Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

“Pulëbardha” e Çehovit, në pyllin simbolik të Teatrit Kombëtar

Alma Mile

“Pulëbardha” e Çehovit, komedia lirike është shfaqja e sotme premierë në skenën e Teatrit Kombëtar. Ndonëse një vepër e vështirë simbolike, regjisori Kiço Londo, shpreson që ajo të vijë sa më afër publikut shqiptar

Kur babai i teatrit botëror, Stanislavski, vuri në skenë “Pulëbardhën” në prani të vetë autorit, Çehovit të madh, pësoi një dështim total. Megjithatë Drejtori i Teatrit Kombëtar dhe regjisori i komedisë lirike, Kiço Londo, shpreson që të mos i ndodhë e njëjta gjë. Sot në mbrëmje, për herë të parë në skenën e TK, do të shfaqet një nga veprat më të mëdha të autorit rus. Vënia në skenë e një vepre të tillë simbolike dhe shumë dimensionale, duke marrë parasysh infrastrukturën e TK, nuk ka qenë aspak e lehtë, megjithatë Londo, shpreson të ketë arritur diçka, pasi dhe stafi i aktorëve që interpretojnë në të do të jetë i zgjedhur. Kështu mund të veçojmë aktorët Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Yllka Mujo, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi, Bujar Lako, Dritan Boriçi, etj. Për regjisorin Londo kjo është një nga provat më të mëdha të TK, pasi kjo vepër, edhe pse është ndër shfaqjet repertor në të gjithë teatrot e botës, është hera e parë që vihet në skenën tonë, ndërkohë që në vitin 1965 është luajtur vetëm nga trupa e teatrit të Durrësit. “Përveç anës poetike të kësaj vepre, në të më ka tërhequr dhe humori i hidhur, i cili ngjan shumë me realitetin shqiptar, ku jo rrallë herë ndodh që jeta meskine shtyp shpirtin njerëzor”, - thotë Londo, duke mos e fshehur tërheqjen ndaj kësaj vepre që sipas tij, prej 10 vjetësh ka qënë një nga ambicjet më të mëdha artistike. “Por ajo që dua të them me anë të kësaj shfaqjeje është që ëndrrat e pambështetura në logjikë të bëjnë qesharak e të çojnë në fund tragjik”. Veprimi në veprën e Çehovit zhvillohet në katër vende, megjithatë përfundimisht Londo dhe skenografi Kristo Çala vendosën të krijonin një konvencion dhe vepra të vijë nëpërmjet simbolit skenografik. Ngjarjet zhvillohen mes një pylli dhe një liqeni. Personazhet lëvizin nga buza e liqenit në drejtim të pyllit, ndërkohë që jeta e tyre është tërësisht e pakuptimtë. Loja e aktorëve do të shoqërohet me muzikën e kompozitorëve të mëdhenj rusë, mes të cilëve dhe Jan Kaçmarek. Përballë një vepre të tillë shumë të vështirë Kiço Londo shprehet se i gjithë qëllimi i tij është që para spektatorit të zbulohet nënteksti i veprës, i cili është shumë i thellë dhe nuk vjen thjesht përmes dialogëve të aktorëve. Me këtë vepër, Londo, i cili jo pa keqardhje shprehet se do ta mbyllë këtë sezon artistik vetëm me një premierë, shpreson t'i hapë rrugën krijimeve të autorëve të tjerë të mëdhenj, si Shekspir, Ibsen, Molier. “Ju premtoj që brenda këtij sezoni, i cili përfundon në maj, do të ketë një vepër të tillë, ndoshta, Molier”.


 

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa