Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Vera Grabocka dhe Ardit Gjebrea, producentët e “Miss dhe Mister Albania 2003” e cilësojnë ardhjen e saj si një eveniment

Ornela Muti në Tiranë
Do të kurorëzojë Miss Albanian 2003

Bukuroshet dhe bukuroshët shqiptarë, të përzgjedhur tashmë nga Vera Grabocka, pas pak ditësh do të shfaqen në skenën e Pallatit të Kogreseve. Spektakli në të tërësinë e tij është kompletuar. Si gjithnjë, bukuroshet dhe bukuroshët do jenë epiqendra e tij. Por elementet e veçanta nuk do të mungojnë edhe këtë herë. Producentët e e “Mis dhe Mister Albania 2003”, Grabocka dhe Gjebrea kanë zgjedhur si të ftuar speciale të konkursit të bukurisë shqiptare, aktoren e njohur italiane, Ornela Mutin. Asaj do t’ia lënë në duar kurorën e më të bukurës shqiptare. Kanë menduar që Muti të bëjë kurorëzimin e “Mis Abanias 2003” në 15 prill, në Pallatin e Kongreseve. Vetë Grabocka dhe Gjebrea e quajnë si një ngjarje shumë të rëndësishme ardhjen e Ornela Mutit në Tiranë.
Është e vërtetë që në skenën shqiptare, mbi atë të Pallatit të Kongreseve, kanë shkelur shumë këngë të huaja, shumë artistë të huaj. Secili prej tyre ka sjellë një emocion të sinqertë përpara publikut shqiptar. Secili prej tyre ka ngacmuar me prezencën e tij një “lajthitje” në radhët e atij publiku. Është e sigurt se nëse Ornela Muti do të vijë me të vërtetë në Tiranë, nëse aktorja italiane do të ngjitet me të vërtetë në skenën e Pallatit, do të ngacmojë shumë me prezencën e saj. 15 prilli do të tregojë kur aktorja 48- vjeçare do t'i vendosë kurorën vajzës që juria do të shpallë më të bukurën e këtij viti.
* * *
Lindi në 5 mars të vitit 1955 në Romë. Ornela Muti ishte vetëm 14 vjeç kur nisi të pozonte nëpër revista të ndryshme. Emri i saj i vërtetë është Francesca Romana Rivelli. Që herët nisi të punonte për kineastë të mëdhenj evropianë si, Françesko Rosi dhe Volker Schlondorff. Pamja e saj e veçantë dhe trupi ideal, ishin imazhi i dramave psikologjike erotike në realizimet kinematografike të regjisorit Marco Ferreri. Në vitin 1970, ajo nisi karrierën me filmin e saj të parë "Gruaja më e bukur" të Damiano Damianit. Ndërsa te ky film bëri shumë përshtypje për sharmin e saj, në të vërtetë bukuria e saj ishte zbuluar më parë. Karriera e saj në film, nuk la pas performancën e shkëlqyer në televizonin, aq shumë të dëshiruar nga adhuruesit e shumtë. Karriera e saj vazhdoi me filmin "Gruaja e fundit" të Marco Ferreri-t, ku luajti përkrah Gerard Depardieu. Kështu suksesi i saj vazhdoi duke përfshirë këtu filmin "Swann in Love" në vitin 1982 me regji të Volker Schlondorff dhe "Chronicle of a Death Foretold" në vitit 1987, të Francesco Rosit. Kombinimi i sensualitetit të saj të sofistikuar me ndjeshmërinë fëminore, arriti të jepte efekt të madh në dy filmat psikologjiko-seksualë me titull "The last woman" (1976) dhe "The future is woman" (1984). Ornela Muti, si një aktore me origjinalitet të vërtetë që bëri për vete shumë adhurues falë zgjuarsisë dhe delikatesës në shfaqjen e bukurisë së saj, interpretoi në më shumë se 57 filma, ndërsa përfaqësoi ashtu si Merilin Monro, "bukurinë e dëshiruar".

Shekulli

 

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa