Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Intervistë
Regjisori skrupuloz flet për profesionin, dashurinë dhe dy djemtë artistë, të cilët thotë se i ka heronjtë e vet aktualë

Pali Kuke:
Kam qarë tek “Ethet e së premtes mbrëma”

Pas “Festivalit të dhjetorit” ishin “Ethet e së premtes mbrëma”, pas etheve, festivali ndërkombëtar operistik “Marie Kraja”... Regjia e këtyre tre evenimenteve më të rëndësishme kulturore të këtij viti qe e gjitha në duart e Pali Kukes, regjisorit skrupuloz 56 -vjeçar, që qesh e qan më tepër në punë. E ka thënë vetë në këtë intervistë: Të fundit herë? “Kam qarë gjatë spektaklit “Ethet e së premtes mbrëma”. Ka qeshur si i çmendur për të fundit herë? “Në dhomën e montazhit dhe kjo ma heq lodhjen si me dorë”. Përtej punës, Pali Kuke është baba i dy djemve, të cilët thotë se i ka heronjtë e vet për momentin, bashkëshort i prezantueses Zerina Kuke dhe padron i një qeni me emrin Miki. Jeton në një apartament në Tiranë së bashku me Zerinën, ndërsa djemtë, i madhi ndjek studimet e artit në Hollivud për efektet speciale dhe filmat e animuar, ndërsa djali i dytë vazhdon studimet e larta në Akademinë e Arteve në Sorbonë për kinematografi.

Belina Budini


Pamje nga Studioja ku punon Pali Kuke

TIRANË -
1. Lumturia sipas jush?
Lumturinë nuk mund ta kapësh, nuk mund ta mbash peng, ajo vetëm sa të prek duke kaluar pranë teje.
2. Ku dhe në cilat çaste jeni ndier më i lumtur se kurrë?
Padyshim në çastet e dehjes nga aroma e dashurisë. Në rastet kur kam ndier përkëdhelje ekstreme të sedrës profesionale, nga vlerësimi i punëve të mia. Kur ndiej se nëpërmjet fëmijëve të mi do të jetoj dy jetë në këtë botë. Por edhe kur jap ose marr një dhuratë.
3. Hera e fundit kur keni qarë?
Gjatë spektaklit “Ethet e së premtes mbrëma” nga dëshira e të rinjve për të provuar sfida dhe sinqeriteti i tyre.
4. Kur keni qeshur si i çmendur për të fundit herë?
Në orët e vona të natës në dhomën e montazhit, herë, herë bërtas fort. Kjo më heq si me dorë lodhjen, pastaj qeshim fort nga alarmi që krijohet.
5. Cila është pika e fortë e karakterit tuaj?
Puna dhe kënaqësia që marr gjatë djegies së brendshme në procesin krijues. Më lejoni të kujtoj një porosi të babait tim që ia kam përcjellë fëmijëve të mi: KUR TË ZËSH NJË PUNË ME DORË, TË DRIDHET PUNA, JO TI.
6. Për çfarë jeni më pak krenar?
Kur e kap veten mat në ndjenjën për t’iu imponuar të tjerëve.
7. Çfarë vlerësoni tek një grua më shumë?
Magjinë që ajo ka dhe që transmeton tek unë. Atë rrezatim drithërues, pra, që sjell prania e saj.
8. Cila është sipas jush fatkeqësia më e madhe?
Kur e ndiej veten të braktisur.
9. Me se ju pëlqen më tepër të merreni?
Do të doja të xhiroja filma eksperimentalë.
10. Ç’është më e shtrenjtë për ju?
Liria, që gjithmonë do të jetë e prangosur.
11. Nëse ia keni dalë mbanë më së miri në këtë jetë?
Deri tani, marrëdhënia e mirë mes atij që jam dhe atij tjetrit që është brenda meje e që përpiqet të më tradhtojë dalëngadalë.
12. Cilës figurë historike do të donit t’i ngjanit?
Asnjërit
13. Ngjyra që preferoni?
Bluja
14. Lulet që parapëlqeni?
Luledelet kur mbulojnë një livadh
15. Autorët më të dashur?
Shkrimtarët e brezit të humbur dhe ata të letërsisë fantastiko-shkencore.
16. Aktorët që pëlqeni?
Al Paçino
17. Kompozitorët që doni më shumë?
Nga kompozitorët Kujtim Laron, nga kompozitorët e huaj: janë shumë.
18. Piktorët e preferuar?
Rryma ekspresioniste
19. Heronjtë tuaj aktualë?
Fëmijët e mi që siç duket po ma kalojnë
20. Ç’do t’i ndryshonit pamjes tuaj të jashtme?
Le të kthehen mbrapsht ato që kam patur, të miat. Asgjë të asnjë tjetri.
21. Si do të donit të ishit?
Ky që jam
22. Për çfarë ju vjen më keq?
Për kohën
23. Ç’urreni më tepër?
Mosmirënjohjen
24. Gabimet që falni më lehtë?
Ato gabime që janë të pamenduara
25. Si do të donit të vdisnit?
Le të themi, të vetmen gjë që nuk e di.
26. Motoja juaj e momentit?
T’i bëj roje punës dhe dashurisë
27. Pija e preferuar?
Vera
28. Gjendja juaj shpirtërore për momentin?
I tradhtuar, nga “puna”
29. Ç’ju frik më tepër?
Hiçi
30. Një talent që ju mungon dhe që do të donit ta kishit?
Të kompozoja muzikë

CV
-Në 1969 fillon punën në TVSH si operator dhe regjisor, pasi kishte përfunduar studimet për gjuhë-letërsi.
-Puna e tij e parë është si operator dhe regjisor në filmin “Zani Partizani”
-Më pas në filmat “Kur hidheshin themelet”, “Familja e Peshkatarit”, “Me gjuhën e pushkës”, “Korrierët”, “Udha e shkronjave”, “Plumba perandori”, Era e ngrohtë e thellësive”, “I paharruari”, “Të shoh në sy” si edhe dokumentarë të shumtë ndër të cilët: “Ëndërr në Paris”, “Për Inva Mulën dhe Plaçido Domingon”, “Kushëriri i Ëngjëjve” dhe për artistë të tjerë.
-Regjisor i spektakleve të shumtë ndër të cilët i “Miss Albania” 1999-2000, i “Këngës Magjike” ‘99-2000, i pesë edicioneve të “Marie Krajës”, i shumë koncerteve e turneve artistësh e këngëtarësh, i filmave të shkurtër humoristikë.
-Është vlerësuar me Çmimin e Republikës të Klasit të Parë, Artisti i Merituar si edhe fitues i shumë medaljeve e kupave në festivale të filmit.


Shekulli

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa