përcjellë nga Geila, padyshim është një vëmendje më shumë.Në të ndalon e kundron erëmirë Pranvera,qesëndis dimri,pushon legjenda e struket instikti fëminor,ndërsa shpërthen talenti i rrallë i një njomëzakeje shqiptare.Ajo ka lënë diku mes rrjeshtave të kuptohet se pranverat,dimrat e tërë të mirat e të këqijat e kësaj bote ! janë veç një konkurrencë e së keqes që tenton të vrasë shpirtin e zemrën e ç'do luleje në rritje.Në tërë tufën errëmirë të cicërrimës së parë të pinjolles Alpion, ajo që s'të lë pa iu rikthyer është kapja e momentit nga rrjedha e një moshe tepër të ndjeshme e plot talent.Por jo vetëm se botimi kësaj here është në gjuhën e Botës,anglisht,jo vetëm se është nga një njomëzake që ka lënë paksa lodrat pas dore për të shpërthyer në talentin e saj,jo vetëm se anglezët botues vetëshprehen në vlerësim,por se tufa me lule është një simbolike e një bote që do të fshikullojë ç'do pëshpëritje për ne nga mosdashja apo xhelozia e vjetër historike.E ka dhënë pikënisjen, kjo këngë e re në udhën pambarim...,që jo më kot është nën titullin "author of the future".

Geila Alpion, 10 vjeçe, është inkurajuar nga prindërit e saj dhe nga mirësia e vëllait të vogël, siç shprehet vetë para anglezëve botues.Ka hobi dhe interes për letërsi, krijimtari, pikturë, udhëtime dhe fotografi.Ajo dëshiron të studiojë për astronomi, ndërsa autorë më të pëlqyer ka Roald Dahl dhe William Shakespeare.Ne moshen 4 vjecare beri IQ test ne Universitetin e Durhamit dhe atje nje psikologe rekomandoi qe te futet ne shkolle nje vit para moshatareve te saj. Geila tani eshte ne klasen e gjashte dhe sapo ka fituar kunkursin ne nje nga shkollat me prestigjioze private (grammar) school ne Angli: King Edward VI. Shkolla ne fjale eshte renditur e 9-te nga niveli ne 100 shkollat private te Anglise vitn qe kaloi dhe cdo vit nxenesit me te mire studiojne ne Oxfor dhe Cambridge. Geila do te studioje ne kete shkolle per 8 vjet deri sa te filloje universitetin. Ne kete shkolle kandidatet pranohen vetem me konkurs , i cili u zhvillua ne Nentor 2002 dhe per te cil! in u unformuam ne fund te shkurtit qe kaloi. Para se te merrte rezultatet ajo ishte pergatitur nga ana psikologjike prej prinderve te saj, qe te mos shpresonte shume se mund ta merrte konkursin (i cili eshte me pyetje abstrakte vetem per te pare IQ- ne) duke i thene se ne jete jo te gjitha enderrat realizohen. Prinderit,Gezim dhe Dashuri u lumturuan nga rezultati por edhe u befasuan, sepse nga rreth 8000 aplikante vetem 600 u pranuan ne nje qytet prej dy milionesh si Birminghami.

Ajo diku në krijimtarinë e saj erëtrëndëlinë shprehet për planetët."Planetët flasin,dhe unë I dëgjoj".-I thotë vëllait të saj.Ndërsa ne na duket si një zë që në vëzhgim e sipër,në rritje e sipër tenton të zbulojë ndoshta atë të rradhën,të panjohurën, ndoshta të një të ardhmeje tjetër,kushedi me sa të papritura.

DY PENELA TE RRINJ SHQIPTARE NE ALBUMIN E KE

Dy nga gjashtë punimet me penel,të përzgjedhura nga një juri në "Primari School Sëinton",u përkasin dy nxënësve shqiptarë.Ata vijnë nga dy pika të kundërta shqiptare,veri-jug dhe sjellin me penelat e tyre imagjinatën e peisazhit të bukur shqiptar.Enkas të rrëmbejnë.Përqëndrohesh në të parin dhe përhumbesh në qetësinë që të falin pllajat shqiptare e ndërsa qëndron më gjatë tek I dyti, që të risjell para syve freskinë e një buzëmbrëmjeje me diell të zjarrtë në perëndim e sipër.

Koloriti I përdorur nga Vjollca Kaçaniku dhe Klodian Ciko, thotë drejtori I shkollës Z. Schatchard të sjellin menjëherë si në pasqyrë imazhin e vendeve të mesdheut.Unë kam vizituar, shton ai Qipron greke dhe Maltën në periudha të ndryshme dhe ndaj flas kështu,sepse më duket që edhe natyra e vendit tuaj me të njëjtën klimë ka po aq bukuri, freski e magjepsje…Dhe vazhdon duke thënë fjalët më të vlerësuara nga fjalori I anglezëve për të tjerët për dy nxënësit shqiptarë që I quan talente.

Vjollca në të pestën e klodiani në të gjashtën e kësaj shkolle disaherë janë vlerësuar me çertifikata dhe "Headteachers Aëard",ndërsa tani një juri nga departamenti I edukimit te zones dhe një shoqatë me bashkëpunim KE-në,u kanë akorduar diplamat përkatëse dhe vendin në albumin që do të publikojë së shpejti KE..Për këtë "South Yorkshire Time" shkruan:"dy penela të artë , dy shpresa për vendet e tyre në zhvillim.."

KOSTUME SHQIPTARE NË KILBURN PARK

I zoti I shtëpisë,Artani, ishte veshur me një kostum të bukur të Shqipërisë.Kësula,këmisha e bardhë, jeleku I jepnin një bukuri që të habiste.E shoqja, Elvira, me një kostum të zonës së Vlorës gati ngjante si një zanë.E teksa fotografi shkrepte kujtimin e tyre të parë të një martese me dasëm të lënë në mes (shkakun se mësuam dot), djali I tyre I vogël Aldi,nxitoi t’I shtohej celuloidit.Edhe ai me një kostum ngjashëm të atit…

-Si I keni siguruar këto kostume shqiptare?

Kostumet na erdhën me postë nga Shqipëria.Janë një ëndërr e vjetër dhe janë mbajtur me kujdes nga prindërit tanë valltarë të dy ansambleve ,dikur amatore por me emër në vendin tonë.Ndërsa atë që ka veshur djali e kanë punuar duart e nënës time, dhuratë dhe mesazh trashëgimie për djalin tim.

-Po pse preferuat këtë veshje folklorike në mes të Londrës?

Edhe në fund të botës asgjë nuk e zëvendëson bukurinë tonë në tërë lëmin e saj.Asgjë nuk e zëvendëson traditën,kulturën e rritet shqiptare.Kur mendon se kostumet shqiptare kanë mahnitur të huajt, kur kujton Lord Bajronin në atë foto me kostum shqiptar, komenti është I tepërt…

-Si ndjeheni sot me këto rroba?

Madhështia që të japin kostumet shqiptare ka të fshehtën e vet që e pasqyrojnë fytyrat. E ju sot na shikoni të qeshur.

Më tej, ndërsa erkestrinën tradicionale e ka zëvendësuar disi videoklipi I një dasme shqiptare,në katër tryezat e shtruara duket se asgjë nuk mungon.

Atë buzëmbrëmje në "Kilburn Park" u këndua e u hodh vallja shqip.U këndua e u vallëzua gjatë,ashtu siç do ta hidhnin vallen e tyre të rrëndë pleqtë me rrudha…Të vetmit që I munguan asaj nate shqiptare të gjatë.

BINJAKË ME RRUDHAT SHEKULLORE TË KAPITALIZMIT

Ai është shqiptar, ndonëse anglezët e thërasin dhe e njohin vetëm me emrin "mjeshtri".Prej disa vitesh mjeshtërinë dhe aftësitë e tij profesionale ia ka kushtuar jetës së metropolit më të madh britanik. Dhe vetëm merr vlerësime e përshëndetje nga ç'do klientë që troket në "Finsbury Watches Repairs".

Në botën e luksit e të modës gjithnjë në ndryshim, jo vetëm për atë ç'ka moda ka domethënien e vet, por edhe në atë që ka të bëjë me guston dhe modën e orëve të dorës,një orëndreqës duket sikur është jashtë loje.Por për Shemsin,mjeshtrin shqiptar nga Kosova, profesioni që ushtron këtu është më shumë se domosdoshmëri,edhe pse dikujt të jesh në zemër të kapitalizmit plot luks mund t'i duket se një orë që kushton jo pak mund t'a riblejë disa herë, shprehet ai.Sado që moda e orëve të ndryshohet,sado orë të reja e luksoze të dalin, riparimi i defekteve që lindin ndoshta brenda garancive ose edhe gjatë përdorimit të tyre nuk e lë pa punë orëndreqësin, shton njëri nga pronarët e "Finsbury Ëatches Repairs" në Seven Sisters Road.Aq më shumë, shton ai, kur ke të bësh me duart e një mjeshtri, siç është Shemsi.Kur mendon se ke blerë një orë mode të shtrenjtë e që kushdoqoftë i kamur apo i varfër e blen vetëm njëherë atë,nevoja e mjeshtrave si Shemsi,që kon! kuron tani edhe në zemër të Londrës me zanatin e tij, natyrshëm të largon ç'do paragjikim.Por profesioni dhe mjeshtëria s'ka fund thotë vetë ai, edhe pse ai tashmë mban disa diploma të disa prezantimeve ndërkombëtare.

Ai është modest dhe i qetë.Aspak nervoz e aspak dukës për ç'ka vlerësojnë të tjerët punën e zanatin e tij mjeshtëror,edhe pse tani dhjetra e ndoshta mijëra njërëz kanë në xhepat e tyre kartvizitën e tij e të dyqanit në fjalë.

Më së shumti për këtë bindesh teksa shikon realitetin në bllokun e përshtypjeve të dyqanit dhe aq më tepër kur dëgjon kërkesat në telefon për aq kohë sa ti ke qëndruar mbi banak me misionin e gazetarit,për të gjurmuar ç'do fjalë ndryshe për të gjithë ne shqiptarët.Me këtë moto në "Seven Sisters Road" padashje kemi thënë pak edhe për një gjetje tjetër të vetvetes shqiptare, për një integrim në botën e egër të kapitalizmit të vjetër anglez, të fytyrës sonë punëtore, realiste e fjalëpake, si e një moshe me rrudhat shekullore të kësaj ekonomie tregu në rritje të vazhdueshme.

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa