Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

TANI MENDOJ SE S'KAM ME GJE PER TE THENE RRETH ALI PASHES

Interviste me shkrimtarin Sabri Godo

1. Per ripunimin e trete te vepres suaj, "Ali Pashe Tepelena", patet ndonje shtyse te brendshme apo arsye te tjera ju shtyne ta ndermerrnit kete hap?

Ali Pashai eshte i nderlikuar e i veshtire. E kam punuar tri here. Qe ta shpjegoj kete, duhet t'i marr etapat radhazi. Kur nisa ta shkruaja fillimisht, doja te bindja veten dhe lexuesit se kemi te bejme me nje personalitet te habitshem, te lene menjane, por qe duhet te zere vend ne historine tone. Gjate sundimit turk ai ishte i mallkuar, pra i thoshin "Kara Aliu" - Aliu i Zi -, por edhe ne epoken e Pavaresise u la menjane. U vura te punoj per Aliun ne vitet '70-te, kur kishte pak shanse te botohej nje liber per te dhe ne nje periudhe qe perjetoja veshtiresi vetjake. Ia dhashe ta lexonte mikut tim, Stefanaq Pollos, ne ate kohe drejtor i Institutit te Historise. E pelqeu librin dhe me tha: "Mbaje mbyllur ne ndonje sirtar te fshehte, per nipat, kur t'i vije koha". E pyeta pse. Qeshi dhe me tha se libri do te digjej ne zjarr qe per frazen e pare: "Mema e ererave kishte ngritur nje stan ne Tepelene", fraze qe deshmonte prirjet e mia mitologjike, jashte realizmit socialist. Megjithate e dorezova librin per botim. Nga "lart" thane "mire". Ishte koha kur duhej te mbeshteteshin me fort ne atdhetarine. Libri pati sukses, por porosia ishte te mbaheshin ne fre recensionet entuziaste.

Gati njezet vjet me pas, botuesi Hysen Sinani me propozoi ribotimin. Nisa te ndreq ndonje gje, por qe ne faqet e para pashe se ishin mbledhur ne mendjen time ne menyre te pavetedijshme shum- gjera per Ali Pashen dhe e rishkrova te gjithe librin nga faqja e pare tek e fundit. Kaluan dhjete vjet. Shtepia botuese "Dudaj" me propozoi nje botim te trete dhe u perserit e njejta histori si me botimin e dyte. Kesaj here shkova ne Greqi dhe ne viset ku kishte jetuar e qeverisur Aliu, keshtjellat, terrenin, muzete, botimet e reja qe ishin bere per te. Kjo me coi perseri ne ripunim, le te themi per tetedhjete per qind te vepres. Tani mendoj se s'kam me gje per te thene rreth Ali Pashes. Me siguri do te shkruajne te tjeret per te, sepse Aliu gjithnje do te terheqe shkrimtaret, artistet, historianet e studiuesit, derisa te zere vendin e tij te plote ne perfytyrimin tone.

2. Ne variantin e fundit, a ka nje pasurim te vepres me fakte te reja historike rreth jetes se Ali Pashes?

Kuadri i pergjithshem historik mbetet ai qe eshte dhene ne botimin e pare. Ne botimin e trete ky kuader eshte plotesuar me lende e hollesi te reja qe, sipas meje, e bejne Aliun me te gjalle e me te besueshem, me afer se vertetes, e cila asnjehere s'mund te arrihet e plote.

3. Sa polikan ishte Ali Pashe Tepelena dhe a u ka sherbyer menyra e tij e te berit politike figurave tona politike si pervoje?

Libri i Begerit "Ali Pashe Tepelena dhe Britania e Madhe" u rekomandohej shkollave te Anglise si nje tekst ne studimet diplomatike, duke e vleresuar diplomacine e Aliut si nje rryme te vecante. Marrredheniet e shumanshme diplomatike te Aliut mund te ngrene kureshtjen e forte te politikaneve, por s'mund te them se prej tij mund te nxirren perfundime me rendesi praktike per ditet e sotme. Gjithsesi, e tere veprimtaria e Aliut vlen si informacion. Nje kategori politikanesh mund te jene me fort te interesuar pe Makiavelin se sa per Aliun. Gjithsesi, kur ia lexuan Makiavelin Aliut, ketij nuk i beri ndonje pershtypje dhe tha se e dinte vete qysh ta qeveriste popullin me gjuhe e besime fetare te ndryshme.

4. Ku ndahen e mira dhe e keqja te Pashai i Tepelenes?

E mira dhe e keqja gjithnje kane banuar se bashku te cilido personazh qe del ne krye te dickaje, madje edhe te njeriu i zakonshem. Natyrisht qe keto, e mira dhe e keqja, vijne e kryqezohen te nje personazh si Aliu ne shkalle madhore. Po ta shikojme thjesht nga pikepamja nese i beri mire historise dhe zhvillimit te Ballkanit, pergjigjja vjen e plote. Historiane te ndryshem kane pohuar se duhej despotizmi i Aliut per ta nxjerre vendin nga Mesjeta ne Kohen e Re. Vepra e tij i sherbeu emancipimit politik te Ballkanit dhe vecanerisht Greqise, ne perpjekjet per pavaresi. Ne te njejten kohe ai i beri nje sherbim te madh rimekembjes se kombit shqiptar, qe jetonte ne pergjumje qysh nga koha e Skenderbeut. Ne planin njerezor, ne pergjithesi, shume autore te huaj e kane quajtur Aliun nje njeri mizor, por nje pasha te drejte. Nga ana ime do te shtoj se ai e perdri vrullin pa ngurrim per te shtruar nje vend ku sundonte ligji i xhungles ne kuptimin e plote te fjales. Ne sherbim te idese se tij per themelimin e mbreterise shqiptare, ai nuk u ndal as para masakrave te medha te pergjakshme si ne Hormove, Kardhiq, Preveze e Sul. Por keto i beri me vetedije, si te diktuara nga interesat e shtetit. Ai vete thoshte se dallget e gjakut qe ngriti do ta ndiqnin edhe pertej varrit, por mua me rezulton se ai asnjehere nuk u nis nga ndjesi gjakesore te pabazuara ne interesat politike qe diktonte koha.


 

Gazeta Koha Jone


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa