|
|
include ($_SERVER["DOCUMENT_ROOT"]."/reklama460.php"); ?> Napoleon Bonaparti, perandori me origjinë arbëreshe PREJARDHJA ARBËRESHE Adolf Thieres ishte personalitet i shquar i kohës se tij, historian
i dëgjuar francez i cili ka shkruar dhe historinë e revolucionit
francez dhe që më vonë u bë President i Francës.
Në kujtimet e tij, Adolf Thieres shkruan: Kur Josef Bonaparti, vëllai
i madh i Napoleon Bonapartit u bë mbret i Napolit më 1806, shqiptarëve
të Napolit që shkuan për t'i uruar mirëseardhjen u
tha: Edhe familja Bonaparti është me origjinë arbëreshe. ENCIKLOPEDIA GREKE Sipas
enciklopedisë së madhe greke 'Piros' vëllimi i tretë,
Athinë 1929, faqe 413-425, thuhet se: Shtrirja e shqiptarëve
në drejtim të Peloponezit (Moresë) është zgjeruar
nga shekulli XIV. Sipas kësaj enciklopedie, në Peloponez u krijuan
krahina banimi të reja si: Mani, Bardhunja, Lala, Filati, Hekali,
Lopësi. Edhe sot dihet që një lagje e Himarës është
shpërngulur në krahinën e Pelopenezit dhe krijuan Manin.
Shqiptarët qëndruan në Peloponez (në More) rreth grekërve
dhe mbiemri i Napoleonit (Kalë-mirë) është kuptuar
shtrembërisht nga grekërit në kallomeros (ana e mirë). SHQIPJA DHE NAPOLEONI Një nga gjeneralët më besnikë të Napoleon Bonapartit, ka qenë edhe mareshalli Neji. Kur Napoleoni e qortonte Nejin, fjalët i shoqëronte dhe me disa sharje të një gjuhe të huaj, që mareshal Neji dhe shokët nuk e kuptonin. Cila ishte kjo gjuhë? Përgjigjia e kësaj pyetje eshte tek vepra e Leo Freundrich, 'Golgota Shqiptare' në faqen 37.
Në hartat topografike ushtarake të tij, trevat tokësore që shtriheshin qysh nga Sllovenia deri në Detin Jon Napoleoni i kishte quajtur Iliri. Edhe sot në Slloveni mjaft hotele dhe rrugë janë emërtuar me fjalën Iliri. Ky perandor i lindur në Korsikë, konkretisht në Ajaccio, e ka ditur se shqiptarët dhe korsikanët kanë zakone të përbashkëta në lidhje me besën, hakmarrjen, mikëpritjen etj. Prandaj për të mbrojtur përfaqësuesit e tij, si Pukëvillin e të tjerë, në shtetin autonom të pashallëkut shqiptar të Janinës së Ali Pashë Tepelenës, nuk ishin të rastit këshillimet e vazhdueshme që Napoleon Bonaparti i jepte konsullit të vet që të ruhej nga dinakëritë e Aliut, duke i thënë: 'Ruaju në qoftë se nuk ta ka hedhur'. Megjithate ai e ndihmoi Ali Pashanë ne çdo drejtim shteteror dhe ushtarak. SI SHPJEGOHEN MASAKRAT QË KANË KRYER FORCAT FRANCEZE NË EGJIPT KU MIDIS TË MASAKRUARËVE KA PASUR EDHE SHQIPTARË? Ushtarët francezë kanë zhvilluar luftime të përgjakshme
me ushtrine osmane, sidomos në Tabor, gjatë pranverës së
vitit 1799. Gjithashtu, beteja të përgjakshme janë zhvilluar
edhe në ujërat e Egjiptit në afërsi të Abukirit
ku forcat detare franceze, të komanduara nga admirali Brueys, u ndeshën
rreptazi edhe me forcat detare angleze të komanduara nga admirali
i dëgjuar Orcio Nelson. Në të gjitha këto luftime
detare u vra dhe admirali francez Brueys. Edhe në luftimet tokësore,
francezët pësuan humbje të mëdha në ushtarë,
sepse nuk ishin mësuar me dherat afrikane. Atje u vra edhe gjenerali
i dalluar Kleber. - - - - - - - - - - - - - - - - - include ($_SERVER["DOCUMENT_ROOT"]."/reklama460.php"); ?> |
Faqe në rrjetin tonë: |
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara. Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa |