Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Shqiptarët mblidhen në Prishtinë për të vazhduar veprën e Nënë Terezës

Dhjetëra artistë shqiptarë, nga Tirana dhe nga mërgimi, janë mbledhur në kryeqytetin kosovar me një qëllim, kësaj here humanitar: mbledhje fondesh për fëmijët e varfër dhe të sëmurë shqiptarë, kryesisht ata që vuajnë nga sëmundje, si leuçemia e talasemia, kurimi i të cilave kërkon shumë shpenzime,. Spektakli i drejtuar nga kantautori dhe prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea është zhvilluar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Ismail Kadare, Inva Mula, Merita Halili, Nexhmije Pagarusha, Enver Petrovski, Flora Brovina, Elsa Lila, Vikena Kamenica, Luan Krasniqi, Timo Flloko e shumë shqiptarë të njohur të botës së artit, sportit, politikës, të ftuar nga regjisorja dhe producentja Vera Grabocka, e kanë ftuar publikun nëpërmjet muzikës të sensibilizohet, duke bërë një apel në emër të gruas së jashtëzakonshme shqiptare Gonxhe Bojaxhi, e njohur në të gjithë botën si Nënë Tereza. Në vjeshtë pritet shenjtërimi i murgeshës me origjinë shqiptare. Ky spektakël shënon fillimin e veprimtarive me karakter bamirës dhe i praprin ceremonisë së zemrave që prej kohësh ka nisur të përgatitet nga motrat-murgesha në Romë.
Edhe ish-presidenti amerikan Bill Klinton solli me anë të një mesazhi televiziv përshtypjet e tij nga një vizitë së bashku me bashkëshorten Hillari në një jetimore të ngritur nga Nënë Tereza në Kalkuta.
Gjatë gjithë mbrëmjes së të dielës, ka patur kontribute direkte dhe telefonata në numrat e vënë në dispozicion. Ende nuk është bërë e njohur ndonjë shifër e saktë e parave të mbledhura. Ka patur edhe kontribute direkte të konsiderueshme si ai i Bexhet Pacollit me rreth 20 mijë euro.
Spektakli “Nënë Tereza e Shqiptarëve” është organizuar nga fondacioni “Nënë Tereza” në Gjermani, “Linda Association”, “Jon Music” dhe “Televizioni 21” në Prishtinë. Grabocka dhe Gjebrea kanë qenë fytyra e maratonës “Shën Tereza e Shqiptarëve”, e cila është transmetuar dje në mbrëmje nëpërmjet valëve satelitore të Televizionit Publik Shqiptar.

Surpriza e Ramës
Sapo djemtë e “West Side Family” dolën në skenë publiku në sallë ka reguar menjëherë: “Tirona, në zemrat tona/ e çmendur sido të jesh/ ti je e jona.” Pas këtij refreni ka hyrë në skenë me veshje zyrtare, xhaketën në sup dhe mikrofon në dorë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Me një ritëm rap-i Rama këndon: “Zhurmë, shumë zhurmë. Kjo është Tirona jonë, Tirona e kontradiktës, e luftës, e paqes, mashtrimit, të vërtetës, shpifjes, interesit, e kemi dhe e themi…”
Kryetari Rama ka shfaqur një droje të lehtë, në skenën ku për herë të parë ka dalë për të kënduar. Ato pak minuta interpretim janë shoqëruar nga publiku në kor. Mes zhurmës dhe borive të makinave, efekte të këngës, Rama ka lënë skenën.


Pjesë nga kënga
Djemtë: Tirona, në zemrat tona/ e çmendur sido të jesh/ ti je e jona.

Rama: “Zhurmë, shumë zhurmë, sa zhurmë. Kjo është Tirona jonë, Tirona e kontradiktës, e luftës, e paqes, mashtrimit, të vërtetës, shpifjes, interesit/ e kemi dhe e themi…

Djemtë: Aty ku kryetari bërtet me megafon
Jetojmë në Tiron

Rama: Të gjitha do t’i gjeni në qytetin tonë

Sondazhi

Nënë Tereza në krye të miteve të epokës

Një sondazh i “Eurispes” (Itali) e ka nxjerrë Papën dhe Nënë Terezën në krye të listës së “miteve të epokës sonë”. Rreth 1 mijë të rinj të moshës nga 12 në 24 vjeç, kanë zgjedhur personazhet simbol. Fitojnë dy “fytyrat e kristianizmit botëror”. Meshkujt e pyetur në sondazh kanë zgjedhur Papën dhe futbollistin Maradona, ndërsa femrat Nënë Terezën dhe Ledi Dianën. Në vendet më poshtë renditen Che Guevara dhe Gandhi.

Nënë Tereza 25 për qind
Papa 24,6 për qind
Che Guevara 8 për qind
Ghandi 7.9 për qind
Lady Diana 5.8 për qind
Armando Maradona 5.3 për qind
John Kenedy 3.8 për qind
Madonna 3.3 për qind
Marilyn Monroe 2,9 për qind
Dalai Lama 0,8 për qind


Karakteristikat thelbësore që zgjedhësit u atribuojnë miteve të tyre janë kurajoja, ndershmëria, talenti dhe altruizmi. Nënë Tereza dhe Papa kanë fituar me shumicë në opsionin “altruizëm” por edhe në kurajo dhe ndershmëri. Kurse revolucionari Guevara është simbol i rebelimit dhe lirisë, dhe e kanë zgjedhur me shumicë në opsionin kurajo. “Mitet e medias” Lady Diana, Maradona, Madonna e Marilyn Monroe, votohen për talentin e tyre.

Shekulli


 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa