Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

 

 

Flet shefi i Laboratorit të Konservimit, Frederik Stamati

 

Monedhat e mbretit Monun, në duart e studiuesve

a.m.

Monedhat e argjendta të mbretit ilir, Monun, tashmë ndodhen në duart e studiuesve shqiptarë. Janë mjaft monedha, të cilat i përkasin shekullit të tretë para erës sonë.  

Ato janë gjetur kryesisht në Durrës, Apolloni, Korfuz e Kreshpan, thesar i cili po i nështrohet një studimi mbi vetitë fizike dhe kimike të tyre, një bashkëpunim midis shkencëtarëve grekë dhe atyre shqiptarë.

Njëkohësisht, këtij studimi po i nënshtrohen edhe nëntë shpata të shekullit të 12-10 para erës së re. Shefi i Laboratorit të Konservimit dhe Arkometrisë në Tiranë, Frederik Stamati, tregon detaje rreth studimit të këtyre objekteve të lashta.

Me çfarë projektesh po punoni?
Aktualisht, po vazhdojnë analizat dhe studimet për të avancuar më tej projektet Shqipëri-Greqi. Jemi duke ndjekur dy projekte: i pari i përket monedhave që i përkasin mbretin ilir, Monun. Janë monedha të shekullit të 3-2 para erës së re. Ndërsa projekti i dytë ka të bëjë me shpatat e tipit Noel 2, të cilat janë zbuluar në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, nga Evropa Qendrore deri në Greqi. Studimi konsiton në anën teknologjike të prodhimit të tyre, për të parë përbërjen kimike dhe rrugët e lëvizjes nga Evropë-Greqi. Këto shpata i përkasin shekullit të 12-10 para erës së re. Janë nëntë shpata të tilla. Tri janë aktualisht në Muzeun Historik Kombëtar, një është në Muzeun Arkeologjik të Ersekës, gjashtë janë në Muzeun Arkeologjik të Tiranës, ku vetëm tre janë këtu dhe tre të tjera janë në ekspozitën me objekte ilire të çelur në Austri.

Çfarë analizash kryhen, përgjithësisht, në lidhje me këtë studim?
Për shpatat jemi përqëndruar më tepër në kryerjen e analizave të përbërjes kimike me anë të floreshencës së rrezeve X.

Për këtë gjë është angazhuar Instituti i Fizikës Bërthamore. Janë parë, nëpërmjet radiografive, ekzistenca e mudësisë së hollimit të këtyre shpatave, në bashkimin e pjesës së shpatave dhe pjesës së tehut. Studimi është në fazën e kryerjes së analizave të përbërjes kimike. Më vonë, në një fazë të dytë, do të bëhen disa analiza, por këtë herë në disa Institucione Shkencore të Muzeut Arkeologjik të Athinës. Vetë programi i bashkëpunimit ka për qëllim shkëmbimin e eksperiencës në studimin shkencor.

Do të botohet ky studim?
Çështja e botimit është tjetër gjë. Ndoshta mund të bëhet ndonjë botim nëpër revista shkencore, apo qoftë edhe ndonjë botim nga Minsitria e Arsimit dhe e Shkencës.

Çfarë karakteristikash kanë këto objekte?
Monedhat janë të gjitha prej argjendi, ndërsa shpatat janë prej bronxi. Këtë gjë e tregojnë edhe analizat. Karakteristika të këtyre shpatave janë: së pari madhësia; ndërsa tjetër është forma, pasi të gjitha shpatat në fund të dorezës mbarojnë me tre thepa.

Çfarë objektesh po i nënshtrohen, ndërkohë, restaurimit në këtë laborator?
Janë objektet e arkeologjisë së Durrësit. Disa objekte metalike të Mesjetës, si vathë, varëse, tokëza, unaza, objekte zbukurimi përgjithësisht. Disa prej tyre janë prej bronxi dhe disa të tjera prej argjendi. Por janë shumë të dëmtuara, nga vetë prezenca e kripës së detit, dhe kërkojnë goxha punë për t'u bërë.

Janë duke u trajtuar objekte prej guri, prej qeramike, me të cilat po punohet ndërkohë, pasi ndoshta në fund të vitit do të hapet Muzeu Arkeologjik në Durrës. Po kështu jemi duke restauruar edhe amforat e Apolonisë, të cilat janë zbuluar para pak kohësh; disa tekstile.

Stamati: Arritjet që kërkojmë nga studimi

Të përcaktohen ngjashmëritë e vlerësimeve nga pikëpamja numizmatike, ndërmjet thesarit të Kreshpanit dhe thesarit të Gitanit
Të përcaktohet nëse është e njëjta përbërje metali për të tri qendrat: Apolonia, Durrahu dhe Korkyra.
Të përcaktohet nëse monedhat e mbretit ilir, Monu, janë të ngjashme me ato të Durrahut, e cila mund të ketë qenë rezidenca e këtij mbreti
Të përcaktohet origjina e metalit të përdorur për prerjet e monedhave të mbretit ilir, Monun
Të përcaktohet manufakturimi i tipave të ndryshme të monedhave


Panorama
28-Gusht-2004


 



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa