Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 
Politikanët, diplomatët dhe qytetarët, të dielën në rrugë. Asnjë makinë nuk do të qarkullojë në qendrat e 15 qyteteve, që kanë pranuar nismën "Një ditë pa makinën time"

Asnjë makinë, të dielën, në rrugët e 15 qyteteve

Rruga pranë Liceut Artistik TiranëDitës pa makina do t'i bashkohen 15 qytete të vendit dhe mjaft aktivitete të tjera sportive dhe kulturore. Nisma evropiane, e iniciuar nga Komuniteti Evropian "Një ditë pa makinën time", e cila do të aplikohet ditën e diel, është përkrahur dje nga 15 kryetarë bashkish, të cilët kanë vendosur që atë ditë asnjë makinë të mos lëvizë në rrugët kryesore të këtyre qyteteve. Iniciativa e re, e cila aplikohet për herë të parë në vendin tonë, ka si qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për rolin e ndotësve kimikë që shkarkohen në mjedis nga automjetet. Nga të dhënat e Ministrisë së Mjedisit, 50 për qind e ajrit në metropolet e vendeve të zhvilluara ndotet nga automjetet, ndërsa, për vendin tonë, mbetet problem numri i madh i makinave të amortizuara, që shkarkojnë përqindje të larta bloze dhe karboni në mjedis. Zëdhënësja e dikasterit të gjelbër, Edlira Myrtaj, thekson se ndër detajet e ditës pa makina mbetet për t'u përshëndetur krosi masiv, i cili do të startojë në qendër të Tiranës ditën e shtunë, duke vazhduar më pas me aktivitete promovuese nëpër shkolla për dëmin ekologjik që sjellin automjetet. Ndërkohë që ditën pa makina, një ditë tradicionale kjo në vendet e zhvilluara, do ta përshëndesin të gjithë ambsadorët e vendeve të akredituara në vendin tonë. Ministri Xhuveli ka kontaktuar me të gjithë ambasadorët dhe personalitet e tjera politike dhe publike të vendit, të cilët kanë rënë dakord që, për të përshëndetur këtë ditë, të parakalojnë në mënyrë të lirshme përgjatë bulevardit kryesor "Dëshmorët e kombit". Punonjësit e Bashkisë të Tiranës tregojnë se i janë përgjigjur pozitivisht ditës pa makina dhe kanë rënë dakord që, këtë ditë, qendra dhe rrugët kryesore të kryeqyetit të jetë të lirë nga qarkullimi i makinave, me përjashtim të unazës së madhe. Në të njëjtën kohë, Ministria e Rendit dhe Drejtoria e Qarkullimit Rrugor kanë pranuar të merren me mbarëvajtjen e kësaj dite, duke mos lejuar asnjë automjet të lëvizë në Tiranë, me përjashtim të rasteve urgjente, siç janë zjarrfikëset, urgjencat spitalore dhe makinat e dasmave. Ndërsa, disa qytete, ditës pa makina i janë përgjigjur me rezervë. Zëdhënësja e Ministrisë së Mjedisit shpjegon se disa qytete kanë vendosur që orari të jetë i kufizuar në orë të caktuara të ditës, në mesditë ose në orët e vona të mbrëmjes.
O. Kolami


 

 

(marre nga Gazeta Shekull)


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa