Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 


plazhi i ferexheve

Nga Aranita Brahaj

Nje komune e rrethit te Kavajes, nje plazh buze detit Adriatik me pisha te buta te mbjella ne kohen e komunizmit e me disa hotele te ndërtuara vitet e fundit.

Spilleja eshte fare prane Durrsit e Golemit plazheve te mbipopulluara nga pushues te mbare trojeve shqipëtare. Më poshtë ne vije bregdetare shtrihet Divjaka. Por Spilleja ngjan se është fshehur ne hartën bregdetare te vendit pasi shume njerëz nuk dinë se egziston. Dhe shkak për këtë është një gjatsi rruge prej reth 15 kilometrash sa del nga ruga nacionale. Ruga e pashtruar dhe me shume probleme e bën te vezhtire udhëtimin drejt plazhit Spille por jo pak familje nga Elbasani, Kavaja dhe Tirana vine gjithsesi per te pushuar ne plazhin e qetë të Spillese.

Qetësia e një plazhi ndryshe nga pjesa tjeter e plazheve te vendit terheq jo pak persona qe do te pëlqenin ate qe mund te quhet nje plazh i stilit të viteve para nëntëdhjetës. Mund te shijosh largësine e çadrave nga njera tjetra, freskine pishave te buta e nëse je tip tradicional do ndjehesh mire ne te vetmin plazh te vendit ku degjon vetem muzike shqiptare kryesisht te Shqiperise se mesme, ku mund te konsumosh fruta e perime te fshatit e jo te arkave te inportuara.

Por nëse kureshtja te nxit te eksplorosh gjate vijen bregdetare te Spillese mund te zbulosh plazhin me te veçantë te vendit. E këtu nuk behet fjale për ndonje plazh privat luxsoz apo për ndonjë zonë ku vajzat e kohës do të guxonin të bënin plazh toples njësoj si kudo në plazhet e vendeve fqinje në Itali, Greqi apo Mal të Zi. Kësaj radhe dy vajza nga Tirana duke shëtitur pak larg zonës përballë hoteleve zbuluan atë që mund të pagëzohet si "Plazhi i ferexheve".

Plazhi i Ferexheve...

Në një gjatësi vije bregdeti prej 2 deri 3 kilometrash mes Spillesë dhe Karpenit, nuk shtrihen çadrat e zakonshme të djellit por disa tenda të sajuara në formë dhomash katrore. Disa prej tyre me ngjyra të errta. Dhe përreth çadrave shikon burra me mjekrra dhe me kostume banjo të zeza deri poshtë gjurit e gra me ferexhe të zeza që fillojnë pak milimetra lart vetullës e përfundojnë tek maja e thoit te këmbës. Ndryshe nga ferexhetë që shikohen në Tiranë apo në ambjentet e zakonshme te vendit ferexhetë këtu janë jo vetëm të zeza por edhe më izoluese për trupin e një gruaje pasi ekspozojnë për djellin vetëm sytë dhe gishtat e dorës.

Por uniforma e zezë nuk i pengon këto vajza apo zonja te reja të privuara nga dielli ti gëzohen sëpaku detit.

Të shoqëruara nga bashkëshortët apo nën shoqërinë e njëra-tjetrës shikon secilën prej tyre të lahet në det madje edhe duke notuar si ndonjë vajzë e mësuar prej vogëlisë me detin apo të marin pjesë në lojrat e ujit.

Ndërsa me shumë kujdes në momentin e mbërritjes në breg bashkëshortët qe presin gratë me ferexhe për ti mbuluar me peshqirë që pengojnë pasqyrimin e formave të trupit nën rrobën e lagur. Me pak humor mund të përcjellësh edhe ndonjë moment ku ndonjëra për shkak të rrobës rrëzohet nga dallgët, dhe bashkëshorti vrapon të ndihmojë gruan e tij.

Me kuriozitetin e një reportereje mbajta pak vesh se në cilën gjuhë flisnin pushuesit e "Plazhit të ferexheve" dhe e folura mes tyre me tingellonte e njëjtë me gjuhën e Tiranës. Të njëjtin fakt më konfirmojnë edhe targat e makinave që mbartin këta pushues të veçantë të Spillesë.

Nuk kisha parë kaq shumë ferexhe as ne ditët e premte pranë xhamive të kryeqytetit. Por një ndryshim që të bie në sy është ngjyra e zezë e ferexheve të ndryshmë nga ferexhetë me ngjyra të çelëta që veshin besimtaret që jemi mësuar të shohim zakonisht. Gratë kanë të mbuluar plotsisht trupin madje mënga e veshjes mbulon deri afër gishtavem pjesën e duarve, ndërsa këmbë këto gra megjithse në plazh mbajnë çorape dhe këpucë. Krejt uniforme duken edhe veshjet e meshkujve. Kostume banjo të zeza deri poshtë gjurit, mjekrra të zeza që i bëjnë të dallueshëm këta persona.

Rreth këtyre çifteve në mosha të reja ka edhe fëmijë të cilët i gëzohen normal plazhi si bashkëmoshatarët e tyre në çdo plazh të vendit me kostume banje me ngjyra e me të njëjtat lojra të detit e rërës.

Spilleja mund të konsiderohet një plazh tradicional. Me pak njërëz, pa shumëvizitorë nga rrethe të tjera të vendit pa ambjente luksoze si në plazhe të tjera të shqipërisë. Ruga e keqe për të mbërritur deri këtu e bën këtë plazh pak të populluar. E mesaduket familjet myslimane e kanë zgjedhur këtë vend pikërisht për të pushuar në qetësi pa shumë kureshtarë përreth e pa ndonjë incident. Në fakt zona është e populluar nga popullsi myslimane për të cilën plazhistët me ferexhe nuk përbëjnë aspak çudi.

Por nga vinë ferexhetë e zeza!!!!

Ferexhetë e zeza i mbajnë një rrymë e Islamit që njihen si Selafi, brënda gjirit të Synitëve.

Meshkujt mbajnë mjekrra të gjata e pantallona treçerekshe. Femrat janë komplet të veshura e në disa raste të mbuluara edhe tek sytë.

Kjo lloj ryme është e shtrirë në Arabi, Jemen, Oman e sëfundmi e përhapur edhe në Irak.

Në Europë besimtarë të kësaj rryme janë përhapur edhe në Britani, Francë, Hollandë, Gjermani, Bosnje e mesaduket sëfundmi edhe në Shqipëri.

 

 



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa