Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 


PIKTORET E RRUGES NE LONDER

NE "LEICESTER SQUARE" KU KONKUROJNE TALENTE NGA E GJITHE BOTE

Nga Fatmir Terziu
LondraPrej katër vitesh dy piktorë shqiptarë e pijnë kafenë në North Side të "Leicester Square".Petrit Gorovelli, nga Lushnja dhe Arben Lleshi nga Hasi i Kukësit, hyjnë e dalin në rrjeshtin e piktorëve të rrugës në qendër të Londrës dhe aktualisht janë të vetmit piktorë shqiptarë me të drejtën e ushtrimit të profesionit të këtij lloji në rrugë.Ata kanë të drejtën e siguruar nga liçensa"Temporary Street Trading Licence" që lëshohet nga City of Westminster sipas aktit të 1999-ës.Në këtë pikë , ku në gjininë e portretit e të karikaturës, lëvizin papushuar duart e dhjetra piktorëve nga e gjithë bota, sigurisht edhe talenti, por edhe komercialiteti nuk e fshehin konkurrencën.

"E pas kësaj të fundit -thotë Arbeni, pakkush mbijeton".Arbeni ka diplomën e Akademisë së Arteve të Bukura të Tiranës.Është specializuar për skulpturë në qeramikë dhe tani për gati 20 minuta i jep klientit në dorë portretin ose karikaturën, sipas dëshirës së këtij të fundit.Pra i është përshtatur me tërë detajet një rryme të re në talentin e tij.

E ushtroj këtë zanat, na thotë ai, këtë talent në rrugë , jo aq sa për komercialitet vetëm, por edhe për të mbajtur gjallë artin e talentin tim, për të mos i kthyer këto duar që i japin bukuri portretit e shije artistike realitetit,në duar që lajnë e fshijnë pjata.Vërtet është punë rruge,- shton Petriti, piktori tjetër shqiptar, por këtu ka piktorë nga Britania, Kina, Brazili, Polonia, Bullgaria, Rusia, Argjentina, Italia e nga s,vijnë.Vijnë liçensohen, konkurojnë e fitojnë klientelë.S'është e lehtë sot të fitosh zemrën e klientit, apo të kesh klientelë të përditshme, vazhdon ai.

Ç''ËSHTË NJË PIKTOR RRUGE

Piktorë rruge janë të gjithë talentët që e gjejnë veten jashtë zyrave, të thonë vetë këta piktorë.Në fakt vetë liçenca pasi merret të jep këtë emër, por pktor i rrugës , zor se mund të jetë ç'dokush i këtij profesioni. Arbeni dhe Petriti thonë gati njëzëri, se piktori i rrugës , vërtet nuk është ai me kravatë i zyrave, shkollave, apo ekspozitave e galerive, por s'duhet harruar është piktori i një rruge me kritikë jozyrtare,i një rruge ku qindra e mijëra sy e ndëshkojnë ,e lavdërojnë dhe e flakin me mospërfithje ose me një shikim të vrazhdë.Më saktë, ata thonë se piktori është mbijetesa me artin dhe mbijetesa e vetë talentit, është mbijetesa në ekonominë e tregut me jo pak probleme ekonomike, është vetë rruga për të kërkuar rrugicat e jetës me penelin,lapsin e zi, me atë që ta ka falur dhuntia e që ta ka zbuluar e ngulitur me mjeshtëri edhe shkolla e mrekullueshme shqiptare e pikturës dhe e piktorëve tanë me emër.

NË LABIRINTHET E EKONOMISË SË TREGUT

Secili prej kësaj kategorie piktorësh në këtë shesh i paguan shtetit anglez 500 stërlina në muaj, taksë , thonë piktorët shqiptarë.Punojmë apo s'punojmë,kemi apo s'kemi klientelë, bie shi apo bën ftohtë, taksa është taksë.Fundja fundit ,kjo është ekonomia e tregut me ligjet e saj.Ne nuk i druhemi këtij ligji.Jemi korrekt.

Para katër vjetësh, - vazhdojnë ata, në shesh pikturonin mjaft vetë, por me vendosjen e taksës dhe aq më shumë të liçensimit të detyruar që të jep të drejtën dhe lirinë e ushtrimit të profesionit në këtë shesh, kanë mbetur vetëm disa dhjetra vetë.Të tjerët thonë se kanë mbetur më të vendosurit e më optimistët, të tjerë shtojnë se kanë mbetur artistët e vërtetë e talentet.Nejse shtypi vendës e thotë ndoshta më mirë kur thotë se këtu fitojnë e luftojnë në heshtje kulturate shkollat e vendeve të ndryshme.

Piktorët shqiptarë janë modestë dhe thonë vetëm kaq.Nuk i trembemi taksës apo konkurrencës, por vetëm motit, dhe bëjnë me sy e duar nga qielli.Po. Po, motit anglez-thonë duke qeshur, se ligji është ligj në ekonominë e tregut.

PLANET E TYRE

"Jemi si një vesë e freskët mëngjesi, ne shqiptarët në Britaninë e Madhe,- thotë Agimi.Kemi plane.Kemi ëndërra, se vetë profesioni ynë është i tillë, që bazohet mbi fantazi e e pasion.Por realisht...?! Të them të drejtën , jo më kot e nisa këtu nga rruga.Portreti dhe karikatura e rrugës janë shkollë më vete, por edhe ndihmë e satisfaksion për të ecur më tutje.Së shpejti mendoj të hap një repart qeramike dhe pas kësaj mund të flas me më shumë kurajo për plane të vërteta artistike...

Ndërsa Petriti është pak më i heshtur dhe shpreson se planet janë plane dhe mbijetesa është mbijetesë.Planet tona gjithësesi , shton ai nuk do të mbesin jetimë.

E ndërsa përshëndetemi me dy piktorët shqipptarë në Leicester Square, ca pika shiu njomin portretet nën duart e tyre të dy klientëve anglezë, babë e bijë.Petriti e Agimi qeshin e nxitojnë duart.Po aq edhe anglezët se fshehin dot të buzëqeshjen tipike angleze, në këtë rast të njohur për motin e çuditshëm të këtij vendi.

"Koha ka punën e vet, ne duhet t'i bëjmë ballë saj", them me vete me këtë shprehje që diku e kam shkëputur për ta përdorur edhe në këtë rast ...

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa